| E merkure, 13.10.2010, 09:58 PM |
Suzana Kuqi
Një ngjarje e shëmtuar mbrëmë në Genova
Pashë fantazmën e luftës mbrëmë
të arratisej nga strofulla...
Kuçedër që fytyrën në zi morti
e vdekjen
Pashë tmerrin e luftës së pambaruar
urinë e saj për gjak e dhe shqiponjash
Pashë shqiponjën të digjej në flakë...
E përmes lotëve
pashë të ringjallej mbi hirin e saj, të hapte krahët
e të merrte fluturimin
në qiej zemrash...