| E marte, 12.10.2010, 07:40 PM |
Çlirim Uça
"Njeriu i keq ka një mungesë: kokën e hijenës"
" Sa herë shoh ministra dhe parlamentarë shqiptarë me cellularë në dorë, më përkujtohet një ves i keq i fëmijëve të mi adoloshentë"
"Natyra eshte libri me i bukur i jetës. Lexojeni atë"
-"Mbeturinat janë ana më e shndritshme e kombit tone (merreni si të doni)".
" Eshtë fatbardhësi që njeriu shpirtkeq nuk ka brirë, se do të na shqynte fare . Madje, si qenje jo penale, edhe do mburrej me mbiligjesinë e ti."
"Demokracia shqiptare gjason me fikun dekorativ të Zvicres veriore, i cili vit për vit rritet dhe lidh fruta, porse ata i shijon bora, përkatësisht politika kriminale."