| E hene, 11.10.2010, 09:59 PM |
NGA SKËTERA PËRMES LUFTËS NË KRENARI (IX)
Nga Mejdi Asllani
Një ditë vere, me tu kthyer nga tereni në shtëpi, isha duke ngrënë bukë, si ma përgatiti kunata. Nëna mu afrua dhe më përbeu:
-Djali jem, pashë Gjin si ta kam dhënë a më dëgjon diçka?!
-Çka janë këto fjalë moj nënë, po kur nuk të kam dëgjua.
-E dijë se e ke rëndë, por duhet të heqësh dorë nga Liridona.
-Po pse moj Nënë, çka paska ndodhë?
-Dje ishte tek unë nëna e Liridonës, mu lutë fort, që ti, të largohesh nga Liridona. Sepse paskan presion të fortë, nga dhëndri i tyre, ai milici. Ju kishte thënë se, nëse ti vazhdon me Liridonën ai me gruan e vet do ti braktiste.
Ti e dinë se prindërit e Liridonës janë moshuar. Tjetër mashkull, dhe të punësuar nuk kanë në shtëpi. Janë shumë të varur nga ai. Me gjasa po doje me e marrë Donën për ndo kushëri të vetin. Mandej, ata i kem shokë të vjetër, babën tendë e kanë dashur fort. Nëse nuk mundemi me u ndihmua atëherë të mos ua rëndojmë jetën. Prandaj nëna po të lutna!.
-Po si të ia them moj nënë?, qe shtatë vjet ajo shpreson në martesën tonë.
-Vështirë e gjynah pasha nënën, por të kishe qenë edhe vetë me dëgjua, do të bindeshe se nuk ka zgjidhje tjetër.
-Medet moj nënë se sa rëndë më paskeni ngarkua ju dy nënat. E lash bukën dhe u ngrita në këmbë. Pasi lava duart, menjëherë dola në qytet. Përmes një fëmije të lagjes e ftova Donën në takim. U takuam te tregu i perimeve. Pikërisht aty ku para shtatë viteve për herë të parë ia kishim shpalos ndjenjat njëri tjetrit.
Me të parë Dona, vërejti si diç nuk është në rregull, prandaj me pyeti;
-Diçka nuk je në rregull, a je mirë me shëndet?.
-Me shëndet jam mirë po ka diçka më të keqe se s’mundja.
-Hair ishalla, çka ashtu?.
- Po çfarë hairi moj Donë, lajmë më të keq as dreqi skish ditë me të dhënë.
-Fol më shpejt se po donë me më çmend, për çka është fjala?.
Nuk e dijë nëse më fort mu dridhte zëri apo zemra, por vazhdova;
- Ne të dy, po duhet ti japim fund dashurisë tonë. Tani e tutja mundë të jemi vetëm si vëlla e motër, nëse më pranon për vëlla, unë të pranoj ty për motër.
- Çka janë këto shaka?, ishalla nuk e ke seriozisht!.
- Për fat të keq, seriozisht e kam.
- Po pse vallë, çfarë mëkati paskam bërë?.
- Kur një mëkat, nuk ke bërë. Dje paska qenë nëna yte, te nëna ime dhe e paska lutë fortë, që kjo të ndodhë. Me arsyetim se paskeni presion të madh nga dhëndri i juaj. Prandaj nëna ime më përbeu në gjinj si ma ka dhënë, që të veprojë kështu.
- Oh…Zot, nëse një gotë ujë ia kam shërbye nënës time mos i qoftë hallall, çfarë më paska bërë. Një tronditje e madhe na përpiu të dyve. Na u dukë sikur të kishim rënë në një humnerë të pa fund. Një kohë të gjatë s’mund ta merrnim vetën. Në një moment Dona e ngriti kokën dhe me tha;
- Pra mbasi qenka kështu, a më lejon që, kurdo dhe me këndo që të martohesh të vijë dhe ta shoh nusen?.
- Pa tjetër se të lejoj nëse martohem.
