| E hene, 18.10.2010, 06:58 PM |
Kasam Shaqirvela
ILlYRIA
(Fiset Ilire)
Ashtu si deshi dhe
vetë Perëndia,
i radhiti fis pas fisi
sa shtrihej ILlYRIA
tokë e qiell nga Perëndia
nga Venetët ia nisi
me Japodë e vazhdoi
tek Dalmatët gjatë pushoi
Desidiatët s`i haroi
te Panonët me natë buajti
dhe Tribalët tonët i quajti
me Breukë dhe Dokleatë
lindëm bashkë
nga i njëjti Atë
Ardianë dhe Albanë
na i lindi e jona nanë
Taulantë dhe Enkelej
edhe fise të mëdhenj
bashkë me Dardanë
ishin të dashurit,
vëllezërit tanë
Trimat Pajonë
të fisit tonë
Malin Ballkan
e kishin për pronë
Agrej e Agrianë edhe
Pellagonë bashkë me
Lynkestë e Dasaretë
të gjithë ishin ilirë
me gjak të vërtetë
Molosë dhe Kaonë
të Epirit tonë
kufirin nga jugu
vëzhgonin gjithmonë
nga Orakulli i Dodonës
i Zeusit(Zojsit) fron.
Pa e përmendur këtu
Nga perëndimi
atje në Itali
fiset ilire
ishin mbi tri
Etruskë, Japigë
Mesapë e Palestë
s`guxon historia
për ta të heshtë.
Latinë(La-thinë),
Lombardë(Lum-bardhë)
edhe Galatë(Kal-atë)
si ne të bardhit
i thonin Tatë
Edhe fise tjera
që i mori koha
por unë nga ta
kurrë nuk u ftoha
Helenë të lashtë
të ndarë padashtë
nga trungu Pellazg:
Eolët, Jonët(Ionë)
si dhe Dorët
ishin dhe mbetën
gjithmonë tonët
edhe pse koha
mi shpuri më larg
Thesali(Dhe-sa-li)
e Atikë(At-ikë)
dhe Peleponez
(Pele-po-ndez)
ku At Pellazgu
për herë të parë
Zjarrin e Madh
aty e pat ndez.
nuk do ta lë dot
trim e të urtë
fisin Thesprot
bujar dhe të zot