| E marte, 12.10.2010, 07:08 PM |
Përparim Hysi
Selim Shakaxhiu
Tregim
Prolog
Shakaxhinjtë,zakonisht,janë njerëz të mirë dhe të padëmshëm.Me shakatë
e tyre,ata,duket,sikur hedhin disa pika melhem mbi jetën e përditshme
dhe,duke bërë njerëzit të qeshin,jo vetëm u zbutin dhimbjet atyre,por
u zjgatin dhe jetën.Është provuar shkencërisht,se të qeshurit të shton
jetën.Edhe heroi i tregimit tim,është një shakaxhi.Ky nuk është
shpikja ime,por një person konkret që ka jetuar në ato treva ku kam
jetuar dhe unë.Për etikë,diçka dhe kam modifikuar nga bëmat e tij dhe
i kam ndërruar vetëm mbiemrin.Se mbiemri është vula që tregon
identitetin e njeriut.Sa për të tjerat që do lexoni,ato kanë ndodhur
dhe unë nuk u kam hequr një presje.
x x x
Ky,Selimi,nuk ishte nga fshati ynë.Por,sa për vete,e kam
njohur,se ngjitur qenë fshatrat tanë dhe,domosdo, edhe shkëmbenim
tepsitë me njëri-tjetrin.Mbiemrin nuk e ka patur të tillë,por i shquar
për shakatë që bënte,e mori këtë paranomë"shakaxhiu" dhe iu ngjit si
mbiemër dhe aq.Kur përmëndej një shaka që e kish bërë ky,Selim
Shakaxhiu,njerëzit dëgjonin me vëmëndje se e dinin,që,pasi ta
dëgjonin,do qeshnin,pa tjetër.Se shakatë e Selim Shakaxhiut ta shpinin
gojën vesh më vesh.
Fukara,qysh i ri,qe pajtuar yzmeqar tek një bej,atyre anëve.Shahin
quhej ky beu dhe Shahin-bej,i thoshin.Aq pasje paskësh patur
ky,Shahin-beu,sa veç Selimit kish dhe yzmeqarë të tjerë.Por
Selimin,si më të shkathtë nga të tjerët,beun e kish si më të
gjindshëm.E mbante për urdhërata më të posaçme,si dozot për ndonjë
hall të përbrëndshëm apo dhe kur çonte ndonjë porosi në qytet.Veç
detyrave të tjera,Selimi kish një detyrë të përditshme:do të shkonte
tek beu dhe do merrte prosinë e tij për të tri vaktet e
ngrënies,si:-Çfarë do të gatuajmë për zotërinë tuaj për drekë,bej?
etj... Ky rit bëhej për dita në të tri vaktet dhe Selimi e bënte
këtë punë për bukuri.Një ditë,kur po shkonte që ta pyeste beun se
çfarë do hanin për drekë,e gjeti,për pak,belaja.Selimi nuk e dinte që
beu,qejfli i madh grash,atë ditë,siç duket,kish dalë huq dhe ish bërë
nga nervat bishë. Dhe,ndërsa,frynte e shfrynte me vete,befas,u rrëfye
Selimi që u përkul me nderim para beut dhe i tha:-Me se do hamë drekën
sot,bej! Dhe beu,tërë inat ( e ku i shkonte mëndja për bukë? ) ,flakë
për flakë,iu përgjigj me inat:-Me mut!!! Dhe Selimi,po si Selimi:-Mirë
zotrote që e ke rregulluar,po unë që nuk e ha atë dreq?!!! Dhe,po të
mos ia kish ia kish mbathur me të katra,me siguri që do e kish zënë
masha e beut që ia vërviti kollonekas,me sa fuqi që pati.
Kish kaluar ca kohë nga kjo ngjarje dhe një mbrëmje e thërret
Shahin-beu. Dëgjo,- i tha,- merr biroçin dhe frymën në qytet,tek
doktori.I thuaj,në emrin tim,që të vijë e të më shoh zonjën se e kam
të sëmurë.Ashtu bëri.Kamzhikun kalit të biroçit dhe frymën në qytet.Iu
drejtua shtëpisë së doktorit.Epo nuk qe zor që t'ia gjeje shtëpinë,de!