Për herë të fundit u përqafuam. Tani jo si dy dashnor , por si motër e vëlla. Me sy të përlotur u ndamë, për të mos u bashkuar kur. Ashtu si hyri befasishëm në jetën time, ashtu edhe doli nga jeta ime përgjithmonë.
Pas kësaj ngjarje, thuaja se jeta ime. Për sa i përket kënaqësive vullnetare e humbi kuptimin. Tani hyra në botën e domosdoshmërive, ashtu si e ka përcaktuar Zoti. I gjalli, doemos duhet të punoj, të flejë, të ushqehet, të luftoj për ekzistencë dhe të krijoj familje dhe gjithçka tjetër si kërkon jeta e njeriut. E që duhet bërë doemos.
Pas një viti, Liridona u martua me një moshatar të vetin, si nuk e kishte njohur më parë. Sigurisht me nguti për ti shpëtuar kthetrave të dhëndrit milic.
Një ditë, pasi u ktheva nga detyra, nëna më tha të shkoja te qeshma e qytetit për të mbushur ujë të pijëshëm. Sepse puset nëpër oborre qenë tharë. Ashtu duke pritur në radhë pran qeshmë, atypari po kalonte Liridona me burrin e vet. Gra e vajza si ishin duke pritë në radhë për ujë, filluan të pëshpëritshin;
-Oh, sa të bukur qenkan ky qift.
Edhe unë e ktheva kokën për të parë kush na qenkan. Kur e pash Liridonën ashtu të veshur dhe të rregulluar bukur si zonjë. Shkëlqente nga bukuria, me që nuk kishte kaluar shumë kohë si ishte bërë nuse. Pa e shikuar edhe burrin e saj, e ula kokën dhe u ndjeva si humbësi më i madh në botë. Sepse po të kisha qenë më i pjekur dhe më pak i dëgjueshëm ndaj nënës time. Mua do të më mbante Dona për krahu, e jo tjetër kënd. Kësaj radhe e tradhtova principin e qiriut të mirë. Duke u kujdesur të mos ia djegë duart familjes së Donës e dogja vetën edhe Liridonën.
Pas dy viteve nga ndarja me Donën edhe unë u martova, me një vajzë nga fshati. Të cilën nuk e kisha njohur as ditur për te kur më parë. Ma rekomandoi një shok, me të cilin shumë shpesh, shkonim së bashku në teren. Përgjatë kësaj kohe ai kishte mësuar mjaft për principet e mija dhe pikërisht me ato nota ma thurte melodinë, rreth kësaj vajze dhe prindërve të sajë.
Edhe pse më tregonte se e ka vajzë të tezes. Që ishte sinjal i mjaftueshëm për ti marrë me rezervë fjalët e tija. Unë i besova dhe rashë dakord, që ai të bëhet shkues (misit) dhe ta kërkoj dorën e saj për mua. Pa e parë fare njëri tjetrin.
Tani kjo procedurë u zhvillu shumë shpejt, u fejuam dhe pas disa muajve e bëmë dasmën dhe u martuam.
Që në natën e parë e vërejta se jam mashtruar, sepse tiparet e saja askund nuk përputheshin me të mijat dhe kurë s’mund u rehatova me te. Për sa i përket familjes së sajë, disa tregime të shkuesit dolën reale, për çka unë edhe kisha konsideratë.
Kaluan dy muaj nga dita e martesës time dhe ja një ditë, paska kenë ardhur motra e madhe e Liridones dhe paska bërë pyetje. Nëse i lejohet të vijë së bashku me Liridonën në vizitë për ta parë dhe uruar nusen.
Me qenë se unë nuk kamë ndodhë në shtëpi, nëna i kishte thënë se duhet ta pyes Mejdiun, dhe pastaj ju lajmëroj.
Po sa u ktheva nga orari i punës, nëna ma tregoj rastin.
- Po çfarë përgjigje i dhe moj nënë?
- I thashë po sa të pyes ty, do t’ju lajmëroj.
- Është dashtë ti thuash po, sepse unë këtë ia kam premtuar.
- Po nëna nuk e kam ditë këtë.
