Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ferit Ramadani: Jusuf Gërvalla - Prometheu i simbolikës lirike

| E merkure, 06.10.2010, 09:58 PM |


4. JUSUF GËRVALLA - PROMETHEU I SIMBOLIKËS LIRIKE

 

Nga Ferit RAMADANI

 

Periudha e shfaqjes se këtij fenomeni të quajtur Jusuf Gërvalla në zhvillimin e lëvizjes kombëtare, tërësisht në planin ideor e kombëtar, politik e social, e mbi të gjitha atë artistik, pushton një dimension poliedrik që, përmes shfrimit karakteristik krijon kompleksin e sfidës e , në përmasë, përfëshi prirjet e afrimit dhe identifikimit intim me atë të popullit shqiptarë që artikulon kërkesën për të drejtën legjitime të tij. Vizioni që dota ditës vjen e bëhet realitet, ishte i projektuar në këmbënultesinë e ketij vigani, që në çastet ma delikate, arriti te shperthejë dhe si tribun, u përball me mekanizmat e pushtetit okupues te jufederalizmit sllav.

 

Në këtë rrafsh kjo shpallje e gjenisë së këtij populli të robëruar, në paralelen e ngritjeve përballohet me tendencat e rezistencës krahas goditjeve e shpërbërjeve që ia bëjnë, dhe nëpër varfëri e degjenerime të idesë, nëpër dezintegrime e përqëndrime të partikularizmit përçarës, nëpër klimën e tronditjeve e shpërthimeve që pranojnë jetësimin e karakterit të robërisë, nuk u gjunjëzua, as nuk u mposht. Prandaj, kjo pasojë e kësaj shprehje kushtrimi, nga aparati i juntës okupuese federaliste, s’kishte si të mos e cilësojë këtë rrezik njeri të veçorisë unikate revolucionare dhe frymëzues të simpatisë së unitetit shqiptarë, si person nongrata! Tek e mbramja , fryma e tij e pavarësisë në horizontin e vetëdijes ishte mbjellur ndaj, ai ishte plotësisht i bindur se sido që të ndodhëte, ai mbetej pararojë e ndërgjegjes, pa çka se goditjet dhe shtypjet e aparatit federalist okupues tentonin të krijojnë pozitën e përhershme të nënshtrimeve!

 

Në cilën gjendje ishte pozita e shqiptarëve, e se si purfundonin ata, mund te pasqyrohet mireqenia e popullit me tekstet e shkruara te rapsodëve që pas ndodhive , zakonisht ata, ngrisnin jehonen e kushtrimit me kenge e cifteli.Ashtu u veprua edhe per JUsufin , Bardhoshin e Kadriun, nje tresh heroik që kurorës së lavdisë i shtuan heroizmin, po aq ma shumë edhe dhimbjen që e perjetoi populli per keta viganë. Edhe rapsodi Agim Gashi , tek kënga e tij e krijuar ne Lipjan me 1982, do te shkruaj :

 

Agim GASHI:

 

KANGË PËR JUSUF GËRVALLËN

 

Me shtatëmbdhet të Janarit

O tetëdhjet e dy

U hap lajmi në gjithë botën

Për shqiptarë ish zi.

Sepse UDB-eja Jugosllave

Atje n´Gjermani

Në mënyrë mizore e tradhëtare

I vrau tre djem t´ri.

Na e vranë Jusuf Gërvallën

Trimin guximtar

Na e vranë dhe Kadri Zekën

Me Bardhoshin vranë.

Qohu Jusuf shihe Bardhoshin

Ma të voglin vlla,

Qohu e shihe Kadri Zekën

Shok kurrë pa u nda.

Qohu Jusuf shihe Donikën

Që po të rri përbri,

Shih sa duket sot krenare,

Lot si sheh në sy.

Qohu Jusuf e shih shokët

T´popullit tand trim-o

Fjala Jote para vdekjes

Na ka dhanë kushtrim.

 

Kompleksi i sfidave, Jusuf Gërvalla, i përgjithësuar në çështje kushtëzoj ndryshimet që ndodhën për kërkesën e drejtë e natyrore të shqiptarëve.Ai duke shprishur rehatinë shpirtërore për çështjen madhore të idealit , e vrau vetminë që të shpeshtën u vardisej shumë intelektualëve karrieristë e luftëtarë gradash të okupatorëve që saherë në proceset shoqërore vardisej përmbytja e përndjekja ata heshtnin dhe ishulloheshin, dhe i shoqëruar nga masa e mërgimtarëve krijoj varganin e gjatë të aradhave që artikulonin zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Krahas krijimit të saj, krijoi komunikimin përmes tubimeve nga njëra anë, dhe vargjeve të prozës e poezisë, dramës e artikujve publicistik, dhe këngës së gjatë të lirisë nga ana tjetër. Pa u lodhur kurrë e me përkushtim intelektuali dhe krijuesi, Jusuf Gërvalla më tepër se prisi, i priu idesë për t’u krijuar klima e historisë së re deri në skajshmëri, e për t’u bërë ndikimi në ndryshim të fizionomisë së kërkesës së shqiptarëve që gjithmonë ishin nisur nga hallakama e mjerimi!

