| E merkure, 13.10.2010, 10:00 PM |
Panairi botëror i librit në Frankfurt, përsëri pothuajse pa Shqipëri!
Nga Alma Papamihali
Javën e parë të tetorit, mund ta quajmë ndryshe edhe java e letersisë.
Në njërën anë ankthi i çmimit të madh Nobel, ku dashamirësit e letrave shqipe kishin sytë e drejtuara tek shkrimtari I. Kadare, nëse ai do të kurorëzohej këtij viti si nobelist, dhe në anën tjetër, një ndër evenimentet më të mëdha letrare, siç është panairi i më i madh i librit në botë, që zhvillohet në Frankfurt të Gjermanisë.
Mbase këtij viti nuk ishte më zhgënjyes perfaqësimi i Shqipërisë…e cila për disa vite radhazi vazhdon të përfaqësohet në një metër katror, me të njëjtin prenzantim të kufizuar, që s´do të plotësonte kërkesat pothuajse te askujt (nga botimpex)
E megjithatë ngushëllimi i vetëm që mund t´i jepje vetes në të tillë prezantim ishte…mbase “pa Botimpex edhe emri “Albania” nuk do te ekzistonte aspak në listen e gjatë të ekranit elektronik, ku ishin radhitur 111 vende pjesmarrëese.
Megjithatë e trishtueshme, kur mendon që letërsia e vendit tend ka nxjerrë pena që mund të krenohesh duke i prezantuar neper bote, vazhdon për vite me radhë, mos ketë vend për më shumë se dy vizitore brënda stendës së saj. Do të mjaftojnte per kete perfaqësim një pikture e Kadaresë, varur në një prej koridoreve te panairit?
Nga ana tjetër një pjesmarrje dinjitoze ishte ajo e Republikës së Kosovës…e cila me stendën e saj prej 20 metra katrorësh, linte për vizitorët dhe pjesmarrësit shqiptarë një hapësirë të gjërë…dhe hapësirë, madje edhe dy tryeza të ngrohta pritëse.
Librat e prezantuar ishin gjithashtu të një numri të konsiderueshëm, ndër të cilat binin në sy ato të shtëpisë botuese “Buzuku”, si dhe larminë e përzgjedhur. Libra historikë, vëllime poetike, romane etj. edhe pse kërkesave apo dëshirave të të gjithë vizitorëve, do ishte mjaft e vështirë t´i përgjigjeshe tërësisht. Gjithashtu edhe prezantimi I Maqedonisë dhe Malit të zi, ishin të nje niveli mjaft pozitiv.
Në këtë eveniment të rëndësishëm, që mbahej pët të 62 vit me radhe, morën pjesë afërsisht rreth 280 mijë vizitorë, por vizitori shqiptar, mbeti përsëri i zhgënjyer.
Ministria e arsimit dhe kulturës përsëri nuk denjoi (ashtu si edhe vitin e kaluar) të marrë përsipër një prezantim të denjë të autorëve dhe letërsisë sonë…sepse si gjithmonë, “çështja nuk qëndron tek prezantimi , por tek fitimi!”