| E shtune, 09.10.2010, 07:28 PM |
Një zbulim i ri për dinosaurët
Nga HAXHI DULLA – Varshavë
Në malet e quajtura „ Góry ?wi?tokrzyskie” në pjesen qëndrore të Polonisë para disa ditësh u zbuluan shenjat e dinosaurëve të quajtur dinozauromorf të para 250 milion viteve. Sipas zbuluesve polak dhe britanez të "Proceedings of the Royal Society B" ky zbulim është për 9 milion vite më i vjetër se sa zbulimet tjera të këtij lloji.
Shenjat e kurrizorëve të familjes Prorotodactylus, janë në gjatësi disa centimetra. Kjo rrjedhë nga fakti se dinosaurët primitive ishin shtazë të vogla , pesha e të cilëve nuk kalonte dy kilogram, dhe lëviznin në katër gjymtyrë.
Sensacion i vërtetë shkencor është se shenjat e dinasaurëve rrjedhin para 2 milion vite, pas një katastrofe të madhe ekologjike në historinë e Tokës kur nga sipërfaqja e saj u zhdukën 90 % e të gjitha llojeve. Gjerë tani shkencetarët ishin të bindur se dinasaurët u paraqiteë 15- 20 milion vite pas kësaj katastrofe.
Në hulumtime mori pjesë paleontologu polak Grzegorz Nied?wiecki nga Universiteti i Varshavës i cili në janar të këtij viti po në këto male të njohura polake në bashkëpunim me shkencëtar botëror arriti të bëjë edhe një zbulim shumë të rëndësishëm për lloje të tjera të kurrizoreve.