Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Vjollca, i këndoi Nanë Terezes dhe mergimtarëve

| E diele, 10.10.2010, 12:52 PM |


 

Vjollca, i këndoi Nanë Terezes dhe mergimtarëve

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Fotografia e nanës Terezë, flamujt kombëtarë dhe ai i shoqates Rinia në ballë, i pritnin dhe i përcjellnin krushqit e Manifestimit në Schefelhalle të qytetit Singen, me datë 25.shtatorë.

Muzika popullore dhe e lehtë e zonjes Vjollca Buqaj- Hyseni, me vjollcën që qelë në saksi, bukurë vallëzojnë gocat shqiptare, princeshat hyjnë në valle, të vallëzojmë vallen e Rugoves, të kënduara me nje zë të rrallë e të përcjellura mjeshtërisht me Sint, e bëne shpejt publikun e pranishem në sallë për vehte.

Zotriu, Hasan Hajdari, në cilësinë e nikoqirit dhe kryesuesit të këshillit organizativ, ju dëshiroi mirëseardhje në datëlindjen e të madhes nanë Tereza, bashkatëdhetarëve nga Presheva, Tetova, familjeve nga Singeni me rrethinë, Frankfurti, Heidelbergu, Tutlingeni dhe Zyrihu, ndërsa antarësisë së tij, suksese dhe përvjetorë të suksesëshem edhe në të ardhmen.

Zotrinjët; Gani Imeri, sekretarë i shoqates Rinia nga Singeni, Luz Thaqi, përfaqësues i partisë demokristiane në Gjermani, Qerkin Bytyqi publicist dhe Lekë Preqi mësues, po ashtu ju drejtuan të pranishmeve me fjalë të zgjedhura rasti për Nanë Terezën dhe manifestimin e sontëm në Mërgim.

Mësuesja e shkolles shqipe nga Tutlingeni, zonja Negjmije Syla kishte sjellë me vehte për këte festë nxanësit e sajë, Albana Halilaj dhe Blendi Shala. Recitimet e tyre entuziazmuan të pranishmit, ndërsa bashkë me prindërit e tyre ata porositën edhe moshatarët dhe prindërit në Singen të fillojnë sa më parë me shkollen shqipe.

Në vazhdim vallja, Tropoja dhe Drenica, sikur percjellnin ngrohtësinë e krijuar në fytyryën e shenjëtores dhe zhvillimin e Rinisë të cilën, koreografi Rrustem Selca e ngriti vërtetë në një Trup te nivelit profesionist. Bravo zotëri Selca, urime Rini mërgimtare, jeni më të mirët, krenohemi që ju kemi edhe sonte krah për krah, së bashku me kangëtaren e estrades së Kosovës në datëlindjen e Gongjes tonë dhe datëlindjen tuaj, ishin fjalët e bashkatëdhetarit Zeqir Bajrami.

Prania herë pas here e (Vaqe) Zeles së vogël, kush i pari bani ore djalë gyrbetin, fusha e Korabit, dhe Repertuari i pasurë i Vjollces në vazhdim, kënaqi të pranishmit bashkë me përcjelljen e mirë të zotëriut Xhevat Gostivari.

Kënga me melodinë dhe ritmin e sajë, u shtri në tërë hapsiren- sipërfaqen e sallës, ku zhvillohej ky Manifestim. Një madhështi që moti nuk është parë e përjetue në qytezen e Singenit, mirë të njohurë me organizimet e këtij lloji. Merrnin pjesë bashkë me ritmin dhe tekstet e e mira të kënges së Vjollces, i madhë dhe i vogël, të ngjyrosurë edhe me kostumet qe rininë tonë të bukurë e bëjnë te shëndrisin, si yje të vërtetë ,në sallë dhe në horizont.

Në këte Manifestim, takova edhe të afërmit e mij që me vite të tëra nuk i kam takue, rrëfeu njëbashkëatëdhetarë që kishte ardhur me bashkëshorten e tijë nga Haidelbergu.

