Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dy poezi nga Jusuf Zenunaj

| E diele, 10.10.2010, 11:47 AM |


Jusuf Zenunaj

 

 

Ç'DRITËRIMË ISHTE AS SOT NUK E DI

 

Yllit i përngjante dritën kur ia pashë,

trup e tërthor kodrave u rashë,

kërkoja ta zija s' paku me sy

s'e hasa mbi Vjosë as n' Dri.

 

Shkuan vitet,  si t'ishin zogj ikën,

shkëlqimi mungonte si natën edhe ditën!

Kur kërkoja yllin në kaltërsi,

merrte udhë murlani me stuhi.

 

Një ditë vere,  eshka ra mbi gur,

drunjët i dogji si t'ish në furrë.

Tymi e flaka u përzien me lisa

nur u bë mali , kur sërish zbardhi dita.

 

Pres netëve me hënë e ditëve me shi

ç' dritërimë ishte a sot  nuk e di.

Dritën që ndiqja veç zanat e dinë

në ishte yll, apo vetëtimë.

 

8 tetor 2010

 

POPULLI  YN? ?SHT? ARTIST

 

Nj? mik imi,  profesor

tha dy fjal? pak si me zor,

populli yn? ?sht? artist ,

vlerat rrit nga dita, n' dit?.

 

Shtohen pena e k?ng?tar?

çdo sht?pi e  mahall?,

deshta t' them p?r çdo lagje

sikur sythat n?p?r bahçe.

 

Shkruajn? gazeta e revista

si u bë poete Drita,

redaktor e ka Tomorin

s' ka rënd?si sa lekë  i mori.

 

V?rshojn? reklamat  n? Tv

p?r poeten tonë t? re,

ajo është edhe këngëtare

k?rthiz?n jashtë - nuk ka marre.

 

Pate miq e shumë lekë

arti ecën edhe vetë,

për shpërblime mos qaj kok?n

siç ngjau me poet Dod?n.

 

Tash na u bë edhe dramatug,

shkruan p?r luft? edhe p?r burg,

vjet n' konkursin kombëtar

mori shp?rblimin e parë.

 

Rrofshin helli  edhe gota,

ndejat nuk janë të kota;

shtohen titujt, pasurohet letërsia,

shkrimtar bëhet edhe fëmija.

 

Pa u shpallë  konukrsi mirë,

pihet verë e derdhet birrë,

bëhet  def edhe juria

kështu rrëfen studiuese Arb?ria.

 

S' e qan kokën kush për turp

m' sa miu në buxhuk.

Doktor Tasi shkruan kritikë

n ' daq për euro, në daq për mik.

 

9 tetor 2010