Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Reshat Kripa

| E hene, 11.10.2010, 09:56 PM |


Reshat Kripa

 

 

LYPËSJA   E   BUKUR

 

Rrugës po kaloja,

Ecja duke u menduar,

Nuk e di çfarë doja,

Isha shumë i dëshpëruar.

 

Një zë tha: - Të lutem,

Më ndihmo mua në jetë,

Nuk di ku të futem,

Sot e  vetme unë kam mbetë!

 

Nga  zëri vështrova,

Para meje pashë një vashë,

Shumë u turbullova,

Ishte bukuri të rrallë.

 

Me flokët flori,

Me sytë  që pikonin lotë,

Syri saj i zi,

Bukuri më s’ka në botë.

 

O moj bukuroshe,

Nga na paske zbritur vallë?

Pse rri n’ atë qoshe,

Nga parajsa mos ke ardhë?

 

Nuk e njoha nënën,

Nuk e njoha as babanë,

Njoha vetëm hënën.

Në atë vend ku më lanë.

 

Desha të kem motër,

Desha të kem një vëlla,

Nuk kam asnjë votër,

Nuk kam të pi as  të ha.

 

Jam si një kërthi,

Së shpejti mbush  dhjetë vjetë,

Dua një bari,

Të më ndriçojë në jetë.

 

Kështu foli vasha,

Unë qëndroja i hutuar,

Shihja shumë gjasa,

Kurrë s’i kisha menduar.

 

Eja vashë o hënë,

Eja shkojmë në shtëpi,

Do të gjesh një nënë,

Një baba si e do ti.

 

Të gjithë do të duan,

Do  gjesh motër dhe vëlla,

Me ta do të luash,

Do shkosh në shkollë  me ta.

 

Vasha hapi krahët,

Më qafoi  me dashuri,

Tha me zë të lartë,

Babi im i shtrenjtë ti!

 

Tiranë, qershor 2004

 

 

SHITËSI  I  BAJAMEVE

 

Ulur në kafe të dy, me një mikun tim të vjetër,

Bisedonim sy për sy, për hallet e botës tjetër.

Asaj bote të panjohur, jashtë luksit dhe shkëlqimit,

Ku sundonte tragjedia, hija e rëndë e mjerimit.

 

Miku, mësues i njohur, nëpër rrethet arsimore,

Më tregonte pikëlluar, plagët tona shoqërore,

Plagët e brezit të ri, plagët që shumë e lëndonin,

Të ardhmen  vendit tonë, zemrat tona përvëlonin.

 

Krejt papritmas që nga prapa, u dëgjua zëri dridhur

Doni bajame zotni, doni ndonjë gjë të kripur?

Po vështronim nga djaloshi, që bajamet na ofronte,

Ishte fare njomëzak, njomëzak që të punonte.

 

Porsa ne i kthyem kryet, djaloshi ngriu në vend,

Si një shtatore mermeri, as që merret dot me mend,

Dhe nga syt lotonin lotët, buzët dridheshin me dhimbje,

Gjithë bajamet që nga dora, u shpërndanë tokës  shqime.

 

Zoti mësues, më falni! Foli djali nëpër lot,

Zëri i tij po i dridhej, ne s’ishim në këtë botë,

Kishim fluturuar tutje, në botën e dhimbjes prore,

Po përse, përse të ketë, kështu dhimbje shpirtërore?

 

Sa kushtojnë ato bajame? foli  mësuesi urtë,

Por djaloshi s’fliste dot, kjo  zemra e  tij  e butë,

Ishte vrarë, ishte plagosur, turpi e kishte mbuluar,

Pranë mësuesit të tij, po qëndronte turpëruar.

 

Mos u skuq e mos u ndro, puna gjithmonë është nder,

Je  nxënës i mrekullueshëm, je simbol dhe për të tjerë.

Nxorri një grusht me monedha, e djaloshit ia drejtoi,

Ia dhuroi me dashuri dhe  në dorë ia dorëzoj.

 

Djali gjorë turpëruar, lekët në dorë i mori,

Falemnderit për ju  shumë!  Dhe me vrap jashtë doli,

Ky mësuesi  tronditur, foli me një zë të rëndë:

Është nxënës i shkëlqyer, ka vetëm të zezën nënë!

 

S’folëm më, nuk biseduam, goja na ishte bllokuar,

Po kujtonim djalin mbarë,  ngjarja na kishte shokuar,

Po vështronim gjithë bajamet, shpërndarë në  dysheme,

Përse kjo ngjarje e rëndë, të ndodhë këtu te ne?

 

Tiranë,  qershor 2005

 

 

                                               Kërkoj varr për tim atë

 

                                                Përse vashë

rri e trishtuar?

Zemrën tënde

kush e lëndon?

Pse je kaq

e dëshpëruar?

Syri yt

pse  po  loton?

 

Mos vallë zemrën

ty ta therri,

flak’e zjarrtë

e dashurisë?

Mos vallë shpirtin

ty ta teri,

çapkënllëku

i rinisë?

 

Çfarë kërkojnë

syt’e tu,

n’ humbëtirën

e pabesë?

A mos vallë

shpirti tënd,

e ka humbur

sot çdo shpresë?

 

Ngriti kryet

vajz’e mirë,

loti rridhte

si ujvarë,

zemra thyer

hidhërimit,

pëshpëriti:

Kërkoj varrë.

 

                                                Kërkoj varrë

                                                për tim atë,

nuk e di

ku dergjet vallë?

E rrembyen

një ditë vjeshte,

i dhuruan

plumb në ballë.

 

Isha foshnje

un’aherë,

kur tiranët

e masakruan,

kur kainët

e pabesë,

dhe lirinë

e përdhunuan.

 

Pyes mamin

ku  është babi,

pse nuk vjen

më në shtëpi?

Ajo gjegjet,

pikëlluar,

fluturoi

as vetë s’e di.

 

Dhe tani

që jam e rritur,

kam një brengë

një dëshirë,

nuk kërkoj

këng’e valle,

por veç varr

për një martir.

 

Dua dhe unë

të derdh lotët

përmbi varr

të atit tim,

të vendosë

një kurorë

me zambak

e trëndafil.

 

Të gjithë miqtë

më kanë thënë,

babi yt

ra për liri!

Të gjithë miqtë

më kanë thënë

donte vetëm

Shqipëri!

 

Po aherë

pse s’më thonë,

ku ndodhen

eshtrat e tija?

Që t’i mbledh

t’i grumbullojë

në parajsë

ato t’i shpija

 

Atëherë

zemra ime

do jetonte

e qetësuar,

Atëherë

syt’e mi

do pushonin

së lotuar.

 

Por kërkoj,

Kërkoj më kot,

të gjej vendin

ku ka rarë,

nuk e di

në ka në botë

një të vdekur

pa një varr.

Ngrji kryet

vajz’e dashur,

mbaji lart

me krenari.

Derdhi lotët

vendos lulet

në çdo skaj

në Shqipëri.

 

Se kudo

aty do jenë

eshtra trimash

për liri.

Se kjo tokë

e përgjakur

i shtrëngon

i mban në gji!

 

 

Tiranë,  10 tetor 2010

 

Kushtuar martirëve të rënë në  luftën  për  lirinë  dhe  demokracinë  e Shqipërisë  dhe    Shqipëria  ende  nuk është kujtuar për t’i  gjetur  eshtrat  e  tyre  dhe  per  t’i vendosur ne  një varr dinjitoz.