Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Stavri Trako: Pasthirrmat- themelet e ngurtësuara të gjuhës parake

| E premte, 01.10.2010, 09:34 PM |


Pasthirrmat- themelet e ngurtësuara të gjuhës parake

 

Nga Stavri Trako

 

Pasthirrmat (Britmat, OH-AHTET) janë : zëtinguj ( fonema),  rrokje ose   fjalë me të cilat   frymëtohet  gjendja   emocionale. Të ngjashme  janë edhe  përgjasjet (imitimet) e britmave të vet njeriut ose të atyre që dëgjon  në botën ku ai jeton që  quhen onomatope , që  pak a shumë janë  zëthirrmat  të perceptuara  me anë dëgjimit, me të cilat ai kërkon të identifikojë një gjasë që ka ndodhur, si edhe  emocionin e çasti.

            Pasthirrmat frymëtojnë gjasje  ose gjendje të ndryshme  nga bota shpirtërore njerëzore  dhe nga natyra  e gjallë. Pasthirrmat e shkruara bartin qëndime të ndryshme  me vlera metonimike, sepse arrijnë  shprehin, edhe grafikisht, ndjenjat çast pas çasti e të shfaqin gjendje, si: gëzimin, kënaqësinë, miratimin ose të kundërtën etj.  

            Pasthirrma  është një dukuri e brendshme psiqike  e gjuhësore. Me to përftohet një tipar i qënësishëm i gjuhë, ai i përsosërisë  së mendimit. Pasthirrmat harmonizojnë ndjenjat   dhe emocionet   me çdo dukuri, veprimi  a  gjendjeje që na shfaqet  në çastin e ligjërimit. Ato janë gjithashtu  paravaja të grupit të foljeve të mendimit abstrakt, që e kanë prejardhjen po  prej këtyre rrokjeve a tingujve frymëtues,si p.sh. mërmërit, bëlbëzoj,  gugurit, hesht, çuditem, habitem, gëzohem, hidhërohem, pikëllohem, lumturohem etj. Kësisoj, pasthirrmat kanë përdorim të domosdoshëm, sidomos në një tekst letrar, sepse me to shfaqen  gjendjet  emocionale.

 

O’sa bukuri ka tufa, sa gaz bie bagëtia!  Naim Frashëri

                                       

Mori bijzë, bijzë e Ljalës. /Moj e bukur dhe e mbriturzë./ Pse më sjellë ndë monë që shkuam? G.Darai Ri

                                                   

 “Mërmëritjet e fëmijës janë më shumë dhe më pak se fjala . Ato s’ janë nota, e megjithë atë janë këngë. Ato s‘janë rrokje, e megjithëatë janë një e folme. Mërmëritja e ka pasur fillimin e vet në qiell dhe nuk do të ketë mbarimin e vet mbi tokë…Ky bëlbëzim përbëhet nga ajo që thoshte fëmija kur ishte engjëll dhe nga ajo që do të thotë kur të bëhet njeri. Djepi ka një dje, ashtu sikurse  varri ka një Nesër. Kjo Nesër dhe kjo Dje përziejnë në këtë gugurimë të errët, të panjohurën e tyre të dyfishtë dhe asgjë nuk e provon Zotin, amshimin, përgjegjësinë.dualitetin e fatit, sa kjo hije e stërmadhe në këtë shpirt të trëndafiltë.”

Viktor Hygo

                                                               

Duke studiuar pasthirrmat, sidomos në atë çka mund të shprehim me to, mund të kuptojmë natyrën e sistemit emocional  të mendimit dhe të gjuhës në tërësi. Me to, ashtu si mendimi, edhe teksti letrar  përfton qëndrimin emocional duke i dhënë gjuhës së letërsisë artistike natyrshmërinë dhe vërtetësinë jetësore. Natyrshëm në gjuhën e folur ato dallohen  qartë, sepse shqiptohen dhe dëgjohen.Nga intonacioni i shqiptimit të pasthirrmave, si pjesë përbërëse e çdo njësie rrokjore, arrihet të kapet qëllimi i dialogut të folësi e kjo është një teknikë që trashëgohet shoqërisht së brendshmi nga gjithësecili, pra ka karakter psiko-shoqëror.

 Funksioni parësor i pasthirrma është  që  ato të mbartin   intonacionin e gjuhës duke i dhënë asaj tiparin psiko- nacional. Edhe në rastin e një fjalie  të qetë dëftore, në shqip, intonacionin e pulsojnë zanoret, të cilat në vargjet poetike kanë një sistem tepër préçis shqiptimi dhe studimi, ndërsa në analizën e prozës kritiku profetizon për muzikalitet të gjuhës së veprës, për veçantitë e stilit, sepse  askush nuk u kushton rëndësinë e duhur këtyre fonemave , nga që jemi mësuar të  analizojmë vetëm me gjymtyrë të fjalisë, dhe pak kujt  i shkon mendja se  te madhësia e një rrokjeje fshihet shpirti i gjuhës.

