Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Bukushi dhe ëndrra e tij për kryetar të LDK-së

| E hene, 11.10.2010, 09:59 PM |


BUKOSHI DHE ËNDRRA E TIJ PËR KRYETAR TË LDK-së

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë e pamë se çka ndodh në skenën politike kosovare.Dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti I presidentit të Kosovës shkaktoi tronditje të madhe në mbarë Kosovën por edhe shpresa të reja për respektimin e kushtetueshmërisë së Kosovës në një kohë kur nga ky vend kërkohet plotësim sa më rigoroz I standardeve evropiane dhe kur pritet që Kosova të pranohet edhe nga shumë shtetet të tjera të botës.Dorëheqja e presidentit ishte një ngjarje e paparashikuar në këtë kohë, aq më tepër kur dihet se sa vështirë mund ‘’Të lëshohet’’kolltuku nga njerëzit tanë të cilët tanimë janë mësuar me beneficione të ndryshme të cilat nuk mund të shihen as në ëndërr për njerëzit e tjerë të këtij vendi.

 

Para se presidenti të jepte dorëheqje, në skenë  doli edhe Bujar Bukoshi /pretendent për postin e ktyetarit të ardhshëm të LDK-së/ dhe ishte çudi e madhe se si ky njeri kishte fytyrë të shkonte në shtëpinë e presidentot Rugova dhe që nga atje ta shpallte kandidaturën  e vetë për kryetar të Partisë/tanimë në rënie e sipër/.Ai nuk mendonte fare  se nuk mund ta mashtronte askend dhe të harroheshin të gjitha ato që I kishte bërë ai me vite të tëra.U mundua ta merrte bekimin e Ukë Rugovës, por dihet se Bukoshi në mënyrë të rebeluar dhe narcisoide kishte dalur nga LDK-ja dhe e kishte formuar njëfarë PREKU I cili pësoi disfatë të madhe, ashtu si edhe ‘’Ora’’e Veton Surroit, madje m,adje duke mos mundur ta kalonin as pragun zgjedhor!.Pra atëherë shkoi nga lDK-ja duke u përpjekur ta’’lansonte veten’’si njëfarë lideri ‘’I pakontestuar’’pa të cilin nuk do të mundte Kosova!Dhe vërc e mërrc mbeti me një 3 përqindësh të mjerë. Kur e pa se I ishin mbyllur të gjitha rrugët dhe I etur edhe mëtej për pushtet, pa fije turpi dhe dinjiteti iu ngjit sërish LDK-së të Fatmir Sejdiut kurse tani filloi të thirret në djalin e Rogovës/Ukën/, I cili mund të jetë djalë I babes së mire por si politikan është zero.

 

Bukoshi /hiç pa u skuqur/ shkoi në rezidencën e dikurshme të Dr.Rugovës dhe u përpoq që që popullit t’I hidhte hi syve dhe t’I harrojmë të gjitha të bëmat e tij rreth avullimit të tërësishëm të fondit të 3%-it nga I cili nuk ka mbetur asgjë dhe nuk është dhënë sqarim qe 20 vjet të tëra, me ç’rast as sot nuk I dihet fija ..Ai në vend se të jetë në burg për keqpërdorim të parave të popullit të Kosovës dhe mërgimtarëve tanë në botën e jashtme, mundohet të na bind se është një ‘’politikan pa të cilin nuk mund të gjallërojë Kosova’’!!!.Parqitja e tij megalomane para gazetarëve dhe demagogjia sjumë e tejdukshme, na iritonin edhe më tepër dhe na bënin të mendonim se çka mund të bëjë njeriu për t’I arritur qëllimet e tij makiaveliste, duke na u kujtuar ajo thënia e famshme e Nolit’’Dhe Feriti faqe ndërron, dje shante sot lavdon’’:Se kush është aid he shumë të tjerë si ai, kur e pa atëherë se nuk fitoi asgjë në zgjedhje,’’ bëri yrysh’’dhe hyri në lDK, për ta fituar ndonjë vend atje, por edhe most a fitonte, bile ta merrte rrogën 30 herë më të madhe se një pensionist kosovar I cili ka kontribuar për vendin e vetë një jetë të tërë.Nëse nuk besojmë, mund t’a pjestojmë numrin 30 dhe menjëherë na del numri I një rroge të një deputeti/1500 euro/pa shtesa dhe bvenecione tjera të cilat I marrin ata!.

 

Në këtë drejtim, një faj të madh e kishte edhe LDK-ja e cila e praoi atë sërish në radhët e veta, duke mos I  shkuar në mend se një njeri I cili ka tradhëtuar njëherë, tradhëton sërish, si në rastin kur Bukoshi nuk u kënaq me postin  e ministrit të shëndetësisë por pretendonte të bëhej kryetar I Partisë.Duke e pare një rrezik të tillë, në atë rast veproi dinaku Fatmir Sejdiu I cili nuk do ta lëshonte në ansjë mënyrë postin e Kryetarit të Partisë.E kishte pare edhe ai se më mire do të ishte të jepte dorëheqje të parakohshme se sa ta lëshonte postin e tij aq të dashur nga I cii mund të majmet edhe më tepër.Siç u pa, Bukoshi u dogj shumë shpejtë në pretendimet e veta lakmitare dhe të pangopshme të cilat e sollën në një gjendje të tillë që të mos mund t’I prekte interesat e’’kallushanëve të tjerë’’që janë mësuar të veprojnë bashkarisht dhe pa u ndalur kurrë rreth realizimit të bemefiteve të tyre personale, siç është edhe ironiku tjetër/Eqrem Kryeziu/ për fajin e të cilit dhe të Fatmir Sejdiut, ndodhi KUvendi I karrigave që na bëri horë, jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj dhe I rrotulloi në varr edhe eshtrat e presidentit tone historic, e që na ai cast, edhe LDK-ja u bë parti vitrash, duke e humbur gjithnjë e më tepër elektoratin e saj të dëshpëruar/në mesin e të cilit ësjtë edhe artikullshkruesi/.