Se një qyq qe i gjithë:laj-thaj,po ai.Se qytet i vogël
ky,yni,atëherë.E gjeti shtëpinë dhe trokiti tek porta.Derën ia hapi
një shërbetor (se kishte një të tillë dhe doktori ) . Kur i tha
hallin dhe i tha se vinte nga Shahin-beu,shërbetori i priu përpara dhe
trokiti tek dera e të zot. Doktori,siç vërejti me kujdes Selimi,qe
pirë e qe bërë karroqe.Por ç'i duhej Selimit në kish pirë a jo.Selimi
i tha porosinë pikë për pikë ,siç i tha beu, dhe,ndërsa priste që
doktori të nisej me të, ky,humbur nga të pirët,ia priti:-Ik,more,i kam
q... zonjën Shahin beut unë!!! Selim Shakaxhiu,sado i zgjuar që qe,u
zu ngusht nga kjo sharje e rëndë,aq më shumë nuk e priste nga një
doktor, dhe,deshi s'deshi,po matej që të kthehej nga erdhi.Pa mbyllur
mirë derën doktori,Selimi e arriti dhe i tha:-Doktor,nuk e mora vesh
mirë unë përgjigjen tënde,këtu do ta bjerë zonjën Shahin beu për
atë"punën" apo do vish atje tek shtëpia e beut?!!!....
x x
x
Kish mbaruar lufta dhe bejlerët e agallarët kishin katandisur më keq
se Selimi kur qe pajtuar yzmeqar. Dhe Selim Shakaxhiu (epo ku rrinte
dot pa bërë ndonjë thagmë,ky? ) ,po rrinte nën tëndën e hardhisë së
tij,se qe vapë e madhe.Gusht-hesapi dhe,sidomos,në Myzeqe. ndërsa
shtrihej për 7 palë qejfe nën hardhi,shikon që në rrugë,hipur mbi
gomar,po kalonte hoxha.Selimit i hanin brirët për muhabet se,si të
gjithë shakaxhinjtë,qe zëmërbardhë.
-Efendi!-thirri.Khteu këtu të bëjmë vapën,se ke goxha rrugë për të
bërë.Se,me të vërtetë,nga aty dhe deri tek shtëpia e hoxhës,pa
frikë,duhej një orë a një,orë e gjysëm.Dhe Efendiu:-Të
faleminderit,por do të ik avash-avash.-Nuk të lë unë sikur të bëhet
kiameti,- ngulmoi Selimi. Dhe,sakaq, doli në rrugë,i zuri gomarin nga
kapistra dhe e solli në oborr. -Ulu tek shilteja,nën hije,sa të fut
gomarin në kasolle,- i tha.Kur futi gomarin në kasolle,pa që në
hejbe,varur në fund të samarit,dy bostanë të mëdhenj.E mori të parin
dhe e fshehu diku në fund të kasolles.Nxori dhe tjetrin dhe e la tek
këmbët.Në vënd të bostanëve,futi në hejbe dy kunguj të mëdhenj që i
kish në kasolle për t'ia hedhur lopës.Me bostanin e madh në duar,u
drejtua nga hoxha. - Mos e pri,- i tha hoxha,se,sapo hëngra tek
Hekurani,unë (fshatar me famë për bostanë,ky Hekurani ) .Aq më bën mua
se ç'ke bërë tek Hekurani,do ta pres dhe ti,po deshe shkele me
këmbë,në nuk të hahet,-ngulmoi Selimi. Hoxha i shkretë bëri sikur
hëngri dhe,si kaloi vapën,hipi mbi gomare dhe drejt e në shtëpi.
-Mbarë kjo ditë sot,-fliste si me vete hoxha,- dreka drekë tek
Hekurani.Dy bostanë me vete,pa shto dhe tek Selim Shakaxhiu,birinxhi
hesapi.Kur mbrriti në shtëpi, i bëri zë të shoqes:-Fut gomarin në
kasolle.Në hejbe janë dy bostanë të mëdhenj.Kujdes se mos të shpëtojnë
nga duarët.Merri një nga një.Doli,tërë qejf e shoqja dhe,pa futur
gomarin në kasolle,sytë nga hejbeja.Futi duarët me terezi atje dhe
nxori të parin. Kungull! dhe tek xhepi tjetër,po kungull?!!! Hafuz
(kështu e thërriste të shoqin ) ,janë kunguj,kunguj dhe jo bostanë.
-Siiiiiiiiiiiiii? dhe doli hafuzi të shihte çudinë. Ah,Selim
Shakaxhiu,ç'ma punove! Për dy orë gjë m'i ktheve bostanët në kunguj.
ke për të parë se çfarë do të bëj,- tha më shumë me vete.
