| E diele, 10.10.2010, 07:52 PM |
TEMA E KONFERENCËS SË TIRANËS 30 SHTATOR 2010?
Nga Stavri Trako
stavri_trako@yahoo.com
Konceptimi bashkëkohor i teksteve të letersisë
Pyetjet që do të shtroj në këtë ligjëratë janë:
A flasin shqip tekstet e letërsisë së shkollës së mesme?
Po hartuesit e këtyre teksteve sa e njohin dhe a janë të përkorë në përzgjedhjen e pjesëve letrare për ndërtimin e teksteve cilësore në një kohë kur në stadin e sotëm të përpunimit të gjuhës Shqipe kanë mundësi të pa fundme për hartimin e teksteve të arrira?
1-Gjendja -konstatim
Janë të pakët maturantët që fitojnë njohuri të qëndrueshme për gjuhën shqipe , për të mos thënë madje që shumë prej tyre nuk arrijnë të shprehin qartë me shkrim mendimin e tyre. Edhe pse ata mund të dinë të dallojnë pjesët e ligjëratës , janë të pasigurt në ndërtimin e mendimit dhe në stilin e duhur të kumtimit të mendimit në Shqip. Me keqardhje të gjithë konstatojmë se në përfundim të shkollës së mesme nxënësit e kanë të vështirë të ndihmojnë një të huaj për t’i spjeguar gjuhën amtare nga që kanë një leksik të varfër dhe u mungon saktësia në shprehjen e mendimeve.etj. Pra diçka e rëndësishme nuk shkon në mësimdhënien e gjuhës shqipe në shkollën e mesme.
2- Zgjidhjet.
a-Përfshirja vetëm e teksteve që plotësojnë kushtin e shqipërimit dhe përzgjedhja prej tyre e shembujve për analizat gjuhësore .
?shtë shqipërimi i shkëlqyer i Onjeginit të Pushkinit që një nga nxënësit e mij të më pyeste :A ka qënë ndonjëherë Pushkini në Shqipëri? Kjo për mua do të thotë që Pushkini kuptohet në Shqip fal shqipërimit të Lasgush Poradecit.
Shekulli i 21 –të duhet të thotë fjalën e tij për vlerat , ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës Shqipe. Por pa siguruar në vazhdimësi specialistë të mirëfilltë të gjuhës Shqipe, njohës të thellë dhe shqipëruesve të zot, gjuha Shqipe do të jetë e kërcënuar nga ky sindrom që po përjeton sot.
Kemi vënë re, se Shqipja e ka shumë më të lehtë ta sjellë në shqip letërsinë e lashtë të Homerit, Eskilit, Strabonit apo Herodotit drejtpërdrejt nga gjuha e tyre mëmë se sa nga ndonjë gjuhë tjetër e madhe ku përkthyesit e kanë pasur më të lehtë për të na i përciellë në Shqip. Kështu P.sh. Krahasoni si janë përkthyer në shqip dhe në gjuhë të tjera vargjet e Odisesë së Homerit:
????? ??? ????????? ???? ??? ?????? ?????, · ???? ??? ??????, ??????????? ?? ?? ???????? ??????, ??????????, ??? ????????? ??????. · ???? ??????? ?????? ?????????? ?? ??? ??????, ?? ???????????? ???????????, ?? ?? ???????, ??????? ?? ????????? ???? ?? ????????. Homeri Kreta e Geas është brenda një pike të diellt E mirë dhe e begatë,që perri rrit dhe njerëz Shumë,e populluar dhe rretheqark qytete ka Njëra me tjetrën gjuhë të përzierra ,nër to e Akeasve Dhe e Eteokritasve më të shumtëve , dhe e Kidonëve Dorëve tribal fisnikëve të Pellazgëve Perkthimi Im 220 meqë po ngul ti këmbë. Në mes të detit është Kreta, një ujdhesë e plleshme, e bukur, është shumë e populluar, ka, të thuâsh, nja nëntëdhjetë qytete. Gjithfarë gjuhësh aty mund të dëgjosh. Ke brenda akej, 225 e kretas vendali, fisnikë burra,kidonas e dorianë të ndarë tri fisesh, dhe pellazgë t'perëndishëm. . Perkthimi i Pashko Gjeçit |
· There is a land called Crete in the midst of the wine-blue sea, · a beautiful and fertile land, seagirt; in it are many · people, innumerable, and there are ninety cities. · Language with language is mingled together. There are Akhaians, · there are great-hearted Eteocretans, there are Kydones, · and Dorians in their three clans, and noble Pelasgians. [Homer, Odyssey 19, lines 172 - 177] |
· |
Tek Iliada ata janë të shënuara në Kapitulli i Anijeve në librin 2. Pas përshkohen qytete të ndryshme të Hellespontine, poeme vazhdon:
???????? ????? ???? ???????? ???????????,
??? ?? ??????? ????????? ????????????