Në se duhet të  mbrijmë në thelbin e çështjes, që po trajtojmë, mund të pohojmë se  intonacioni thirrmor,që e mbartin pasthirrmat, ka të bëjë me natyrshmërinë dhe thelbin e vet gjuhës. Duke kuptuar se intonacioni rrokjor  është  tipar  i qënësishëm të gjuhës, besojmë  që ai është produkt  psiqik  dhe pjesë e nuklit të  maturisë  së një gjuhe kombëtare.Kemi mendimin se njësitë rrokjore janë  bartëse të intonacionit thirrmor, por edhe arkivi shpirtëror i gjuhës. Duke u nisur nga studimi i tyre mund të gjenden ndër to dhe dëshmi të  rrënjëve dhe të  moshës së një gjuhe.

Gjuha shqipe ka intonacione thirrmore, cilësisht të dallueshëm, për çdo rrokje, por ndodh që e njejta pasthirrma të shpreh nuanca te ndryshme psiqike në vartësi me dialogun a kontektin e mendimit. Çdo gjuhë ka tiparin e vet intonativ. Pa u  intonuar në akordet emocionale të një gjuhe, s’mundet t’i jepet  qartësi dhe thellësi mendimit.

Nga qëmtimi i vemendshëm, mbrimë në përfundimin  e pakundërshtueshëm, se: Shqipja  shqiptimin e fjalës  e bën rrokjor dhe çdo njësi  rrokjore e fjalës e ka intonacionin  e saj të shqiptimit:natyror, të gjatë, të hapur, të mbyllur etj., kjo në vartësi të tonit të shqiptimit të zanores. Mendoj se, është e drejtë që dijetarët e gjuhës  përkufizojnë si pasthirrma të parme tingujt e veçantë, kryesisht ata zano, grup zanor ose rrokje,si: a, e, ë, i, o, u, y, sh, au, eu, oi, ua, ba, hë, moj, sus, a-ha, oh-u, o-re, mo-re, o-bo-bo, u-bu-bu, oh, ah, haj, o-lele, uf, of etj., andaj mund të themi se, në çdo ndërtim rrokjor, pasthirrmat zanore kanë vlera të patjetërsueshme shqiptimore dhe është pikërisht intonacioni  me të cilin ato artikulohen e që u jepet  fjalëve kuptimi i  duhur. Çdo fjalë e shqipes ka ligjin logjik, unik e historik të lidhjes e shqiptimit rrokjor.

Rrokja, si njësia bazë  për shqiptimin e  Shqipes, është një njësi zëtingëllore që lehtëson shprehjen e qartë të mendimit  e që ka rend tipik historik, si: zanore me vlera rrokjore; bashkëtingëllore ose tog bashkëtingëllor+zanore ( CV ose CCV) p.sh. ba-ba,shtë-pi; bashkëtingëllore +zanore +bashkëtingëllore (CVC) p.sh. hap,shes,ngec ,etj;bashkëtingëllore +diftong (CVV) më-su-es. Çdo folës i Shqipes, mirëfilli e di se, ai, nuk gërmëzon kur ligjëron, por mbështetet mrekullisht në lidhjet rrokjore ku gjithmonë është e pranishme zanorja. Çdo rrokje është një nyjëtim i dyfisht dhe me sa kuptohet ka qënë një gjetje e një periudhë shumë e hershme kur njeriu ka përfshirë pasthirrmat, si mbartëse të intonacioni, në themelet e gjuhës së folur fillimisht dhe hap pas hapi dhe asaj të shkruar .

Ky tipar është unik edhe në shkrimin Kreto-Mikenas të shekullit 15-12 para Krishtit të zbuluar nga arkeologu Artur Evans dhe interpretuar më pas nga dijetarët e gjuhës së koduar (Inteligjent Servis) Mihalis Ventris  dhe John Chadwick. Ata mbritën në përfundimin se Mikenasit përdornin një lloj shkrimi rrokjor (shenja, hieroglifi lexohej me vlerën e një rrokjeje). Ata e emërtuan si shkrimi Lineari B. Kjo do të thoshte, që hieroglifet apo shenjat e shkimit Mikenas merrnin kuptimin e duhur nga pasthirrmat zanore me të cilat ato detyrimisht duhet të shqiptoheshin .

Disa here,kanë konkluduar këta autorë, si në Linearin B,të gjitha shenjat  përveç shenjave zanore të vetme)në Qipriotshe(Lineari A) paraqiten rrokjet në formën: bashkëtingëllore +zanore (CV), bashkëtingëllorja ndiqet nga zanorja . Në renditjen për të paraqitur togun bashkëtingëllor (si CCV),të bashkëtingëllores fundore(CVC),si dhe diftongjeve (CVV) shqiptimi i simboleve përdoret të shkel një rrokjogramë ndërmjet për më tepër një bashkëtingëllore ose pjese e një diftongu.

