Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Shkëndija që ndez

| E premte, 01.10.2010, 06:46 PM |


Kasam Shaqirvela

 

SHKËNDIJA QË NDEZ

 

Një shkëndijë del nga gryka e zemrës

Përhudhet n’gurgullimat e saj të arta

ndez qiririn e kujtimeve t’vjetrara

nga drita shkëlqen rrugëtimi pa fund

flakadani rend n’udhëtime t’zjarrta

në drejtim t’ylberit famëmadh ndokund

 

Kalorësit e mendimeve të ndryme

i shpalos kujtesa në Ag, një nga një

flaka e purpurt lakadredhet, dhe

djeg kandilin e vet n’salvime,

e vërteta lakuriq rri brenda Unit

kur kujtesa thurr kurora lavdie

derisa koha shëron plagët e murme

nga kafshime të zeza gjarpinjsh

që të helmojnë aty te guri i shtëpisë

sa herë që mendimi yt, bukur i fshinë

përkundjet e ftohta të letargjisë.