| E shtune, 09.10.2010, 07:58 PM |
Gazi Buxheli
ELEGJI PER ANITA BITRIN
Refren:
Nëna për nga hëna,
vajza për nga dielli,
ti, veç me këngë,
yjeve që ka qielli…
…Mbi ç’mëkat, xhelozo, a kotësi,
gjeti arsye, e si mund të ndodhte kështu,
që nata erdhi me egërsi primitive,
e iku tinëzisht bashkë me ju?
Refreni: Nëna për nga Hwna ,
vajza për …….
Dhe ikët të trija, në heshtjen e thellë,
me terrin e trishtë të asaj nate,
si një rënie e borës së shkrirë,
buzëmbrëmje, nga dega e një lofate…
Refreni: Nëna për nga hëna
vajza për nga…….
Ranë e ikën copëzat e borës,
me rrëkeza uji, në det, a oqean,
në pafundësi misteresh qiellorë,
rrugët tuaja çuditërisht u ndanë.
Refreni: nëna për nga hëna,
vajza për nga…..
Ishte kohë Vjeshte at’here,
e fletët bini mbi tokën e lagur,
disa zverdhur nga Vjeshta e vonë,
disa nga sadizmi i asaj nate shtangur.
Refreni: nëna për nga Hëna,
Vajza për nga…….