| E enjte, 07.10.2010, 08:52 PM |
Luan Çipi
FRYMËZIM NGA BALLADA
E POETIT JANAQ PANI
Qeparotasit kapedanë
Rrojnë, kurrë nuk kanë të vdekur
Jani me Petraqin* pranë
Shkruajnë si poet të pjekur.
I gjallë është barba Janko
Vjershëron te Janaq Pani
Ulur bashkë në një banko
Mësuesi dhe Kapedani.
I shoh bregut të Ontarios,
Si të ishin në Gjivlash
Përmbi Torën e Torontos
Të përtypin arapash.
Shoh Vlorës Janaqin kthyer,
Si djalosh 20 vjeçar
Tiranë- Durrës, burrë të vyer
Patriot e atdhetar..
Balada me shumë këngë
Kujton kodrat me ullinj,
Bregdetin shpella e mëngë,
Kapedanët sedërllinj
Është mall, derdhur në vargje
Për hirin e ngrohtë të vatrës
Për vasha, valle dhe pragje
Për bëmat rinore natës.
*Poeti Petraq Pali