Zotëriu Marash Gojani, i autorizuar nga Unioni artistik i kombit shqiptarë me seli në Gjermani, shpërndau mirënjohje për kontributet e tyre, zonjes Nadire Hakaj, drejtuese e degës së Fondacionit Nermin Vlora Falaski në Singen, sekretarit të shoqatës për kulturë dhe integrim Rinia, Gani Imeri si dhe autorit të këtyre rreshtave.

 

 

Prononcimet e te pranishmeve:

 

Luz Thaqi; ishte knaqësi të jem me bashkatëdhetarët në Singen. Mirë u takofshim edhe në festa tjera kombëtare.

Lekë Preqi; ja u kam lakmi këto organizime vëllezërve të mi në Singen.

Cerkin Bytyqi; një Manifestim i organizuar mirë, me pjesmarrës të qëlluar.

Afërdita Shkreli; festë e vërtetë për njeriun dhe shoqaten me zemer tamam shqiptare me kengtaren, valltarët dhe publik madhështore.

Fatbardha Hajdari: mburremi me prindërit tanë dhe dhuratën më të mirë të mundëshme për nanen Terezë, përvjetorin tonë dhe me mërgimtarët e pranishem në Schefelhalle. Vjollca ishte sonte me kangen e sajë, princeshë e zemrave tona.

Vjollca Buqaj; jam e lumturë që isha pjesë e mërgates tonë sonte, në mbramjen- festen e datëlindjes së 100- të, të Gongjes- Nanë Terezes tonë. Të bashkuar rreth vepres së sajë dhe përvjetorit të Rinisë tonë dhe tuaj, faleminderoi të gjithë atyre që i buzëqeshen kënges, zërit dhe pranisë time sonte. Së bashku jo rastësisht udhëtuam dhe lëvizem të lirë nëpër trojet tona.

Vllezërit dhe motrat mërgimtare më bënë të fortë, me dhan zemren. Falënderoj të gjithë ata që më duan ashtu si unë jam, tek ju gjeta forcën dhe motivin, shpirtin e kangës e cila po zhvillohet e mirëfillët, duke u nisur nga baza e sajë.

Lukë Frroku: një Kangëtare dhe Repertuar që na mungoi gjatë në Singen.

Xhevat Gostivari; ishte knaqësi të jem i pranishem në këte festë- dasëm të madhe të Nanes Tereza, dhe të shoqates Rinia nga Singeni, dhe të përcjellë kangëtaren e madhe. Nje përjetim shume i veqantë, që do ta ruaj gjatë. Krenohem se kemi nëna, motra, kangëtare- përsonalitete kaq të kompletuara.

 

Vjollca, Rinia, nxanësit, dhe publiku komunikuan mrekullueshem mes veti me këngen, instrumentimin, vallen , recitimin dhe organizimin.

Rinia me besën- besë, zemrën e mbushurë me mallë për trojet tona, me erën e liqenit të Prespës, Ulqinit, Camërisë ,Shqipërisë së re, në valle, dhe Vjollca me këngen për gyrbetin dhe vendlindjen, deri pas mesnates ne qytetin e Singenit ishin të rrethuar nga bashkatëdhetarët dhe të mbuluar me komplimentet qe rridhnin shlirëshem, të formuluara bukurë sikurse edhe tema e këngëve dhe valleve tona.

Sponzoruan, rregulluan vetë sallen dhe tavolinat sipas shijes së tyre me ngjyrere e bardhe te nanes se madhe Tereze, antarësia e shoqatews Rinia të cilët u kujdesen edhe për kuzhinën. Këshilli organizativ për dallim prej herave tjera, vendosi që programi i sontem të filloi në kohën e caktuar më parë. Për bashkatëdhetarët, në fillim në numër më të vogël, në vazhdim më shumë, kënga dhe vallja festive në sallë nuk kishte te ndalurë.

Festë të ngjashme,organizuan edhe bashkatëdhetarët dhe antarësia e shoqates kulturore "Bardhosh Gërvalla" në Ludwigsburg, ditën e diele më 26. shtatorë.

Pjesëmarrësve ne sallë pos Vjollca Buqaj, ju kënduan edhe Mehdi Gjocaj, Floriana Imeri dhe Ermira Dakaj të përcjellur nga Labi me Sintin e tijë, deri në orët e vona të mbramjes.