??? ???????????? ?? ??????? ??, ???? ?????,
??? ??? ?????? ???????? ??????????.
Ipothos u dha miqësi (besë) Pellazgëve shtizë-hedhes
Atyre që Larisan do te mbushnin e me ta do ushtonte
Ata në krye Ipothos e Pylios, t’bijtë e Aresit
Si dy Lythio (Gurë) të Teutamidës Pellazge
Hipothoos led the tribes of spear-fighting Pelasgians,
they who dwelt in Larisa with its rich soil;
their leaders were Hippothoos and Pylaios, scion of Ares,
the two sons of Pelasgian Lethoos, son of Teumanos.
[Homer, Iliad 2, lines 840 - 843]
3-Departamenti i gjuhës Shqipe të ketë detyrim ligjor ruajtjen e sintaksit genetike të shqipes ,duke larguar përshtatjet e panevojshme të modeleve formale, sidomos të atyre të huazuara nga gjuhët e mëdha.
Tiparet më qënësore të gjuhës Shqipe janë:
1-sistemi i fleksionit i pasur (që do të thotë: përthyerjet e fjalës bëhen sipas lakimit,zgjedhimit: në vetë, numër, kohë e mënyrë) njohuri që merren në mënyrë të mjaftueshme në gjithë ciklin 9-të vjeçar.
2-Topika (vend-ndodhja) e lirë e fjalëve në shprehjen e mendimit, kur e flasim dhe e shkruajmë atë, sepse shqipja dallohet për ekonomi komunikimi , lakonizmi, kur, p.sh. përdor sakt vendosjen (sintaksin) në invers i fjalëve për t’i dhenë medimit shumëkuptimësi. P.sh. Qytetari e do atdheun, Atdheun e do qytetari, E do qytetari atdheun ketë tipar e ka pas edhe Latinishtja).
Ky tipar,i dyti, duhet të jetë objekt studimi dhe zbatimi në mësimidhënien e gjuhës Shqipe në shkollën e mesme, sepse për nga shkalla e vështirësisë përkon me moshën pjekurisë mentale të nxënësit dhe e mundshme për t’u përvertësuar prej tyre.
Rendi i fjalëve, në shprehjen e qartë dhe të saktë mendimit, është një prej nyjeve që duhet të zgjidh nxënësi me ndihmën e mësuesit në këto mote të jetës së tij.
Dihet që vendosja e fjalës para ose pas tjetrës ka të bëjë jo vetëm me qëllime stilistike, por më fort është rindërtim sintaktik, për të dhënë një vlerësim të ri kuptimor, me të njejtin varg tingëllimor.
Por, në topikën(vendin) e fjalëve në fjali, lozin rol motivet, si: stili, retorika, ritmi, theksat e mendimit. E theksoj “mendimit –vargu tingëllimor me të cilin përciellen ide, emocione, si dhe qartësia e shprehjes së tij, do të përftohet përsosja e të menduarit të nxënësve.
Mënyrat e shprehjes së mendimit, duhet të përbëjë direkun e formimit gjuhësor të nxënësit në shkollon e mesme. Për këtë arsye teksti duhet të pajiset me njohuri specifike të zbatueshme dhe të thjeshta për t’u kuptuar.
4-Raporti i gjinive dhe llojeve letrare ne tekstin e letërsisë
Për mendimin tim të tri gjinitë letrare duhet të ndihen te respektuara njëlloj në Sofrën e Dijeve të nxënësve gjimnazist .Nxënësi gjimnazist duhet t’i ndjejë dhe t’i kuptojë në të gjitha dimensionet: tonet, thekset, ritmet dhe topikën e fjalëve; modelet lakonike të shprehjes së mendimit që realizohen nga këto tri gjini të edukimit letraro-artistik. Në këtë udhësi, nxënësit mund dhe duhet të përvetësojnë teknikat dhe modelet e shprehjes së mendimit, elegancën, fisnikërinë, muzikalitetin dhe harmoninë e shprehjes së mendimeve të tyre, por edhe zbutjen e shpirtit të trazuar djaloshar /vajzëror, pse jo dhe rebel të tyre. Modelet e topikës së fjalëve u edukon atyre qartësinë e mendimit dhe saktësinë e kumtimit të mendimit. Nxënësi në mënyrë të ndërgjeshme duhet të përdor, aty ku duhen, thekset dhe tonet dhe kjo e ndihmon që të ekonomizojë shprehjen e mendimit dhe të jetë i qartë për bashkëbiseduesin.
Hartuesit e teksteve duhet të bëjnë kujdes në shmangjen e perifrazimeve te huaja duke i dhënë ato me modelet sinonimike të Shqipes.