Po sa e kryem bisedën me nënën, ajo shkoj te prindërit e Liridonës. Për tu tregua se mundë të vijnë dhe se janë të mirëseardhura. Unë e thirra nusen time në dhomën tonë dhe i tregova, se kjo nuse si do të vjen në vizitë. Më parë ka qenë e dashura ime, por për disa arsye jemi ndarë dhe tani jemi vetëm si vëlla e motër dhe se në ndarje i kam premtua, se do ti lejoj me ardhur dhe me ma uruar nusen, kurdo që të martohem.
Edhe ajo tani është e martuar. Ti duhet ta pranosh dhe të sillesh me te, sikur ta kishe kunat-motër të burrit. Nëse nuk je e gatshme të veprosh kështu. Më thuaj dhe e gjejmë një tjetër zgjidhje. Për çudi, nuk u trazua fare dhe më premtoj, se do të sillej mirë.
Pak para mbrëmjes, erdhi Liridona së bashku me motrën e vetë, unë vetëm u përshëndeta me to, i pyeta për shëndetin e tyre dhe të prindërve të tyre dhe kërkova leje të tërhiqem në dhomën time. Sepse kam diçka për të punuar. Ato i lashë të bisedojnë lirshëm pa prezencën time, vetëm gra, me që edhe vëllai im nuk ishte në shtëpi.
Atë natë, Nëna dhe dy nuset tona ishin të ftuara, në natën e kanës te një kushërirë e imja, që duhej të shkonte të buri këtu në Gjilan. Nusja ime erdhi në dhomë dhe më tha;
- A po na e liron dhomën se po duamë të vishemi për dasmë.
- Po vishu, çfarë problemi paska?.
- Po edhe Liridona po vjen me neve, e dua ta veshi me rroba të mija, se ajo nuk i ka marrë me veti të vetat. Me që nuk e ka ditë.
- Si? Liridonën po e veshë me rroba tuaja, apo, po më bëjnë veshtë?.
- Pse jo, a e kamë kunatë?.
- Haj mori bela!.
Dola nga dhoma duke e sjellë kokën. Kur u përgatitën erdhën dhe u përshëndetën me mua. Sepse ato do të vinin vonë nga dasma edhe ashtu ndodhi. Unë paskam qenë në gjumë kur janë kthyer ato, dhe nuk i kamë ndie fare, kur i kanë ndërrua rrobat. Ishin përshëndetur dhe Liridona bashkë me motrën e vet kishin shkua në shtëpi të vetë. Për të mos ardhur kur më. Mua më mbeti që gjithë jetën, të çmallem duke shikuar ndonjë vajzë apo portret, që sado pak me ndonjë gjymtyrë i ngjasonte Liridonës.
Nuk e kam idenë se si është ndier, dhe si ka reaguar zemra e sajë e njomë, në këtë rast. Kur e ka parë, se tjetra do të shkoj në shtratin e të dashurit të sajë të dështuar.
Të nesërmit, Nëna më tregonte fill e për pe, se si janë sjellë mirë njëra ndaj tjetrës dhe si Liridona paska kërkuar dhe gjetur ulëse për tu ulur nuset tona etj. etj.
XXVI
Viti 1964. Edhe ky vit, si vitet tjera ishte i stërmbushur me ngjarje dramatike.
Unë e ndërrova detyrën nga drejtoria për financa, kalova në gjyq për kundërvajtje. Punoja si referent në administratë. Aty takova për herë të parë Misin Muhagjerin, ish oficer i UDB-ës, tani Gjykatës për kundërvajtje.
Misini shpejt krijoi besimin tek unë dhe më tregonte ngjarje të cilat unë dhe opinioni nuk i kishim ditë tamam, si kanë qenë të kurdisura nga UDB-ja.
