| E enjte, 07.10.2010, 09:57 PM |
Skandali i 2-të, u.d. Presidenti Krasniqi zhduk fotot e presidentëve Rugova e Sejdiu
Jakup Krasniqi, si duket është duke besuar se nuk është më ushtrues detyre i presidentit të shtetit, por, një mbret i përjetshëm. Pa u bërë 10 ditë nga pranimi i detyrës prej presidentit Sejdiu, postin e ushtruesit të detyrës së Presidentit, ka zhdukur të enjten fotot e dy presidentëve, atij historik dr.Ibrahim Rugova dhe të dr.Fatmir Sejdiut.
Krasniqi edhe me tu zgjedhur kryetar i Kuvendit e pat larguar foton e Presidentit Rugova nga holli i Kuvendit të Kosovës, por që u detyrua ta kthente pas disa kohësh, i gjendur para presionit të opinionit publik dhe më pas edhe të LDK-së e LDD-së.
Dy fotot e presidentëve gjendeshin në faqen e murit, buzë të cilit gjindet kolltuku i Presidentit dhe ai për mysafirin.