| E hene, 18.10.2010, 09:31 PM |
FRONTI BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR
F.B.K.SH
Tiranë, 17/tetor/2010
T H I R R J E S E N S I B I L I Z U E S E
Drejtuar:
-Qytetarve të Prizërenit.
-Ministrit, të “MASH”, z.Enver Hoxhaj.
-Kabinetit të Ministrit të “MASH”, (Prishtinë).
Fronti Bashkimit Kombëtar Shqiptar (FBKSH), organet drejtuese dhe intelektualët me peshë në radhët e tij, ju drejtohen, sinqerisht, qytetarve të Prizërenit, Ministrit dhe Kabinetit të tij në Ministrinë e Arsimit e Shkencave në Prishtinë që të bëjnë të mundur vlersimin, e duhur e atdhedashëse, e figurës së rrallë kombëtare e intelektuale të Prof.Dr. UKSHIN HOTIT, edhe nëpërmjet emërtimit të Universitetit të Prizërenit me emrin e këtij intelektuali emblem të Kombit dhe Çështjes Shqiptare.
Bazojmë thirrjen tonë sensibilizuese në:
· Nevojën dhe domosdoshmërinë e vlersimit meritokratik të figurave intelektuale cilësore të Kombit tonë si parakusht largëpamës për konsolidimin e substratit mirfilli intelektual shqiptar nëpërmjet respektimit, përkujdesjes dhe ruajtjes së tyre si pjesë substanciale e vlerave Kombëtare me qëllimin solemn të edukimit cilësor të brezave studentor dhe shërbimin e tyre për një Kombi dinjitoz dhe konkurues në ekonominë e politikën rajonale e më gjerë.
· Realitetin e prekshëm mbi figurën poliedrike të Prof.Dr UKSHIN HOTIT i cili me sakrificën sublime dhe veprën e tij shkencore i ka shërbyer dhe do vazhdojë ti shërbejë vetintegrimit të Kombit Shqiptar dhe të ardhmes së tij evropiane.
· Cilësitë intelektuale, shkencore e, për më tepër, atdhetare të figurës së Prof.Dr. UKSHIN HOTIT, që i tejkalonë ndjeshëm përmasat e kohës së vet nëpërmjet intelektualizmit profesionist, atdhedashurisë së pashoq, veprës shkencore të lënë dhuratë brezave dhe sakrificës hyjnore si asnjë tjetër i kohës së tij duke bërë dukshëm diferencën.
Sekretari Politik KRYETARI
i FBKSH-së i FBKSH-së
Jurist, Genc Llakaj Prof. Arbër Kastrioti