Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nijazi Ramadani: Vepra “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit” Mr. Misin Misinit

| E premte, 15.10.2010, 09:58 PM |


Vepra  “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit” Mr. Misin Misinit

 

Autori me mbrehtësi intelektuale e ka sjell Epikë tonë popullore në vargje në treven e Gjilanit

 

Vepra  “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit”, e autorit dhe studiuesit Mr. Misin Misinit, shënon një kaptinë të historisë së trevave tona të përcjell brezë pas brezi nga krijimtaria gojore në vargje prej krijuesëve popullor.

 

Nga Nijazi Ramadani

 

Vepra  “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit”, e autorit dhe studiuesit Mr. Misin Misini, botues SHB”Rrjedha”, 2010 marrë në tërsi si studim i leterësisë popullore shqiptare në vargje, shënon, këtë lloj të krijimtarisë gojore aktive gjer në ditët e sotme, si dhe ofron një lëndë  studimi, duke shfrytëzuar si burim materiali një trup të gjallë, që vazhdimisht zhvillohet, duke përvijuar si një ngjarje e përmasave kombëtare që shënohet nga krijuesi popullor.

Autori me mbrehtësi intelektuale, ka përcjell brez pas brezi krijimtarin e pasur gojore në vargje, e cila shpeshherë e përcjell nga Çiftelia ka ngarendur pas trimave në një kronologji edhe e ka shpërfaqur ngjarjet më të rëndëndësishme, duke i shkaur për krah “ aty ku ka krisur pushka për liri- aty ka qenë edhe krijuesi popullor dhe i ka kushtuar një këngë”, (M.M)., Pra,  këngë të kënduara në oda me çiftelinë si instrument, nuk kanë mundur dot, as ta burgosin as ta vrasin.

Autori përmes këngës së rimuar në vargje, e cila ka reflektuar vuajtjet dhe përpjekjet individuale dhe kolektive, duke paraqitur atë qenje njerësore të sakrifikuar për çështje madhore të lirisë kombëtare e njerëzore.

Autor sudimin e tij, për “Epikën popullore në vragje në trevën e Gjilanit”, e ka apostrofuar gjithë atë që ka vjel në  folklorin tonë, duke e pasqyruar përmes krijuesit anonim gojorë të trashëguar gjeneratë pas gjenerate, duke e ngerthyer “tërë historia e mundimshme të një populli të urtë, të  pafajshem e liridashës” shprehet autori në parathënien e  këtij libri, sipas maksimes së njohur; ”Kush do që ta njohin  të kaluaren e një populli - le të shikojë folklorin e atij populli”.

Autori e ka rapsodin zëdhënës popullor në odat tona, ndërsa auditorin dëgjes si publik që e kanë mbajtur gjallë  frymën liridashës, duke e pushtuar shpirtërisht lirinë e ëndrruar me shekuj.

Mbase, autori Misin Misini me këtë temë e ka mbrojtur temën  magjister të shkencave filologjike në letërsi popullore, duke i mbeshtetur të gjiha këto arësyet në të cilat gjendet sot populli ynë “në këtë stad të  shtetformimit  e në këtë trend të zhvillimit ekonomik e politikë, kur popujt tjerë kanë ecur  shumë  përpara   nesh”, ka sipkatur ai. 

Autori i kthehet folklorit tonë, që mplekse në vete tërë atë që ka memorizuar në të kaluarën tonë nga epika legjendare, duke reflektuar posaqërisht “Gjergj Elez Alinë, kur konfrontohet me Bajlozin”, përmes vargjeve të këngës; duke ngritur kërshërin e dëgjesit të kësaj kënge epike, ku ngjallet ndjenja e krenarisë, për të pasur përball armikut trima të fuqishëm, si Gjeto Basho Mujën apo Sokol Halilin.

Interesant është për të nënvizuar  në hulumtimet e autorit në këtë lloj të krijimtarisë gojore, ku janë dhënë edhe ndikimet e fuqishme të etnikumit popullore me përmasat gjeografike gjithandej etnisë sonë, si dhe specifikat e saj në rastet konkrete se “njërëzinë e kënaqin edhe hiperbollat e stërmadhuara, sidomos në këngët popullore”, M.M. , ku populli ësht i vetëdijësuar vetëm të dëgjojë për këtë e intimisht të besojë se mund te ketë ndodhur edhe ashtu si këndohet, pa kërkue koment. Pra në librin e autorit janë formësuar : “Këto fenomene i pranojnë si te  kapshme për idealin e tyre, pa koment e pa debat, ashtu siç është kënduar për ata trima, sidomos të kijimet popullore për kaçakët”.

