| E hene, 11.10.2010, 09:23 PM |
Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
www.illyricumlibertas@live.com
Deklaratë për mediat
Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë, reagon ashpër ndaj vendimit absurd të organeve drejtuese të Termocentralit Osllomej për punësimin e 125 punëtorëve të rinj të cilët nuk janë banorë të komunës Osllomej.
Kërkohet nga kjo ndërmarje që të përshpejtojë realizimin e marrëveshjes së vitit 2007 mes Drejtorisë së Termocentralit dhe bashkësive lokale të Komunës së Osllomesë, e cila vendos që punëtorët e rinj të punësuar aty të jenë detyrimisht banorë të kësaj komune, rregullimin e infrastrukturës të dëmtuar nga aktivitetet punuese si dhe ruajtjen e ambientit jetësor dhe mjedisit të zonës.
Illyricum Libertas përkrah bllokimin e rrugës që çon deri te ky objekt i rëndësisë së veçantë si dhe që nga dita e djeshme është pjesë aktive me anëtarë të vet në këtë bllokadë.
U bëjmë thirje gjithë qytetarëve shqiptarë që ti bashkohen protestës në fjalë deri në realizimin e kërkesave të drejta dhe realiste të banorëve të Komunës shqiptare të Osllomesë.
Gjithashtu, apelojmë tek faktorët vendimmarrës politikë shqiptarë që të jenë përkrah qytetarëve tanë në këtë betejë të drejtë dhe humane.
Tetovë/Oaeneum
11.10.2010