 

Vetem atë që e priti okupatori se me vrasjen e tij, nuk ndodhi.Perkundrazi, ashtu si del ne theksim te këngës së rapsodit te nderuar Agim Gashi, Jusufi beher feniksi i ri i ringjalljes, që në çdo anë të atdheut ku ishte i cliruar, dhe i robëruar , bëhet motiv i kushtrimit. Ndersa, familja e tij, Nena, gruaja e bija, tri simbole heroizmi te vecanta. E para, se me nje heroizem te paparë bën deklarime burrërore, e dyta, Suzana, me pende dhe veprimtari per te nxjierr misionin e Jusufit atje ku ai e kishte amanetin, kurre nuk u gjunjezua, ndersa bija, per te nderuar misionin e babait i qëndroi me krenari dhe durim asaj plage te madhe , për të pa te ndritur fytyren e babait hero, i cili, me nje pergjegjesi të lartë kishte nis misionin deri në vetëflijim !

 

Ky njeri sublim duke parë katandinë e shqiptarëve nuk mundi të gjejë prehje në vendlindje , prandaj, i shtërnguar nga rrethanat e një dëshprimi u nis që nëpërmjet të letërsisë dhe egzilit t’i shpallë luftë obskurantizmit ortodoksist jugosllav që krijonte tragjedinë dhe vdekjen e shqiptarit ashtu siç do ta pësojë edhe Jusufi tok me Bardhoshin e Kadriun, dy bashkëmendimtarë të tij të paluhatshëm të idesë. Kjo plagë e shekullit për ne fokusohet në dhembje të një motivi të fuqishëm ashtu si të gjithë mërgimtarët që e përjetojnë shkëputjen nga vatani nëpër katër anët e botës dhe ëndërrojnë ditë e natë atdheun e lirë, por, u treten kockat larg tij si sot e ndër mote. Megjithatë kështu nuk ndodh me Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun! Sado që prehen larg atdheut ata kthehen për të jehuar në përvjetorë si kulte e shenjtorë të drejtësisë për atë, përse u privuan padrejtësisht nga të drejtat dhe jeta!

 

Universi i kësaj pikëpamjeje padyshim krijon natyrën etike të këtyre martirëve e veçmas të Jusufit, këtij njeriu pararojë e ndërgjegjes dhe zgjim rilindës i vizionit të arsyes etike! S’ka dyshim se ai në përkujdesje të tillë krijoi binarët e rrugëtimit drejt kërkesës për liri, pavarësi dhe bashkim të shqiptarëve, por, pa kërkuar kurrë që t’ua marrë lirinë dhe pavarësinë të tjerëve. Ai nuk kishte as nuk i pranonte kërkesat e dukurive irreale. Në të vërtetë ai krijoi kërkesën e një realiteti të natyrshëm dhe elementarë që është i domosdoshëm të bëhet si në ndërdijen e shqiptarit poashtu dhe në sipërfaqen e një lavdie historike të përmbytur nga varfëria dhe robëria okupuese.

 

Njeriu i këtij karakteri, Jusuf Gërvalla, në nëntekstin e shprehjeve si krijues , solli stilin e veçantë në poezi, tregim, dramë, gazetari dhe këngë.Ai duke shfrytëzuar fjalën e shkruar dhe të interpretuar, temat, motivet, teknikën e vargut, simbolet e metaforat, forcoj thellimin e ndjenjës dhe të mendimit, ngriti fuqinë dhe parimet e shpirtit sugjestiv shqiptarë për të mbetur përjetësisht: Promethe i hyjnizuar i simbolikës lirike!

 

Të flasish për Jusuf Gërvallën do të thotë të flasish për kompleksin e sfidave. Për atë që përballoi anatemat, mposhtjet dhe përçudnimet dhe u kthye në kult përlindjesh.U kthye në shëmbëlltyrë historike. U kthye në virtyt shpirtëror të afrimeve dhe unitetit. Të flasish për Jusuf Gërvallën do të thotë të flasish bindshëm për himnizimin e virtytit të trimërisë, për nxitjen e dukshme të etnopsikologjisë shqiptare, për konsideratën dhe gjendjen morale , e veçmas për kulturën intelektuale. Domethënë, Jusuf Gërvalla është veçoria e kualitetit tonë militant që edhe i vdekur, del fitimtar, për të thyer perandorët e tërbuar, që pa asnjë arsye, i vardisen ta mposhtin e copëtojnë me primitivizëm dhe brutalitet, ndërgjegjen e pavarësisë dhe lirisë së shqiptarëve, pa u kujtuar se Jusufët, Bardhoshët e Kadritë, lindin e rilindin për atdheun …