Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: Përkrahet iniciativa për zgjedhjen e Demaçit President

| E shtune, 02.10.2010, 06:47 PM |


PËRKRAHET INICIATIVA PËR ZGJEDHJEN  E  DEMAÇIT PRESIDENT

 

Nga Milazim KADRIU

 

Shoqata e të burgosurve politik në Besianë përkrah iniciativën që veprimtari i shquar i çështjes kombëtare  Adem Demaçi të zgjidhet  president  i Kosovës. Në një njoftim me shkrim të kësaj shoqate thuhet se pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga funksioni i presidentit të Kosovës dhe mbetjes të këtij funksioni më të rëndësishëm  si detyrë e kryetarit të Kuvendit, vullneti i shumë qytetarëve që në këtë pozitë të  zgjidhet veprimtari i shquar Adem Demaçi, shoqata e të burgosurve në Besianë përkrah iniciativën e filluar nga qytetar dhe intelektual të ndryshëm.

 

Veç kësaj  zgjidhja në këtë pozitë e Demaçit do t’ ishte krah i fuqishëm në bisedimet me Serbinë dhe njohje e kontributit të tij nga elita politike dhe intelektuale, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës që ka bërë ky njeri.