| E merkure, 06.10.2010, 09:57 PM |
Për një grusht dinamit/ A Fistful of Dynamite/
Nga Halit Bogaj
Xhejms Koburn dhe Rod Stejxher
Është shpageti uestern i Serxho Leones, i realizuar në Itali në vitin 1971, me Xhems Koburnin/ si revolucionar irlandez/ dhe Rod Stejxherin /një rebel meksikan/ të cilët takohen në kohën e Revolucionit turbulent meksikan..Gjatë udhëtimit të tij aventurist nëpër viset e varfëra meksikane, Huan Miranda/Rod Stejxher/ e takon Shon Malerin, një ekspert i njohur i Oraganizatës çlirimtare Iralandeze i cili kishte ikur nga britanikët pas disa sulmeve që i kishte bërë ndaj ushtrisë së tyre.Duke e parë se Xhoni ishte ekspert për eksploziv, Huani e thirrë për ta plaçkitur një Bankë në vendin e quajtur Mesa Verde, me ç'rast Xhoni kishte kontaktuar me revolucionarët për t'iu ofruar atyre ndihmë me dinamit.Gjersa e sulmojnë bankën , që ishte pjesë e sulmit të orkestruar në ushtrinë meksikane/të cilin e kishte organizuar Dr.Villege/, Huan e kupton se në bankë nuk kishte pasur pare, përkatësisht ai vend ishte shfrytëzuar për burgosjen dhe maltretimin e patriotëve meksikanë të cilët përpiqeshin ta rrëzonin pushtetin autokratik. Duke mos e ditur këtë, Huan liron një numër të madhtë burgosurish politik dhe së shpejti bëhet një hero i madh i rastit për të gjitha shtresat popullore dhe për Revolucionin e vendit të vetë. Pra ai kishte hyrë në një rrugë pa kthim, nga banditi ishte bërë një patriot i paparë, por edhe duke iu falenderuar shokut të tij nga Irlanda i cili atje ishte marrë me një veprimtari të tillë patriotike dhe çlirimtare.Si rezultat i tërë kësaj, ushtria meksikane i ndjek Huanin dhe Xhonin ,pëpor ata vullnetarisht ndalen që të luftojnë kundër saj, me dy pushkamitralezë dhe me dinamit.Duke iu falenderuar aftësivetë jashtëzakonshme të Xhonit, një pjesë e madhe e ushrisë meksikane shkatërrohet, por gjeneral Gynter Ruizi shpëton, i cili në fund të filmit e vret tinëzisht Xhonin, por edhe ai vritet nga Huani.Pas asaj beteje, Xhoni dhe Huani e zbulojnë se janë vrarë shumica e luftëtarëve të tyre, në mesin e të cilëve edhe djemtë e Huanit të cilët i kishte vrarë ushtria në një shpellë.I mllefosur nga pikëllimi dhe tërbimi Huan bie në konflikt me ushtarët por së shpejti zihet edhe ai rob.Xhoni hyn i pavarëjtur në mesin e ushtarëve dhe oficerëve meksikanë dhe e sheh se si pushkatohen revolucionarët të cilët i kishte tradhëtuar Dr. Villega, pasi që të njejtin e kishte torturuar Oficeri Gynter dhe njerëzit e tij/ me ç'rast tek Xhoni zgjon kujtime kur e kishte tradhëtuar shoku i tij revolucionar në Iralndë/ të cilin e kishte vrarë me dorë të vetë/dhe kishte ikur në Meksikë.Në kampin tjetër ku ekzekutoheshin njerëzit ishte edhe Huani të cilin e shpëton me eksploziv Xhoni.Pastaj Xhon dhe Huan strehohen në vagonin e kafshëve në një tren, i cili ishte ndalur për ta marrë tiranin gjeneral Huerte i cili ikte me një pjesë të madhe të parave të popullit, duke ikur nga frika se mos e zinin Panço Villa dhe Emiliano Zapata/dy revolucionarët kryesorë të revolucionit meksikan/.Treni ndalohet, kurse Huan e vret Huerten dhe pas daljes nga treni përshëndetet me duartrokitje frenetike nga masat e gjëra popullore, i cili, prapë në mënyrë të papritur bëhet hero i luftës.Në ndërkohë Xhoni e eksplodon trenin e gjeneralit famëkeq Gynter Ruiz, duke ia vrarë shumë ushtarë. Operacioni kishte sukses të madh, por në ndërkohë Xhoni vritet pas shpine nga gjenerali Gynter Rez, të cilin, siç thamë më herët, e vret Huani.Derisa vdes Xhoni, prapë e kujton shokun e vetë tradhëtar në Irlandë, së bashku me të dashurën e tij, me ç'rast shikuesi për herë të parë e heton se ata dy ishin të përzier edhe rreth të njejtës femër. Me rastin e vdekjes së Xhonit, Huani ndien dhembje të madhe.