| E hene, 04.10.2010, 08:07 PM |
Gazi Buxheli
GJATE DHE PAS NJE ENDERRE
“Kain” dhe “Abel”, janë nofkat e dy personave të cilët prej kohësh përjetonin mospajtimin. Kundërshtitë e tyre të tejzgjatura, publike kishin ngacmuar kujtesën e të tjerëve për t’ju vënë këto dy nofka, duke i huazur nga fillesat e njerëzimit. Në ato kohëra, të dy djemtë e Adamit dhe të Evës, Kaini dhe Abeli, patën kundërshti të ashpëra, që çuan në të parën vrasje të njerëzimit, e përmëtepër midis dy vëllezërve. Kjo vëllavrasje ngjasoj si prelud i trazirave të pashmangshme njerëzore. Kohërat vërtetuan preludin. Historia e kundërshtive midis njerëzve u përsëriritën në pafudësi, por me disa ndryshime nga ajo e djemve të Adamit dhe Evës: ato nuk ngjisnin më vetëm midis vëllezërve, por edhe mes njerëzish të ndryshëm. Kundësrshtitë nuk përfundonin gjithnjë në vrasje, por edhe në mënyra të tjera, që shtriheshin nga zgjidhjet më paqësore, e deri tak ato më të egrat: pajtime, harresë, kërkim falje, gjyqësi e vetëgjyqësi, pusi, ngujime, djegie. Por ndoshta një nga trashëgimitë e të parës vrasje ishte dhe cilësimi dhe kthimi në simbol i autorëve të saj: Kaini u bë simbol i ligësisë, Abeli i urtësisë. Kohërat treguan se Kaini gjithnjë e kishtë më të lehtë në luftëh kundër Abelit, të cilit mundi i fitores gjithnjë i vinte i vështirë.
U panë shumë modele të këtyre lloj kundërshtishë, e midis tyre, për të treguar shëmbullin u muarr ndodhia e mëposhtme:
Nga foltoria e sallës ku bëhej tubimi, njeriu me nofkën Kain, deklaronte: zotërinj, njeriu për të cilin sot po flasim, pra Abeli, është një abuzues, hypokrit,dinak! Pabesia e tij është normë, e gatëshme të arrij tek përgjakja! Pra në tërësi Abeli është një njeri pa vlera, që rëndon mjedisin tonë! Fjalët e nofkës Kain, simbol i ligësisë, pasi futën në ekstazë kënaqësie mbështetësit e tij, gojë më gojë morën udhët e largëta, nëpër tërë vendin . U përplsën edhe në veshët e simbolit të pafjsisë, Abelit. U ngrit menjëherë dhe mori rrugën e sqarimit. Rruga ishte e gjatë, me pengesa nga më të pabesueshmet, mbase të ngritura qëllimisht për të mosarritur te Kaini. Në hotelin ku fjeti u ndesh me çimkat gjakpirëse. Një e nga një i vrau. Vazhdimi i rrugës e përplasi me një rrjetë merimange. Hoqi nga fytyra cergat e saj dhe pastaj e ç’pështolli atë rrjetë. U përlesh me një tufë ujqërish, nga ku dolli tërësisht i gjakosur, por i mbetur gjallë, e mbi të gjitha me ujqër të vrarë. Diku, nga mesi i udhëtimit, u gjend ballë për ballë me një hije të çuditshme që ndrronte formë sa herë që Abeli i afrohej. Edhe hijen e largoi, por pa marrë vesh në se e zhduku përfundimisht. Më së fundi arrit në sallën e mbyllur. U ngjit në foltoren e saj, duke tentuar të kapte mikrofonin. Nofka Kain i’u turr, për të mos i lënë mikrofonin, por ra i zalisur në këmbët e tij. - Kaq doja, tha triumfues Abeli. Tani do të kthehem tek shtëpia ime, dhe do ta bëj këtë duke kaluar në atë rrugë nëpër të cilën erdha. Befasia në kthim ishte frikësuese: merimanga e vrarë ishte e ngjallur e përsëri kish endur rrjetën e dëndur. Ujqërit, përsëri të gjallë , të egërsuar; hija po ajo, herë e dukshme, herë e padukshme. Ndërsa tartabiqet, të tejshtuara, buzëqeshnin dinakërisht.
I befasuar, i raskapitur dhe i çoroditur, nga përjetimi i rrugës së kthimit, hapi telvizorin. Në ekran u riduk përsëri Kaini duke folur: - Zotërinj, e patë sa i kotshëm dhe sa qesharak ishte! A nuk kam të drejtë të them se ç’ka thash për z. Abel është vërtetësi?! A nuk ju turrën atij tërë ato krijesa për të më mbrojtur mua?! S’ka rëndësi në se ato ishin tartabiqe, ujqër, apo merimanga. Bashk me ta ishte dhe hija, dhe ajo ishte hije njeriu. Të gjitha janë krijesa me vlerat dhe si të tilla kanë qëllimet e tyre…Kujoti se vrau ujqërit, se ç’palosi rrjetë e merimangës, se i dha formë hijes, se i shtypi tartabiqet një e nga një. Ato pas vrasjes ridollën, i’u rykthyen mbrojtjes sime. Kujtoi se më vrau mua. I bëri këto? Jo! Ja pra zotërinj, mos kini mëndësi dyshimi. Një njeri që nuk vret dot ujqërit, merimangat dhe hijet, ose ka paftësinë, ose nuk ka të drejtë.
Paskëtij dështimi njeriu me nofkën Abel , kërkoi të tjera rrugë. Të tilla kishtë shumë! Kë të zgjidhte? Të përdorte atë që Kaini i lashtësisë kishtë përdorur kundër Abelit të po asaj kohe, pra vrasjen?! Por iu kujtua se pas asaj vrasje ishte shdukur edhe vet ai, Kaini.Të largonte, apo të shdukte, gjithëçka që mbronte Kainin. Pra të ripërsëriste atë çka bëri kur shduku merimangat, ujqërit, tarabiqt dhe hijet. Përsëri do të gjendej para dukurisë së bishtit të hardhucës: ai ribëhet sa herë që këputet, pra ata do të ringjlleshin. Si më të mundshme pa gjethen e ullirit, të kërkesës për pajtim, por Kaini ishte rritur në vende pa gjethe ulliri. Ai njihte vetëm dukurinë e rrukullisjes së shkëmbit, pra vetëm përpara pa kthim mbrapa.
Në pamundësinë e gjetjes së zgjidhjes Abeli, mbylli televizorin dhe shkoi për të fjetur. Në gjumin e shqetësuar , ëndërra ishte befasuese: i’u shfaq njeriu nga i cili kish rrjedh njerëzimi, Sethi, djali i tretë i Adamit, që tek veshi i pëshpëriti:- vlera e kundërshtarit përcakton llojin e kundërshtimit. Njeriut me nofkën Kain, meritonte harresën, e kjo jo si injorim, por si besim se fundi i Kianit të Adamit, në një kohë të vonuar, do të vinte edhe tek njeriun me nofkën Kain. U zgjua i lehtësuar, por i lodhur nga përjetimi i asaj ëndërre.