Ajo çfarë ata, Ventris dhe Çadwick, dalluan me gjenialitet qe, se: Lineari B është një shkrim që përftohet dhe kuptohet kur lexohet si shenjë rrokjore. Pra, në dialektin e lashtë Mikenas simbolet, hieroglifet, kishin njëherazi  vlera si shenja që kishin një shqiptim rrokjor të përcaktuar, nga ky shqiptim rrokjor merrej kuptimi i duhur i fjalëve. (Kjo dukuri  është fort e dallueshme edhe në Shqipen e sotme moderne)

                                                       ¯¯¯

Gjuha sot kuptohet si fjala e artikuluar. Fjala e artikuluar - thotë profesor Çabej, është  gjuha më e përsosur e njeriut. Fjalën tonë ne e shoqërojmë me gjeste dhe me mimikë  ,duke i dhënë asaj gjallëri dhe ngjyrim emocional. Njeriu për t’u shprehur përdor gjestet , që janë lëvizjet shprehëse të dorës, të krahut dhe të kokës, si edhe mimikën që janë lëvizjet shprehëse të muskujve të fytyrës.Gjuha e mimikës dhe e gjesteve është forma instiktiv, por dhe më e lashta e komunikimit njerëzor, që u përdor njëherazi e shoqëruar edhe me thirrma gëzimi, hareje, dëshpërimi , pëkëllimi etj. Vetëm  kështu fjala mori kuptimin e duhur. Por, mendoni se sa e vështirë do të qe për njeriun, për të kaluar  në fazën e gjuhës së artikuluar me vlera të përgjithësuara, pa këto pasthirrma që mbartnin tërë botën emocionale të tij.       

Pasthirrmat zanore  i japin kuptimshmëri fjalës  nëpërmjet  muzikalitet të brendshëm(gëzimi, kënaqësie, habie, frike, tmerri, keqardhjeje, zëmërimi, kërcënimi, përbuzjeje, etj.) që ato kanë. Pa këto ndryshime shqiptimore që kanë zanoret   askush nuk do të arrinte të shfaqte:  gëzimin, kënaqësinë, pakënaqësinë,  habinë, frikën, tmerrin, keqardhjen, dhimbjen, dëshpërimin, zëmërimin, kërcënimin, përbuzjen etj. Për të shprehur kaq ndjenja të ndryshme, pasthirmat e parme, por edhe ato që ngurtësohen si të tilla, kanë  të veçant dhe të padeformueshëm   intonacionin e tyre të shqiptimit. Pasthirrma  është zbatuesja e dëshirës dhe qëllimit të folësit. Në rrethana të ndryshme të kumtimit të mendimit, në vartësi  nga përmbajtja kuptimore  e gjithë fjalisë, edhe e njejta  pasthirrmë, shpreh ndjenja jo të njejta nga që  ato kushtëzohen nga kuptimi i fjalisë mbështetëse.

 Sot dihet, se çdo simbol-shkronjë në gjuhë, në veçanti tingujt bashkëtingëllor frymëtohen më lehtë me një nga tingujt zanor, por në lashtësi, vetëm  kështu, u përftua hopi i duhur, nga u kalua në gjuhën e artikuluar.

Gjuha Shqipe ka 7 zanore por, duke qënë se në gjasjen më të madhe ato përdoren  si pjesë e pandarë e rrokjeve, ato nuk kanë vetëm tonin natyror,  kjo në vartësi me çastin emocional apo edhe natyrën e bashkëtingëllores (e shurdhët apo e zëshme). Kur  ato shqiptohen në fjalë, gjat shqiptimit rrokjor, mund të formëtohen më tepër se 23 tinguj zanore.

Kështu:

-Zanorja –a- te përemri vetor Ata, të dyja a-të janë të gjata sepse shqiptimi i tyre është i hapur nga që shqiptohen me të njejtin intonacion. Por zanorja –a- e shqipes dihet, se  ka intonacion të ndryshëm  në krahina të ndryshme, por dhe në fjalë të përdorimit mbarëkombëtar  ajo ndryshon si p.sh. ar (flori)a- shqiptohet shpejt, arë (ngastër toke) a- shqiptohet natyrshëm dhe arrë (pemë) a-ja zgjatet nga -r e dyfishuar ar-rë. Kurse  fjala amë(ëmë) rrokja e dytë, që fundon me-ë nuk i jep mundësi a-së që të shqiptohet e hapur. Është e gjasur  në shqip, që zanorja a të shqiptohet  të paktën në katër intonacione të ndryshme.

-Zanorja –e-  te fjala More (krahinë) shqiptohet e gjatë; si trajtë e shkurtër -e lave ,-e shpëtove  shqiptohet e shpejtë; dhe si nyje e parma  -e para ,-e dyta ka shqiptim natyror. Në të folmen veriake, fjala-grue- fundon me -e të hapur në të folmen toske del –grua- me -a të hapur, pra shqipja ka dhe raste me shqiptim të dyzuar.

-Zanorja –i- te fjala –shtëpi, i tij - shqiptohet e gjatë; tek fjala –pikë- shqiptohet si e mbyllur, te fjala –kroi- ka shqiptim natyror. Por në të folme të ndryshme të shqipes  i-ja ka shqiptim të shumëfishtë p.sh. tym, tim, tëm, tem. Ka shqiptim të ndërmjetëm përemri vetor –ai që në të folmen veriake  shqiptohet si,- aj.                                

