Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas: Komunikatë

| E shtune, 02.10.2010, 07:27 PM |


Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar

 

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

 

Komunikatë

 

Sh.m.a.i.k  ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë, e vlerëson të papranueshëm vendimin e sektorit për çështje kufitare dhe migracion pranë zyrës për siguri publike të MPB, për refuzimin e dhënies së shtetësisë maqedonase, historianit dhe publicistit të njohur shqiptar, z. Arben Llalla.

Illyricum Libertas mendon se arsyet e dhëna për refuzimin e kësaj kërkese janë plotësisht të pabaza, të paargumentuara si dhe në kundërshtim flagrant me konventat ndërkombëtare dhe legjislacioinin kombëtar që regullojnë këtë sferë të marrëdhënieve.

Njëkohësisht kërkojmë që shtetësia e këtij vendi ti jepet sa më shpejtë një qytetari model, i cili ka vepruar dhe vepron në fushën e shkencës historike dhe publicistikës në drejtim të demokratizimit të marrëdhënieve e raporteve shoqërore në vend.

 

Tetovë/Oaeneum

2.10.2010