Gjithashtu interesant është të thuhet  se në epiken popullore gjejmë edhe gojëdhëna se: “Kishën e Graçanicës e kishin ngritur Kastriotet e Krujës, pastaj atë të Deçanit dhe të  Deviqit, monumente këto, që u takojnë fiseve; Gash e Kelmend”.

Në këtë libër, autori, sa pasur mundësi e ka pasqyruar një  thesar të  mençurisë popullore, që është ruajtur përmes folklorit  tonë, duke përdori metodën komporative, për të krahasuar pikat që ndeshen me folklorin gjithëkombëtarë, duke insistuar të gjejmë edhe veçoritë dalluese të folklorit të trevës së  Gjilanit e veçanërisht ato të Malësisë së Karadakut, për të cilat, shumë pak e hiq ose fare nuk është bërë ndonjë studim i hollësishem nga donjë ekspert i kësaj fushe, ose në kauder të gjithë asaj krijimtarie është përfshirë pjesërisht, si: Epika legjendare me karakter mitik, si është “Lindja dhe martesa e djalit gjarpër”, “Mbi epikën  e rinjohjes burrë e grue”, ku kemi shqyrtuar një mori këngësh me këtë motiv, që është mjaft me interes për folklorin tonë në tërësi, duke pasqyruar vendngjarjen, njeriun e trevës sonë.                

           Një kapitull të vacantë paraqesin Këngët kreshnike, që në këtë treve paraqesin pikën skajore të folklorit kombëtarë, këngët që i kushtohen “Luftës së Kosovës 1389”, ku shqiptarët atëherë ishin të krishterë  dhe rrjeshtohen me shumë popuj tjerë, dhe luftojnë në aleancë aleancën mbrojtës si të tillë.

Një kapitull të vecantë  paraqesin ngjarjet e vitit 1909-1912, që është njëra ndër ngjarjet më interesante për banorët shqipëtarë të trevës së  Karadakut të Gjilanit, të cilët në mënyrë vullnetare morën pjesë me  300 trima dhe në  “Grykën  e Kaçanikut” kundër ushtrisë  Osmane të prira nga Turgut Pasha.

Në shtojcën e këtij libri, janë dhënë disa  nga këngët e vjelura në terren, në vitet e tetëdhjeta të shekullit XX, duke u pasuruar, që nga secila kaptinë, sa për ilustrim të paraqitet për lexuesin nga një shembull konkret të asaj  ngjarje apo personazhi epik që është memorizuar nga rapsodi popullor.

Vepra  “Epika Popullore, në vargje në trevën e Gjilanit”, e autorit dhe studiuesit Mr. Misin Misinit, shënon një kaptinë të historisë së trevave tona të përcjell brezë pas brezi nga krijimtaria gojore në vargje prej krijuesëve popullor.

Libri përfshin brenda kopertinave të  ndraë në dy pjesë në mbi 18 kaptina:

Parathënja me një veshtrim të  shkurter historik mbi strukturën dhe funksionin e Gjilanit, si Qender  Regjionale dhe mbi treven e  Gjilanit në përgjithësi, pastaj hapet  pjesa e parë: Epika jonë popullor, në vargje, në trevën  e

Gjilanit, Aspekte të studimit të Epikës popullore në   vargje , në përgjithësi,  .Metodat, Epika legjendare- me karakter mitik, Epika popullore me motive rinjohje burrë- grue Fenomeni i marteses se  gjarperit,  Këngë për kreshnikët, Epika popullore për Luftën e Kosovës (1389), Këngë luftën e kaçakëve, Epika popullore  rreth ngjarjeve (1910/12)

Në pjesa e dytë integrohen duke Ilustruar me disa këngë epike popullore, për çdo kapitull të pikës popullore në vargje, që shënuam në trevën e Kardakut, të mbledhura nga  goja e interpretuesëve, në vitet e fundit të shekullit të XX, -  gjegjesisht nga vitet e tetedhjeta. Këngë për gjapërin  dhënderr, Këngë për Div Marjanin, Nga cikli i këngëve të Epika popullore me motive rinjohje burrë- grue- Kënga e Arif Sinanit, Këngë për Mujë Bylykbashin, Kënga për Filip Harambashin, Xhafer Aga e Sokoli i Mujes,  Kënga për Kaçak Sherifin,  Kënga  e Kamer Loshit, Kënga për Ramë Halitin, Idiz Seferi ni komandar dhe përmbyllet me shënime biografike pë autorin.