Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poezish nga Neki Lulaj

| E diele, 17.10.2010, 07:05 PM |


Neki Lulaj

 

 

HEROJVE TË KOMBIT

 

Sonte jam pranë dritës se qirit

në qetësi jashtë dëgjojë fërshfërimë,

shfletoi një Enciklopedi të vjetër,

mësoi për heroizmin e Dardanve të mi.

 

Shtrirje vitësh plotë kronika,

dekada e mote ,mjegull dhe acar,

të mbijetuarit e dallgëve të furishme,

në luftën e fundit u shëndrruan në Lapidar...!

 

Ndrydhje dhembje e çka tjetër,

nëpër shekuj u përplasëm pa nda,

asnjë herë të pa zbrapsur

nga synimet tona të mëdha..

 

Rrugë gjarpërore plotë trathëtira,

të shumë vuajtur gjatë Historisë,

Patriotet e, zhdukur pa gjurmë,

që ky popull të vazhdojë jetën e robërisë.

 

Lugetrit dhe shtrigat karpatiane,

me memorandume fashizoide dhe tradhti,

thurnin plane të errëta ugurzeza,

gjurmët e lashtësisë dardana duke na i fshi.

 

Mjaft duruam dhunë nëpër shekuj,

diga e vuajtjeve u fry shumë,

UÇK-ja e mbodhi forcën,

në vendin tim tha dua të jem Zot unë.

 

Kurrë nuk harrohën,herojt e kombit,

që nuk kyrsyen jetë për liri,

heroizmi i tyre ne këtë shekull,

do ngelët shembull përjtësije në Histori...!

 

 

NJË NATË

 

At natë dimri unë ngela përjashta,

i shoqëruar me terr pa henë e pa yje,

mbi lumin e ngrirë të atijë dhjetori

duke kërkuar diçka me shumë rendësi.?

 

Drunjë e kodra ishin veshur nga bardhësija,

diamatë mbi flokët dhe vetullat e mia,

natë lakuriqe me të ftohët dhe me borë,

me zhdukën gjurat nga ky murla dimëror..?

 

Sonte ngela duke e kërkuar shtegun,

e bora mu rritë deri mbi supe,

nuk u ligështova por gjeta forcë ne vetëvehte,

sepse ua dija hujin dimrave në këto lugje.

 

 

ATË DITË

 

Atë ditë e pyetëm plakun,

sa është i vjetër ky vidh

he more çunat e gjyshit,

prej se unë mbajë mend

këtë pyell,ky vidh ka pasë shtatin.

kaq te madh dhe të mirë.

 

Burrat e kuvendeve,

ketu kanë marrë shumë vendime,

sa shumë sofra bukë,janë shtru,

këtu ka pasë shumë,pritje ,takime e pajtime.

 

Gjyshi i dashur mjekërr bardhë

kishte lenë shekullin,

nga datëlindja e tijë,

e vidhi krye lartë,

lëshonte degë e hije,

ato puthnin qiellin,

se ndiente krenari,

qe tani jetojmë në liri...!