Një tipar i qënësishëm i Shqipes është dhe qartësia e mendimit. Dhe për ta mundësuar këtë tipar të mendimit duhet menduar për përgatitjen e redaktoreve, nëpërmjet kurseve special për njohjen e shenjave diakrikitike: thekse, tone, ritmet , mundësisht këtë teknikë duhet ta përfitojnë edhe mësuesit me seminare speciale. Hartuesit e teksteve , por jo vetëm ata, duhet te zotërojnë teknikat e përdorimeve stilistike dhe sintaktike, kompozimin e shprehjeve lakonike. Studimi i modeleve dialektore dhe atyre artistike e letrare të Shqipes me pikësynime të qarta njohëse dhe zbatuese është një mundësi potenciale për arritjen e dijeve dhe të aftësive të duhura për këtë qëllim.
Sot, Shqipja përvijohet në shkollën e mesme nga përsëritja e njohurive formale gramatikore që i pëkasin një cikli më të ulët.
Në shkollën e mesme nxënësi, duhet të përvetësojë logjikën e sintaksës së gjuhës amtare. Për zgjidhjen e kësaj kundërshtie ka ardhur koha për hartimin dhe përdorimi e sintaksës genetike të Shqipes, që modelin pa shumë vështirësi mund ta gjejmë te dy simotrat e saj të lashta, Greqishtja dhe Latinishtja. Edhe pse për një çast ky diskutim do t’ju duket diakronik, të jeni të bindur se nxënësit do ta duhet ta mësojnë më ndryshe nga sot stilistikën dhe sintaksën e Shqipes.
Shqipja e shkruar e ka më të lehtë të shpreh saktë edhe emocionet fal shumëllojshmërisë pasthirmore-onomatopeike dhe natyrës së saj tingëllimore natyrore. Vështirësitë në shkolla, ndihen në analizën dhe në formulimin e sintaksit të fjalive të përbëra. Dihet, se: Shqipja në këto lloj fjalish e shpreh mendimin me ndihmën e inversit nga që ka prirjen për të qënë sa më ekonomike. Shqiptarin nuk e habit fakti formal: që një fjali e nënrenditur paravendoset, sepse Shqipja është e prirur të vendos të parat vlerat kallzuesore të mendimit duke i dhënë theksin logjik atij dhe pas saj vlerën kryefjalore që formalisht njihet si fjali kryesore. Dhe këtë e bën për të ekonomizuar mendimin.
Detyra e para që duhet të zgjidhin hartuesit e teksteve të letërsisë së shkolla të mesme është rikonceptimi i njohurive të sintakës dhe stilistikës së Shqipes.
Kujtoj këtu fjalët e Profesor Çabejt që thotë se është i drejtë ‘’Ankimi i Herman Hirtit (Indogermansche grammati 132) që një gramatikë shkencore e shqipes mungon. Hartimi i gramatikës Sintakso- stilistike të Shqipes do ta bënte edhe të interesuar nxënësin për ta parë, të zbatuar në lëndën e letërsisë, vetedijen e gjuhës së mëmës
Si mund të bëhet një analizë gjuhësore e një pjese letrare.
U tërheqim vemendjen nxënësve për rrëfimin që realizohet në kohën e pakryer të formës pësore. Tregimi për këdo është i besueshëm, sepse kjo kohë foljeje hyn te foljet e mendimit. Folja në kohën e pakryer krijon hapsira të pafundme të mendimit dhe si e tillë ka dimensione të pa kufishme. Rrëfimi shtjellohet si i paanshëm, i natyrshëm, interesant , por dhe i vërtetë dhe i pa diskutueshëm. Faktet renditen sipas një rrjedhe llogjike por dhe kronologjike.
Nga ana tjetër, forma pësore e bën shumë interesante shprehjen e mendimit sepse këto fakte personalizohen tek lexuesit e tregimit dhe ata natyrshëm lidhen nga magjia e metonimisë nga një gjasë të pësuar në të shkuarën nga dikushi-personazh. Duke e ndjerë si të pakryer veprimin , mendimit i personalizuar i lexuesit e ka shumë lehtë t’ja përqas vetes në të tashme atë veprim dhe ta përvetësojë si një vlerë estetike për të ardhmen . Duke qënë kohë e mendimit, e pakyera u shkon për shtat dhe rëfimeve fantastike , legjendave, përrallave , orakullive që padyshim për lexuesin moderne kanë besueshmëri dhe vlera artistike. Çdo pësim i pa kryer , për mendimin, është nxitës dhe lexuesi reket ta besoj dhe ta vërtetojë. Koha e pakryer e foljes i le vend veprimit dhe ndërveprimit emocional të lexuesit me veprën. Pësimi ndodh në mendimin dhe në subkoshiencën e lexuesit dhe i shndërruar në një impuls biojonik realizohet me shpejtësinë e dritës . Në mjedisin jonik, çdo gjë është e mundur për t’u realizuar. Mbani mend: ?shtë e pallogaritshme fuqia e mendimit me folje në kohën e pakryer.
Kandidat për doktoraturë në Albanologji
Departamenti e gjuhës Shqipe
Universiteti i TIRANËS