-Zanorja –o- te fjalët përroi, kroi ka shqiptim natyror, ndërsa të fjala More, o-ja shqiptohet  e gjatë. Kjo fjalë ka dy theksa.                                                      

-Zanorja –u- tek përemri vetor –Ju  shqiptohet shpejt; Pjesëza u e diatezës pësore  në kohën e kryer të  thjeshtë dhe te paskajorja: me u dashtun, me u mrekullue, u-ja shqiptohet e shkurtër; te fjala turk  u-ja ka shqiptim natyror.

-Zanorja –y- një nga zanoret më unike shqipes  që si te  fjala yll shqiptohet e gjatë, tek fjala  mbyll shqiptohet e mbyllur. Në të folmet krahinore  y-ja shqiptohet edhe  si –i

 -Zanorja- ë- tek fjalët arrë, e lashtë shqiptohet e gjatë; tek fjala është ë-ja e parë është natyrore si te fjala -i gjatë-   dhe e dyta e zgjatur.

 Ky shumfishim i intonacionit të zanoreve  nuk ndodh vetëm në gjuhën shqipe.

 

Gjuha  hebreje –thotë professor Xh. Krispi, ka trembëdhjetë zanore. Duhet thënë se ato pesë zanore janë shndërruar në trembëdhjetë sipas rastit kur tingulli i shqiptuar është here më i gjatë  dhe here më  e shkurtër.

Kështu ,kam arritur në përfundimin se tingujt, në gjuhën shqipe, duke qënë të shumtë dhe të pacaktuar, na qartësojnë natyrën origjinare të saj, siç ,është,padyshim,vetë gjuha  që Zoti i dha njeriut të parë. (Shqipja Nëna e Gjuhëve)

                                                              ¯¯¯

Sot, gjuha  kuptohet  si pasuria leksikore, që ka të ngërthyer (fiksuar)  tërësinë e perceptimeve të njeriut  shoqëror për botën materiale dhe shpirtërore , që përbënë një thesar pa të cilin nuk do të realizohej komunikimi njerëzor, që është pasuruar  dhe vazhdon, dhe që ka evuluar historikisht. Leksiku autokton shpjegohet  si,  perceptime  të të lashtëve  të mara  drejtëpërdrejt nga jeta, si përvojë dëgjimore dhe e artikuluar apo e shkruar, e fiksuar historikisht  nga breza paraardhës tek pasardhësit.Ja si na e sjell At Nikollë Gazulli këtë thesar të shqipes  popullore :

1.Ag-u (SP. PK.) s. rn. shms-agjè',t 1. agii ì dritè's: kùr endè s' shifet mire por kà nisé me dalë drita; u nisa neper ag tè dritè's. 2. gjyse-terri: me kanè va syt ag, e pdsh si neper ag. 3. agli i synit : bebja (tyrq.) e synit; (krh. agullue, vagu-liue, vegue, vegullue).

2.aht-i,^ t (PK) aft-i (M.M.) 1. e fshàme, fshàfetclat. suspirium. 2. tepricè a kusure mékatesh.  rn.ua-

dojnè ahtet e tè parvet, mas tè rafshin ahtet. e e tè parvet.

3.âzull-i (SP) s. m. hija e muzgut të mbrâmes: trie mi-y     hë për azull (krh. jezu!l-i,-ja) ital. penombra. sh.

ag-u (agull, agjull, sikurse vigjëz e vyzen?)

4.bé-ja: bérrêjshëm; qi ka  a qi bân bé në rrênë, lat. periurus; fraz. jemi bâ nji bé e bâme ! fnën-kuptohet:  rrênëj; kemi vojtë nji bé: jemi bâ gazi i dheut

 

5.bërskot-i (Krz. MR) s. m. rd gota e u bâ bërskol: grimcë, coptim, copëç, lat. fragmen, fragmentant.

bërrk-u (Shk. SP. M.) s. m. erë e randë që merr mishi i thiut, ushûji i vjetruem.  marrë mishi bërrk, erë bërrku: era bërrk; germ. rantzing, it. rancido: me mârrë bërrk: it immucidire.

6.bijue_(Kurb.) v. a. me lindë, me qitë fëmij në dritë: lât.generare.bijim-i.s- m- shms.-e, t : të lindun, t; lat. generatio-nls.

7.bind-i (S.P) s. m.-e t, . 1. çudî, mrekull. 2. send içuditëshëm, i mrekuiîueshëm: Bindi i Zotit: mirabile Dei (lat). Ishte bindi i tokës: nji mrekulli, për bind: mrekullisht.

8.bredhë-a (PL), -a, t: brevë-a, bollë-a. shtërpî i pahelm.

9.bricë-a (MR) s. f. -a, t: gûr zjarmi që i vêhej pushkës te çarku, stërall-i, strall-i (Bashk. fq. 406 fraz.nie i hjekë bricën njij send ; me i a bjerrë, mos me i mbajtë uzdajën : hiqja bricën kësaj pune: mos i a mbâj uzdajën mâ.

10.buhnajë-a (QL. PK) s, f. -ë, t: 1. plohnajé-a: u çue buhnajë prej ère e na i muer sytë; pluhun i math; krh. djalekt. ital. shqipëtar. buhnë-a: plu-hun-i (de Rada): çtiei te kjelkjl ktë buhna: shtî-je ndë kelq ktê pluhun 1 2. dhé moiinë, tokë molinë.

bujênë-a (M.M) s. f. -ë, t: 1. gomën e théllë n'uj,

puçigâ, ganâll-i (SP). 2. DK. boenë-a, -, t;  shi e u çuen boenët: vershim ujnash, derdhazë

11. caçë (FI. PK) v. as. kâ nisë fërnija me cacë. (sh. catë.)

