| E diele, 10.10.2010, 07:58 PM |
SABILE KEÇMEZI BASHA: MONGRAFI KUSHTUAR TË BURGOSURVE POLITIK SHQIPTARË /1945-199/
Nga Halit Bogaj
Libri I Sabile Keçmezit Bashës, kushtuar të borgosurve politikë shqiptarë/ që nga viti 1945 /, është një gjarje shumë e madhe në historiografinë objektive shqiptare.Është ndër librat më të qëlluar që janë shkruar deri në ditët e sotme, ngase të përsekutuarit tanë politikë qysh moti e kanë merituar një libër të tillë.Ndaj Zonja Basha ka bërë një punë të mahnitshme në këtë drejtim së cilës duhet t’I falenderohemi të gjithë ngase , deri në ditët e sotme shumëkush në Kosovë, nga shtëpitë e tyre kanë pasur të burgosur të ndërgjegjes dhe burgjet sikur ishin të ndërtuara vetëm për popullin tone.
Autorja e librit, me përkushtim të madh, me respect të duhur dhe me angazhim kolosal ka bërë një punë të madhe kushtuar atyre që më së tepërmi janë përpjekur për Kosovën e lire, të pavarur dher sovrane, duke shkuar edhe më larg- në dëshirën tone lergjitime-bashkimin e tokave tona të ndara me dhunë dhe në mënyrë arbitrare, në raport me forcat vendosëse të asaj kohe kur Serbia prapa vetes e kishte Rusinë ‘’që vrante dhe kthjellte’’.jo vetëm mbi këto hapësira por edhe më gjerë.Autorja hedh dritë në Golgotën e përjetimeve të shqiptarëve nëpër burgjet serbe që nga viti I theksuar më lart e deri në çlirimin tone definitiv nga okupimi dhe kolonializmi serb I cili , me egërsinë e tij të jashtëzakonshme, ishte I paduruar për mijra e mijra të burgosur politik të cilën paten fatkeqësinë t’I provonin’humanizmat’’dhe’’të drejtat e barabarta’’të regjimeve totalitare që na rrinin mbi kokë si Shpata e Demokleut.Pra libri është një document I rrallë dhe I pari I këtij lloji në vendin tone I cili I përshkruan në tërësi dënimet drakonike që u janë bërë shqiptarëve të cilët e kërkonin vetëm atë që u takonte si të gjithë të tjerëve/të jetonin në shtetin e lire ose të barazoheshin me kombet tjera/.Por çuditërisht, edhe fatin e kishim pasur të tillë që të gjendeshim në mesin e hienave ballkanike të cilat donin të na zhduknin nga faqja e dheut/anipse qysh nga Iliria ishim në tokat dhe vatrat tona shekullore/.Kishim pasur fatkeqësinë që të na ndanin dhe copëtonin në 5 shtete të tjera, në mesin e të cilëve ishte edhe republika ‘’xhuexhe’’ Malit të Zi e cila asaj kohe nuk numëronte as dyqindmijë banorë, por siç thamë edhe më lart, edhe asaj I ndihmonte Ariu I stepave ruse.
Duke pasur parasysh rrugën tonë të përjetuar gjatë 5 dekadave dhe arrestimet e pandërprera që u bëheshin patriotëve tanë, e shohim se burgjet serbe sikur ishin krijuar dhe ndërtuar vetëm për shqiptarë.Gjatë regjimit titist dhe ndarjes së botës në dy blloqe, askush nga vendet e botës demokratike nuk merrej fare me shkeljen permanente të drejtave të shqiptarëve të cilët ishin populli politikisht më I persekutuar në Evropë/e për tragjedinë tone aq të madhe/edhe në Shqipërinë staliniste/, në të cilën kur shkonin shqiptarët nga Kosova për të gjetur shpëtim, e përjetonin atë thënie e tmerrshme të rapsodit Dervish Shaqa/E lame bore/e gjetëm dimën/.Por edhepse ishte kështu dhe kaq pa mëshirë, populli ynë nuk dorëzohej kurrë por vazhdinisht nxirrte bij dhe bija idealistë dhe të kalitur në pikëpamje patriotike të cilët asnjëherë nuk I nështroheshin armikut tone të pashpirtë dhe të pangopur me vuajtjet tona të pakufishme.Patriotët tanë nuk u pajtuan asnjëherë me mbetjen e Kosovës këndej kufirit/ngase edhe lufta mbarëshqiptare ishte bërë për bashkjim kombëtar/. Ata vazhdimisht u përpoqën për ta ngritur zërin dhe për ta realizuar ëndrrën e tyre shekullore, e mbetur përgjysmë qysh nga përfundimi I Luftës së dytë botërore dhe nga Lufta heroike e trim tribunit legjendar Shaban Polluzha I cili në fund e mori vesh tradhëtinë dhe përpjekjet e sllavokomunistëve/të veshiur me rrobe partizanësh/ për ta nënshruar këtë popull dhe për ta’’ prerë’’në fyt Drenicën/ashtu siç ndodhi në dimrin e acartë të vitit 1946. kur mbi popullatën e atjeshme u lëshuan bandat e panumërta për t’I mposhtur dy dragojntë e atij vendi/Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën/ të cilët u vranë në një kullë duke luftuar si heronjtë antikë të historisë politikisht njerëzore, siç kishte vepruar shpeshherë edhe paraardhësi I tij Azem Galica.
Pas vrasjes së dy martirëve nga mijra ushtarë serboçetnikë, Fronti nacional demokratik shqiptar, si Lëvizje ilegale politike, I vazhdoi përpjekjet tona çlirimtare, duke vepruar në të gjitha viset e Kosovës së okuptuar dhe trojet e tjera shqiptare në ish republikat ku kishte shqiptarë.Burrat e tillë të patrembur I vazhdonin përpjekjet e tyre të pakursyera për t’I ndihmuar atdheut, anipse binin në burgje, maltretoheshin dhe persekutoheshin në mënyrat më shtazarake.
Dhe në fund duhet theksuar se Libri I Zonjës Basha posedon vlera të shumta dhe, parasëgjithat, është një thesar I pazëvendësuar nga I cili mësojmë se sa shumë shqiptarë kishin qenë të burgosur në kazamatet dhe regjimet obskurantiste serbe, të clave, më në fund, edhe Zoti ua solli ndëshkimin e merituar , duke mos I rënë kurrë në mend që të merret më’’aventura të ngjashme’’siç kishte vepruar deri në atë ditë të lumtur për të gjithë ne.