| E diele, 10.10.2010, 08:57 AM |
Kasam Shaqirvela
DRITË ShPIRTI
Zemra është si trëndafili,
po spati dritë ai nuk çelë,
aromën e mba për vete
fletave të pipit mshelë
Rrezja e parë kur e puthë
dhuron shpirt n’të tija fleta
buzëqesh petalja në të çelur
sërish asaj i kthehet jeta
Edhe zemra po se ndjenë
dritën e shpirtit në agim
ajo fuqishëm nuk rreh, por
veç meket në zhurnim
Ajo e pret trëndafilin
me aromën e tij ta deh
pastaj vetë në pulsim
nëpër pellgje dejsh
të rreh e vetëm të rreh!