 12. cacë-a (Shk.) sf. bîmë: Orchls maculata, germ. Oeflecktes Knabenkraut.

13.cahë (Shk.) v. akt. me pague : nuk të lëshoj pâ m'i cahë paret e mija : krh. germ. zaklen.

14. cakël-a (M.M.) s. f. -a, t: grumbul! a kapë e vogël kollomboqi, grûni etr; më kâ mbetë grûni cake-la cakëla n' are. (krh. çakël-a.)

15. cakërr-a (i, e. Shll. DK) adj. uj i cakërr, cakër, i kuliuet i këthjellët.

16. cakërri-ja (SP.) s. f. shi përzie me bore e akul!: po bjen cakër ri.

17. caktâr-e (M.M) adj. që rrin në cak, që ruen cakun, krh. lat. terminalis-e.

18. Çal-e (KIm. M.M.) adj. çal-e, i shkjepët, shkjepan-e.

19. caruk-e(PL) adj.1.Blec, lakuriq, i çveshun, m’erdh te dera caruk 2.emën kombtar

20. catë (SP) v. in. (sh. me cacë): me ecë kadalë sî fëmija i vogël qi nxên së pari,

 21. cbihë (R. M. M) v. refleksiv: m" u vërtetue, m' u përnjimendë, m' u realizue; fraz. rnë cbihi ândrra, më cbihi mendimi, edhe sbihë (me),

 

22. cekatun (i, e, MM) adj. i cikatun (SP.) i krisun ndërmendë, i kaluem dishka ndër mendë.

 23.ceklinë-a : (Kl. M. M) s. f. -a, t: vend i cekët n' uj ;

24.cijzë; v- 'n- sn- cîjtë, mîjtë cîjzin.

25.cik (RP- SHK.) s. m. -ciqe, t: zgrip-i, m'e mbushë gotën. cik në cik.

26.cikël-a (M.M.) s. f. -a, t: 1. pikël-a, pikë e vogël. 2.cicë e vogël!

27.ciklue (M.M.) v. as. me râ cikla cikla, a pikla pikla; me pikîue.

28.Cik-u(Rr. M.M.) s. m. -cîqë, t: rod-i, farë-a: me la retë ktij cîkun : me i tretë bojën, rodin, farën.

29. cikth-i (M.M.) s. m. nigj-i. 1. ngjiq-i ; tymtajë e lehtë qi sidomos verës e mblon atmosferën ndër ven­de   t' ulta ;  germ. diesiges  Wetter. 2. cikth, shllinë, a, shllînë cikth : shllinë e kjartë pa grim-ca djathi.

30.cilore, ja (SP) s. f. -e, t: shîrojcë treveze, tyrq. so-frabez.

31.cimâr-i (SP. SHK) s. m. -ë, t:  thupër shpatuke engushlë e hekurt, që mund të shtrîhet e mbli-dhet, me mâjethepca, e cila në vekë mbanpëlhurën të shtrîme ndërmjet shulit qi e mbledhre teffes qi e rreh indin.

                   32.  Cingare-ja (malsinat) s.f.-e,t :1.kumbonë ; tosk.    këmborë ; it. campana, germ.Olocke. 2. Cingare duhanit ; cîgaro, me tutlue me letër (spanjo-lishte).

               33.cîngë-a (SP.) s. f. -a, t: l. vorbë e vogël; Iat. urna.2. (M.M.) arkë e vogël, kanavetë municjonesh me 300-350 fishekë a dinamita.

          34. cekue : (SP) v. in. 1. me  mbërrî në fund t' ujit;  s’cekon as konopi i kalit në fund. 2. me ndeshë lundra në gurë a rânë: ka cekue, ka ndeshë
në cekë.-,

35.cëkue (M.M) ckue, cëkatë, v. akt. me gicë (MR) me dhambçue lehtë: duhet me cëkue boblat e kësh-têjavet, para se me i mbëlue me prush, psé pel-sasin.

         36.çénuk-u : "(Ql. Kab. PK) s, m-ê, t: cunuk-i, cnuk-u ;1.mbështetës kreje. 2 jestek-u (tyrq).Cërkue (M.M. SP) v. akt. me mjelë kah pak.

  37.Cërrâ-ni (MR. M.M. DK.) s. m. j, t: 1. cekë, ceklinë,

njaty ku ujët âsht cekë; fraz. me mbetë (sî peshku) jabl_cêrrât : me ra gjall' e ngushtT (sh. fjal. e Bashk. fq. 480: uj i lu mit a i prrojt qi dahet porsi vijë m' vedi) por ky mendim shprehet me

                      38.cërrkue (M.M.) cërrkatë, v. as. tnë cërkoi zêmra: it. palpiiare: me rrahë délli a zêmra me shpejti të madhe ; (me bâj cërr, cërr.

