Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: U "tërbuan" pleqtë...

| E shtune, 16.10.2010, 12:25 PM |


U  "tërbuan" pleqtë...

 

Nga 70-vjeç e ca...

 

(poezi përshëndetjeje)

 

Nga Përparim Hysi

 

U "tërbuan" pleqtë e morën prrallën

Mezalla,s'e presin radhën

Sa në prozë e sa në vargje

Nuk u soska ajo magje.

 

 

Dy kanë zënë Kanadanë

Një Orfe dhe tjetri Pan

Vagjush Ziko është Urtaku

Janaq Pani mjaltë është vargu.

 

 

Që të dy janë të moshuar

Por me vargje janë rinuar

Po sa bukur që këndojnë

Jetë të gjatë ju uroj!

 

 

Në Tiranë,në kryeqytet

Një fterriot,quhet Vullnet

Ia bën ferk si përhera

Shkrime,Ç'shkrime?Me sa vlera!

 

 

Luan me vargun si i ri

Dhe ta ngre mëndjen veri

Po në prozë,mos e ha thatë?

Vullnet Mato,jetë të gjatë!

 

 

Në Tiranë,Murat  Babushi  *

Pse më duket si Fausti?

Jua them unë:ka pakt me "djallin"

Tek Murati shihni djalin.

 

 

Këtu shkrim a përshëndetje

Në tubim a në një mbledhje

Edhe tak nxjerr aparatin

Nuk është lehtë të harrosh Muratin.

 

 

Ku është Fiqo Shahinallari

Fiqriu,ai,floqari.

Thonë ka kohë i mbyllur brënda

Se po bën ca"punë të rënda"

 

 

Seç po "gdhënd" një lis tjetër

Nuk e lë një brengë e vjetër

 

 

Në Tiranë është ish piloti

Riza Laha-burrë i zoti

Xakja mbeti në shtegëtim

Ku s'e gjen këtë mikun tim?

 

 

Në Europë dhe në Azi

I mbron romët si ai

Pastaj kthehet dhe bën shkrime

Dhe shkruan vargje a përkthime

 

 

Po kë shoh andej nga Vlora?

Vet Luan Çipi ia bën fora

Herë në prozë herë poezi

"Vidë pa fund" qenka ai.

 

 

Dhe bën shkrime të arrira

Luan Çipi është pasqyra

  pasqyrë duket e mira

Dhe,s'do mënd,vritet e liga.

 

 

Petraq Pali-Qeparoi

Mos kujto se të harroj

I lag vargjet me ujë deti

Ia hëngri mushkëritë kurbeti

 

 

Si makinë punon,punon

Asnjë ditë nuk pushon

Tash ka nxënë një "zanat" tjetër

Fotograf si asnjë tjetër.

 

 

Petraq Pali-ngjallë i Ati

Janko Pali,mëndjelarti.

Janko Pali-burrë i ditur

Djali faqen ia ka shndritur.

 

 

Jo shumë larg,po këtu afër

Rron një ziçishjot i "ashpër"

Unë i them:-Je poet!

Nuk pranon ky lanet

 

 

Tani më është bërë "Murmash"

Thani Naqo-dollibash....