| E hene, 18.10.2010, 09:09 PM |
INFORMACIONE për ato studentë që na kanë dërguar pyetje këtë javë…(K.S.U.SH)
1. Sistemi part - time për vitet e dyta dhe të treta fillon me datën 1 nëntor 2010.
2. Shpërndarja e diplomave (jo vetëm për Punën Sociale), por edhe për degët e tjera bëhet kur t'i përgatisin fakultetet përkatëse. Tek Rektorati ato shkojnë vetëm për firmë dhe vulë. Ju sqarojmë se në Rektoratin e USH-së asnjëherë nuk ka vonesa për asnjë arsye. Nëse ato janë gati, studenti duhet të interesohet tek Sekretaritë Mësimore (SM) të Fakulteteve.
3. Masteri Shkencor (apo +2), akoma nuk është aprovuar për degën e Edukimit Fizik dhe Sporteve.
4. Dallimi i +1 me +2 është: se +1 është Master Profesional (ku përfshihen masterat për Mësuesi), ndërsa +2 është Masteri Shkencor, i cili ka kuota më të kufizuara dhe normalisht të tjera tarifa. Fakulteti i Drejtësisë ka 2 Mastera Shkencorë: 1. E Drejta private e biznesit (30 kuota) dhe 2. E drejta kushtetuese dhe administrative (30 kuota).
5. Në lidhje me mbrojtjen e Anglishtes, nuk ka akoma gjë të dokumentuar, nëse është kusht, Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH) do t'ju informojë menjëherë, ashtu siç ka bërë deri tani.
6. Në lidhje me modulet: Asnjë fakultet nuk mund t'i heqë ato. Rregullorja e Studimeve është e njëjtë për të gjithë dhe zbatimi i saj bëhet njëlloj nga të gjithë Fakultetet.
7. Në lidhje me kuotat e parealizuara në universitet, ato do të plotësohen vetëm nga Ministria e Arsimit. Tek Rektorati i USH-së vijnë vetëm listat me emrat e fituesve dhe mbi bazën e këtyre listave bëhet regjistrimi i studetëve. Për këtë fazë duhet të interesoheni pranë Drejtorive Rajonale Arsimore të qyteteve përkatëse.
8. Bazuar në Rregullore dhe Statutin e Universitetit të Shkodrës, mund të
bëhen kalime nga sistemi me kohë të plotë në sistemin me kohë të pjesshme,
pra nga sistemi i ditës në sistemin part-time, vetëm në rast se student ka mesataren mbi notën 8 (tetë).
Me plot respekt dhe mirënjohje
Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës (K.S.U.SH)