                 39. cërrlek-u (M.M.) cërlek-u, s. m.  t: 1. çurril, çurre! uji, shka qet kroni : cënleku  i kronit. 2.cërrlek gjaku, i shkoi gjaku prej varre cërrlek. ^cërrlekue (M.M.) v. as. me pikë cërrlek; me cërrle-kue shî, me râ shî me cërriekë,  me cërrlekoi shpija, m' a qiti pikën mbrendë me  cërriekë, i cërrlekoi gjaku, i shkoi gjaku cërrlek.

        40.Çërmli-ni (SP) s. m. -j, t: shpend i vogël fort qi jeton gardhiqesh: gjysa mî e gjysa zog: cër cakeq-i.

41.cégëm-I mot acar, acari e madhe, it. sizza ; âsht cetinë e madhe.

42.cfétë (i, e. PL) adj. njeri i cfétëj, idhnak^tejet.

43.cîjtë (SHK) v. in. zâni qi lëshojnë mijtë, it.  ciuire.

44.cîjue (Mdh. PK) cîjatë, v. as. 1. me tingllue véshët.2.me kjenë prekë a gjetë prej ndonji rreziku në mos  të ndigjoftë, ka me i cîjue  vesht !

45.cîng-u (Fl. PK) s, m. -cingje, t : cîng sheke : (sh.cikth). 2. cîng, fîje, fîja mâ e holla.

46.cîngiluer-ore (M.M.) adj. i lehtë, qi hidhet si cingla,

47.cirlikë (SP) v. as. me cirlikë rrota, germ. knistern,knarren ; it. scricchiolare.

 48.cokë (M.M. SP) v. a. 1. me i râ lehtas nji sendi, me prekë me cok të gishtit. 2. me cokë  kosën : me i râ lehtë kosës me majth, para se me e prehë me grîhë.

  49.cokël-a (SHK. M.M. s. f. -a, t:shkurtica drûsh. 2.cokla, t : shoje drûni, krh. slav. cokla nallat (tyrq.)

50.coklue (M.M.) v. akt. 1. me bâ drûtë cokla, me i  shkurtue, me i bâ shkurtica. 2. me coklue gro-pën e thëngjillit, m' e mbushë me cokla.

51.cok-u (MR) s. m. ë, i: coku i gishtit ; ashikët e gish-"    tavet (SHK); germ. Fingerknôchen; it.falangina.

52.cônë-a (MM.) s. f. -a, t : sh.  mire: xônë, xônak.

53.copëç-a (M.M.) s. m. adj. grima grima, kollomboqi i bluem. copëç: miell koilomoqi i thekët.

54.crângth-i (grûni. SP) cardus arvensis; carângth-i (SP). crogë-a (PK) s. î. -a, t: vend pa Iisnî : (krh.rogë).

55. crogë (PK) v. akt. 1. me bâ, a m' u bâ crogë vendi. 2. me râ lesht e krés.

56.crogët (i, e, PK) adj. mal i crogë t : mal pa lisni : it.brullo ; kryecërogët-i-a.

57.crukël-a (M.M.) cërukël, -a, s. f. -a, t: 1. lesh rud a i shkurtën, crukël leshi, mjetë leshi, fjal. Bashk. fq. 266. 2. spathok leshi; germ. Flor. 3. crukël bore; flug bore,

58.crûngël-a (M.M.) s. f. sh. crukël-a ; leshi mbassi të lnuret, shka âsht crungël jet pa u bâ shëllungë, psé i shkurtën fort : sh. grahanicë-a; fraz. na li-dhi me nji pê crungle ! na ngushtoi (prej frige) me kurrgjâ send, me mjete qi s' duken të mjafta.

59. crrolët_(i, e. M.M.) adj. cërrolët ; jam mjaft i crro-lët: i shgrehshëm me shëndei, (krh. t mbërrolët).

60.Crrolë (M.M.) vT^aTcT" 1. me shlirue, (sh. sbpâ). 2. m' u crrolë: me bjerrë fuqin e trupit, m' u lig-shtue; krhs. rrol-i, rrole-ja — burrë a grue piak a plakë dhe e dobët.

 61.crrukëll-a (M.M.) s. f. -a, t: cërrukëll-a : crrukëll bore, flug bore, crrukëll gjaku, trâc gjaku,  copa gjaku të ngrîme.

              62.cubak-e (PK) adj. cuh-e, bishtshkurtën: orë cubake; kishem pasë lé me  orë cubake  me orë të préme, me fat të lig.

63. cube-ja (SP) s. f, -e, t: calinë, kobure e vogël.

            64.cubel-e (M.M.) adj. bishtkurtën, shkurtalaq : orë cubele (cubake).

         65.Cucman-e (M.M.) adj. (sh. cucman-e) : njeri tutës, fri- gës, qi kâ frigë; fraz. prit nji grime se tash po fa bâj cuernan î po i shtîj frigë. (krh. substan-tivin : cucë-a (tutë).

             66. cufîl-i (Kl. M.M.) s. m. a, t : ishull knetash e iiqêjsh i bâm prej rrâjçash e qi siellet mbî uj ; fraz. eufil veiëm, qyqe vetëm.

