| E hene, 04.10.2010, 08:55 PM |
Çlirim Uça
Mbretrit tanë
Pati një mbret
Që tha: unë jam shtet,
Koha e gjykoi thënien e mbretit.
Në shtetet shqiptare,
të kanuneve dhe bajraqeve
Mbretrit tash brohorasin:
„Bekoje Zot Shqipërinë
Bekoje Zot Kosovën martire
Bekoje Zot popullin shqiptar“
…
Zoti i ka degjuar mbretrit tonë
Vendet tona po lulëzojnë,
populli është i lumtur,
si askush tjetër.
Populli,
mirënjohës për bekimin e fituar,
plot ngazëllim po brohoret:
“Zot, bekoji dhe mbretrit vetë
le ta gëzojnë edhe ata këtë lezet!“.
30.08.10 Wohlen
Zhurmshëm,
fare të hallakatur
po grindën qentë.
Ulërijnë zemërzitë:
ma bëre ta bëra
ma more ta mora
ma hëngre ta hëngra…,
deri në zëra të mekur.
jo për një copë asht
as për një copë bukë,
por për barkun e popullit
dhe trupin e Atdheut.
31.08.10. Wohlen