Me Regjepin kishim biseda dhe shëtitje të shpeshta. Më pati premtua se do të ma sillte romanin e Adem Demaqit, Gjarpinjtë e gjakut. Bisedonim për padrejtësi të mëdha, sidomos në sferën e arsimit dhe kulturës. Për mungesën e literaturës, Varfërinë dhe atmosferën e pa durueshme, si e krijonte regjimi Titist, përmes UDB-ës. Dhe komiteteve të Partisë komuniste të Jugosllavisë. Veçanërisht për banoret shqiptar, në qytete dhe fshatra.
Papritmas në Gjilan u burgosën komplet grupi i Regjep Elmazit, dy vëllezërit Elmazi dhe Fehmiun si dhe miku i Regjepit Isa Bajrami. Në Prishtinë ishte Burgosë Adem Demaqi me grup.
Një javë pas burgosjes së Regjepit u burgos edhe Mustafë Morina nga Gjilani. Ia dhanë dy muaj burg dhe ia privuan të drejtën për punë në administratë publike, kudo në Jugosllavi. Prandaj u detyrua që pas burgut, të shpërngulet për në Shkup. ku pati punuar në teatrin e pakicave, gjer në pensionim.
Mustafën e kishim shok që nga kur ishim fëmijë, ishte ndër intelektualët të parë, si e kishin kryer fakultetin pas lufte në Prishtinë dhe punonte si drejtor i Drejtorisë për ekonomi, në KK-ës Gjilan.
Tani isha në pritje se kur do të më arrestonin edhe mua, sepse ato çfarë kishte bisedua Regjepi me Mustafën i kishte bisedua edhe me mua njëqind herë, bile edhe në ushtri sa ishim.
Regjepin e dënuan me nëntë vite burg të rënd, Fehmiun nëse nuk kam harruar me katër vite kurse Elmazin dhe mikun e Regjepit me nga dy vite. Të gjithë për vepër penale, organizim të grupit ilegal kudër popullit dhe shtetit.
Murat Shovelli nga Hogoshti, komuna e Dardanës, oficer famëkeq i OZN-ës dhe UDB-ës, një ndër gjakpirësit më të mëdhenj. Vrau Drejtorin e shkollës në Rogaçicë Zejnën. Intelektual me fakultet të gjuhës dhe letërsisë. Pretekst ishte se Zejna qe fejuar me një vajzë në mënyrë të rregullte dhe me dashuri paraprake. Por me që vajza ishte e bukur, Murat Shovelli donte ta merrte me dhunë, për një nip të vetin.
Gjykimi i Muratit ishte publik. Masa kërkonte dënim me vdekje, për këtë vrasje makabre, dhe tinëzare. Me që salla e gjyqit nuk i nxënke të gjithë ata njerëz, të interesuar për gjykimin e Murat Shovellit. Gjyqi pati vendos altoparlantë nëpër dritaret e gjyqit, për të dëgjuar populli, procedurën e gjykimit.
Murati në mbrojtje patë thënë: nëntëdhjetë e nëntë i kam vrarë për regjimin. Tani një e vrava për veti, më gjykoni sa të doni. Gjyqi mori vendim, që Murati të dënohet me burg të përjetshëm.
Me intervenimin nga instancat e larta në Beograd, gjykimi u përsërit dhe Murati u dënua me vetëm gjashtë vite burg.
Vinin informata se Murati në burgun e Nishit është duke jetuar më miri se në shtëpinë e vetë dhe se po ushtroja torturë mbi të burgosurit.
Një ditë pune në gjyq për kundërvajtje, proces mbajtëses me origjinë serbe. I erdhi në vizitë një i afërm i sajë, nga prezantimi i mysafirit, kuptuam se ai ishte vet Drejtori i burgut të Nishit. Prandaj nuk u durova pa i thënë.
- Po flitet se Murat Shovelli në burgun e juaj është duke u trajtuar si i lirë dhe se po i torturon të burgosurit. Pse e lejoni një gjë të tillë?, apo nuk e dini se ai është një kriminel i fëlliqtë?.
- Ashtu është si keni dëgjuar, por skam se çfarë të bëjë, me që kanë ardhur disa funksionar të lartë nga Beogradi dhe kanë kërkua trajtim të posaçëm, në kuptim të krijimit të kushteve të mira për të.