Të nesërmen hoxha e mbajti frymën në qytet.Kish vendosur të hakmerrej
ndaj Selim Shakaxhiut.Sa u fut në qytet, takoi një të njohur.Ky e ftoi
për kafe.-Aha,- i tha hoxha, më ke zënë ngusht,por do ik me shpejt në
X...se do varros Selim Shakaxhinë. -Sii?- bëri tjetri.-Pse kur vdiq
Selim Shakaxhiu,po im vëlla ka të motrën e tij për grua.-Ja,sa më
lajmëruan,- tha serioz hoxha.Bobo!-bëri i njohuri,ika dhe unë Eefendi
se jam larg dhe nuk e di a zëmë dot varrimin.Ndërsa ai iku,hoxha tërë
qejf,u fut në klub.Epo të bëfshin mirë bostanët e mi, o Selim! Kishin
kaluar nja tri orë të mira dhe Selim Shakaxhiu,mezalla s'e i ndahej
hijes:mërzente,de! Kur dëgjoi që,dikush,hapi lesën.Hodhi sytë dhe pa
tre burra dhe tri gra që po vinin drejt shtëpisë.Gratë veshur me të
zeza dhe burrat turlisoj.Kur doli që t'i priste,e motra,më shumë e
gëzuar se e befasuar,iu lëshua:-Po kush na gënjeu kështu,mor Lalë(se
kështu i thërriste vëllait të madh ajo ) . Selimi,kur mori vesh
rrengën e hoxhës,nuk e mbajti të qeshurit dhe,pasi i uli miqtë nën
hije,hyri prapë në kasolle,nxori që andej bostanin tjetër,dhe u
tha.-Ja,ky i ka fajet.Dhe ia dha të qeshurit duke treguar fill e për
pe se si ia kish punuar hoxhës.
x x x
Mars i vitit 1953.Ditë e xhuma(e premte ) ,- tregonte Selimi.Ke parë
ti që vjen korrieri dhe lajmëron.Ka vdekur Stalini në Rusi
dhe,mezalla,se mos punoj njeri sot.Mirë,o mirë,fjalëgoje qe:mos
punoj.Po të niset një fshatari ynë,Josifi i Sotirit,zgjedhën në qafë
qeve dhe oha këtu,oha më tej zu e lëronte tokën,se nk e priste puna
atë.Epo mirë ,.në fund të fundit,mirë bënte,po të lë monafiku,pa? Na
ngrihet ky Xhepja i Selmanit dhe më t'i vete këtij Josifit dhe i
thotë:-Zbrej qetë! -Pse t'i zbrej? -Se ka dekur Stalini! - Po në hale
të gomares le të vejë!!! Ou!-bën Xhepia dhe frymën në lokalitet,tek
kryetari . I thashë kështu,më tha ashtu.Dhe mbush e zbraz "kovat" që
çfarë të thuash. Si,mor si?!!!- u nxeh kryetari. Nasiii!- thirri (
Nasi qe polici i lokalitetit),Nasiiiii.të shkosh urgjent në X... dhe
urgjent ma sill të lidhur atë Josifin e Sotirit.Shkon Nasi dhe e çon
duarlidhur tek kryetari. -More,iu lëshua kryetari,pse nuk i zbreve
qetë kur të tha Xhepia i Selmanit? -Pse t'i zbreja? -Po ka dekur
Stalini,more maskara! -Po mu në hale të vejë,se tërë fashtin ka
ngatërruar (zuri të lozte thjatro Josifi,tanithi ). More për ç'fshat
më zabravit qy,-tha kryetari.-Opo fshatin po se po,por dhe më tutje.se
kështu e ka ai,o kryetar,po nuk talli njeri nuk rri dot rehat.Zotrote
e ke marrë vesh se çfarë i bëri hoxhës,a nuk ia bëri bostanët kunguj?
Kryetari:-Po ai është Selim Shakaxhiu,more gdhë,dhe unë po të them se
ka vdekur baba Stalini i Rusisë !!! -Por ç'më thuaj,kështu o shoku
kryetar,çfarë më thuaj për Stalinin se akoma s'e kam marrë vesh
mirë.-Ka vdekur,ka vdekur,- i mshoi zërit kryetari. -Bobo,ç'na paska
gjetur (vazhdoi thjatron Josifi ) ,dhe unë ditëziu e mora për
Selimin.Aha,po qe për Stalinin,kurban të dy qetë kryetar.Obobo,ç'na ka
gjetur?!!! Merri,kryetar,dhe theri të dy qetë. -Zgjidhe! - urdhëroi
Nasin kryetari.Zgjidhe se e paska marrë për atë,vulëhumburin,Selim
Shakaxhinë.Dhe e zgjidhën.Aty ,nga darka,e shoqja e Josifit,erdhi në
shtëpinë time(këto m'i ka treguar Selimi ) dhe,mbasi më zgjati një
litroshe raki dhe një pulë të skuqur,më tha.-Të të bëhen gjak e dhjamë
dhe,veças,nën zë më tha:-Ruhu nga Xhepia i Selmanit.Selimi,pasi e
ktheu për shëndetin e Josifit,i tha të ardhurës: -Mikun e paça!Sa të
bëj mustaqefshesa(Stalini) nën dhe,aq bëftë yt shoq mbi dhe!Sa për
Xhepen e Selmanit,do t'i vijë ora dushmanit.
20 prill 2007 - 11 tetor 2010
11 tetor 2010