Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Në heshtje flas

| E marte, 05.10.2010, 07:29 PM |


Kasam Shaqirvela

 

Në heshtje flas

 

Nëqoftëse nuk flas po vetëm shikoj

Dëgjoj të tjerët që ligjërojnë

Si bilbil gjezari të këndojnë

Apo si lakenjët që vajtojnë

Mendimet nuk më janë shterur

Dhe, as guximi  s’m’është tharë

Me heshtje rrenën ua kam terur

Unë në heshtje kam folur mbarë

***

Ndonëse me sy të mjegulluar matrapazët

Fort mirë shikimin ma kanë parë

Me atë që vetëm ua dëgjoj avazet

Servilizmin e tyre rëndë ua kam vrarë

Ata vetë kurrë nuk janë deklaruar

As nuk e kanë guximin të qëllojnë

Mbase kanë ndërgjegje të rënduar

Me karakterin e tyre paçavër

Do të ngelin lakenj përgjithmonë.

 

2001