67.cukë-a (M.M.) s. f. -a, t: kodrec i vogël.

 68.cukë a (M.M.) s. f. -ë, t: pjesë e vogël,  grumbull, grup i vogël : më janë dâ berret e mbetë cukë cukë.

cukël-a (PK) s. f. -a, t : 1. pakicë: mbetën do cukla ; 2. pakicë teshash.c u klëtue- <c u kë lt u e PK) v. akt. me mbledhë cuklat,tepricat; e cuklëtoi ushtrln e thyeme: i mblodh

tepricat e ushtrfs së thyeme.

69.cukëm-a (PK) s. f. -a, t:  tepricë,  kusûr: më ka mbetë edhé nji cukè'm paresh pd f i marrë.

          70.cule-jà (M.M.) s. f. -e, t: zhele, ja, cërule-ja ; vera

me Iule dimni me cule (cërule).

71. cûmër-a (PK) s. f. -a, t: 1. nënkrejcë, çënuk, jes-tek.1.kambalec-i : m! u ka thye nji cûmër shtrà-ti,karnbë-a. 3. (Bg. M.M.) trupicë-a.

72.cûmërr-a (SHK.) cûmrrak-u, s. m. qefull  i ri, me krye të vogël, shtat-trupalee, i shkurtë e i trashë, me bisht të vocërr. cûngël-a (PK.) s. f. -a, t : cung i vogël.

73.Curufitë (M.M.) v. akt. me  rrëxue për tokë : gati kjéç tue e curufitë, (krh. kacafytë).

74.currél-i (Rr. M.M.) s. m. -a, t: të gërryeme qi bâjne në shkambij ujnat; germ. Karrenfelder, it.scanalature.

75.currî-ni (Ql. PK) s. m. t: çurril, çurrel, çurg-u; fraz. tri e rnbajtè me a de n currî në Zott: drejfë^ «H, fillak.

76.cylyk-u (Kl. M.M.) s. m. ë, t: shpend qi fishkëllon para sé me ra shi i madh sa nji mullîbardhë ;germ.Kampflaufer. fort. 2. ni u çue mishl i gishtavet qêjzë : kûr mishi njitë me thue pëlset si ashke; germ. Neid, Med-Nagel.

77.qekth-i (Rr. M.M.) s. m. -a, t; 1. dhé qi bjen me sïïî prej së naiti. 2. vesë e âmbël (SP), pluhun si miell i lagët qi u veshet gjethëvet të land-vet, e âsht i âmbël ; it. manna.

78.qêmër-a (Lmbdh. MR)s. f. -a, t: 1. gjarpnim-i, të sjellunat qi bân gjarpni tue u hjekrrëlhqânë. 2.shtrêmbënim-i, shtrêmbë-a: it. sinuosité; e ka bâmurin qêmra qêmra : leqe leqe.

79.qiqillim-i (M.M.) s. m. -e, çuçuliim-i, kuvend me zâ ~THiët por të shpejtë e të pa dam.

 qiqillue (M.M.) v. a. 1. me folë shum e me zâ t'ulët.2. sh. vertllue, mos me dijtë me mê se folmi ;

germ. plaudern, schwiitzen; it. chiaccherare, cian-

ciare, [çuçullue.)

80.qjpzue (PL) v. as. po qipzon_bora po bjen bore

fije fije e në të rrâll; trajtat tjera: qimbzue, qip-

zatë: me ra si qimbe (qime) floku.

             81.qokâç-i (M.M. s. m. -a, t: 1. mâj drûni për me trerdhë bagëtîn, sh. kuk. 2. zog i vocërr, germ. Danipfaff.

 

       82.qyqe-ja (gjîthëkund) s. f. germ. Kuckuc ; it. cuculo.

' i shpend qi bëzân në prendvérë. 2. iot qyqe (M.M.) këpujë si gogël qi del ndër gjethë t' ahit; frâz. edhe qyqjâ thotë : Zogu i im i miri !

      83.qyqél-a (M.M.) adj. njeri qyq, qyqar, qyqan.

     84.qye-ja (M.M.) s. f. -a, t: 1. qyeja e vis, vend) a ca-ku ku mbaron vija. 2. qyeja e malit, bishti i malit; Iat. promoniorium, germ. Vorgebirge.

85.ecatë Bg. M.M. v. akt.) me ecatë fëmin: m'e bâ me

ece kadalë.    

86.fërçalle-ja (Ql. PK) s. f. -e, t: shî e bore kur bien

zbashku me erë të forte : fercalle bore: sh. tusht bore, sh. cakrri-ja (SP).

87.fërfllizë-a (PK) s. i. -a, t : bore e îmë qi bien me

    stuhî.

 88.fërfllue (SP) v. akt. 1. m'e bâ nji punë shpejt e dosîdo : m' a fërflloi punërt, germ. pfuschen. 2. me hjedhë iarg.

89.fër! î-ja (Fleti. PK. s. f. -, t : pite e me petë grûni, mbëlmye me dhjamë e ambëitue me mjaltë.

90fërilazë-a (Qi. PK) s. f. -a, t: sh. fercalle: fërllazë bore. (krh. shpërdhazëm (i, e).

