| E merkure, 06.10.2010, 05:19 PM |
Janaq Pani
NJË KUJTESË PËR EUROPËN
Si ndodh që gjuhën më të lashtë
njëzëri shpallur nga gjuhëtarët
Europa plakë e lënka jashtë,
një vend s'u gjet dhe për shqiptarët.
 
Europën - model demokracie
nuk dua që ta ve në faj,
por këtë Gjuhë Perëndie
e vlen ta marrë në gjinë e saj.
 
Ka rritë Shqipëria perandorë
dhe një Kalorës të Krishtërimit,
e mbrojt' Europën me shpatë në dorë
e syrin mbante drejt Perëndimit.
 
Ndaj bëj detyrën Europa plakë
 e laj një borxh shekuj harruar,
në besë, shqiptari hidhet në flakë
e mbas nuk kthehet i turpëruar...