Misini e regjistroi fakultetin juridik me korrespodencë, kurse unë shkollën e lartë administrativo juridike në Prishtinë. Sepse pritej ndryshimi i ligjit themelor për kundërvajtje, me të cilin pa mundësohej ushtrimi i funksionit të gjykatësit me shkollë të mesme si gjer tani, por do të kërkohej shkolla e lartë apo fakulteti juridik.
Tani ishte viti l965, kishte kaluar një vit nga burgosja e Regjepit. Një i afërm i imi, më erdhi në zyre dhe më luti që të intervenojë për te marrë një pasaportë.
Pranë Sekretariatit për punë të brendshme, në sektorin e pasaportave dhe letër njoftimeve, punonte një Serb i quajtur Mile, nga Prizreni. Të cilit ia kishte ëndja të fliste turqisht. Unë me që ia kisha mësuar këtë dobësi dhe se gjuhën turke e flisja mirë. Gjithmonë isha i mirë pritur tek ai. Në këtë rast me ndodhi një e pa pritur.
Më tha turqisht, nuk e dijë pse më je simpatik dhe po ti kryej punët. Me që ti është dashtë të jesh prapa grilave.
Në fillim mendova se po bënë shaka. Me gjithë atë e pyeta, pse ashtu?, por kur më tha se ti ke qenë shok i ngushtë i Regjep Elmazit, paksa u shtanga. E pashë se qenka serioze dhe fillova të mbrohem. Është e vërtetë se e kam pasur shok që nga fëmijëria, edhe prindërit tonë ishin shok. Por kjo nuk do të thotë se i përkasim të njëjtës vijë.
E dijë këtë, se kamë prezantuar njëherë, kur është marrë në pyetje Regjepi, ti i kishe pas thënë, eja e hyjmë në partin komuniste dhe atje i kritikojmë publikisht, të metat nëse ka.
Për një moment u zhyta në kujtime, nëse i paskam thënë kështu Regjepit. Por më shkoi mendja se nga ta kisha marrë guximin, me ia përmend Regjepit partinë komuniste të Jugosllavisë. Do të më kishte bërë horë, do të ma kishte bërë fytyrën për pesë pare.
Nga po na del ky trillim dhe ku do të më shpie?. Me padurim pritsha me dalë nga ajo zyre. Kur më tha, le të vjen të hënën me marrë pasaportën. Mu duk si të mi kishë zgjidhë prangat. Dola nga zyra, duke ju falënderua.
Shumë kam mendua për këto fjalë. Thosha më vete, athua e kamë bërë këtë gafë?, e të më ketë tolerua Regjepi. Pastaj thosha, por unë vetë nuk e kamë dashur këtë parti, si mund ti kem thënë?.
Pasi e mbajti burgun Regjepi dhe doli nga ajo derë e hekurt. Pas përshëndetjes, pyetja e parë si ia pata bërë ishte pikërisht kjo:
- Regjep a të kamë thënë ty ndonjë herë të hyjmë në partinë komuniste të Jugosllavisë?.
- Jo, nuk më kujtohet të më kishe thënë, po pse?.
- Pata shkuar me intervenua për një pasaportë dhe njëfarë Mila i Prizrenit më tha, se ti gjatë hetimeve paske deklaruar kështu për mua.
- A, po, tash po më kujtohet, fati yt si nuk më kanë pyetur së pari për ty, por për Mustafën, se e kishe pësuar ti, si Mustafa. Kur më pyetën për Mustafën, duke menduar se nuk ka ndonjë peshë, u thash se kem biseduar për mungesë të literaturës dhe asgjë tjetër. Të nesërmit Mustafën e prunë në burg. E pashë se çdo imtësinë qenka e mjaftueshme që shokët të futën në burg. Me që kisha kohë të mjaftueshme, përpiloja trillime të ndryshme për ti mbrojtur shokët edhe për ty e pata trillua atë bisedë. Pse a mos të ka mbet hatri?.
- Jo, jo por kam menduar shumë për këtë fjalë.