^   91fesk-u (Kî. M.M.) s. m. fesqë, it: të shëndritun, dritë;Me gjue për fesk të hânës; \dXriumen-nis,splen-

dor-oris, germ. Schein, it. splendore, bagliore, rn^ chiarore, ffjalë greqishte e shëndrrueme).

92.feskue (Kl. M. M.) v. akt. me lëshue dritë, me

'        shëndritë (greq.)

93.Fufë (SP) v.in. me fufë duhan,me pimë duhan, (krh, germ. pfeifen)

94.Gacëngjigjë-a(PK)s.f : xhixhillojë-a, xixillojë.

95.Gërrmëz-a (RrM.M) s.f.-a,t.zhurma që ban miza tue marrë frymë, a njeri qi ka mushkënit e prishme .

96.Gufë(RrM>M)v,as.me gufue :ç’po gufë ujët !

97.Gulsh-i(PL)s.m.-e,t.gulshimi ; grek,asthma ,të marrun  fryme.

98.Gverrë-a (MM) s,f.gverr-i :u ka hi gverra,gverri shoq me shoq,grinde-ja.

      gjâmue (DK) v. akt. me i bâ gjâmën të vdekunit me sjellje të caktueme: bashkohen burrnimi t' a mârrmën lajmin e dekës, granija shkojnë me 'ta ; nji grue do të mbajë zâjnnjiie vajtue (vaj-tore, vajtojcë).Burrat kundruell shpîs rreshtohen gna dy e bërtasin dy herë : mjeri ûnë për ty, miku, vllau i im ! etr. - mjeri ùn-oo,mjeri un-e-e N' oborr të shpîs thrrasin kështu katër herë në kambë. Britma do të përsëritet prej gjashtë herë në dymbëdhetë herë a njizet' e katër herë, por përherë pare : të hymen te i vdekuni thrrasin prap dy herë, rrahin parzmat prej dhimbe eda-hen njêni prej tjetrit tue rrethue vigun ; mandej thrrasin prap dy herë e rrahën, dy herë vetmas në kambë; mandej bijnë në gjûj. Në Pukë ndê-jnë krahun me shplakë të dores të hapme për-mbî të vdekunin tue e përshëndetë para se me I râ mbî të vdekunin e sa herë lohet vigu i nda-/ luem rrugës, Në Dukagjin thrrasin : kraft im : J (sh. p.) rrahen e gërvishten (përgjaken) në shêj dhimbe, e shum herë shkon gjaku rrëkajë tâmza-ve të faqevet ; kapin hundën me dore tue lë-shue nji zâ me shunguliue toka. Orueja vetëm vajtohet, por gjinija (gjaku i saj) e vilaznija i bân edhè gjâmën tue thirrë përherë: vëllau i im!

99.Huque(M.M)as me lëshue të fshame prej dhimbe,lakmije :pse po huqon ?

100.Kerrmëz-a (M.M) s,f,1,zhurma që bam mica tue kerrnjue,2.zhurma e posaçme qi bajnë mushkënit e prishme  kah marrin frymë ;Fraz.  mos pi duhan shum se të qet  kerrmzën(sh.gërrmëz)

101.kuk-u (M.M) s. m. mâj drûni : me tredhë kênd me '  kûk, mbë kuk:  me i ardhë  hakut;  adv. Kuk vetëm: qyqe vetëm.

102.lla (M.M) v. akt. fraz. lopa llân viçin, e viçi e dërgoti lopën (thithê, ndërgon) as fit lia toka me ski, shiu ka lia tokën, germ. stillen, it. imbevere.

103.Ilâm-i, -e, ja (M.M) adj. i mbushun: lopë e llâme gji-nash; i lia m irâsh me marrina.

104.mâgë-a (M.M) s, f. jargu me sè lén pjella, lat. pla centa, germ. Matterkuchen.

105.mahlue (Ql. PK) v. akt. maklue, gdhelë, me marrë   me' të mire.

106.Merlë-a(Bg. M.M) s. f. stuhi-ja.

107.merrlë-a (Shallok. DK) s. \-a, t, ortek bore: po ushtôjnë  merrlat  në mal

108.mrrodh-e (Kim.) adj. i vrânët, me çehre, lat. se-verus-a-utn.

mrrokullë-a (M.M) s. f. sh. mbërrokullë-a, krro-kullë.a.

109.mrrol-e fPK) adj. sh. mrrodh-e; me ndêjë mrrol.

110.mrrolë (PK) v. as. mrrodhë (M.M) nie bâ mrrol; u

mrrol në të folun.

111.mrrutë (M.M) v. as. (sh. mbrrutë) u mrrut kollamboqi: sterkeqë, rrudhë, gershitë prej thatine a dergje.

112.mug-u (M.M), sm. mugje, t: muzg-u; mbuzg-u (? me

 hijet buzë).

 113.mugëz-u (M.M) s. m. muzg-u. mugullue (PL) v. refl. sh. agullue: jam mugullue

sysn: îbyrë.

114.mûkue (M.M) v. as. zâni qi i lëshon lopa, në dash-

tënim të viçit, me bâ : mûûû.

115.pllimë-a( M.M) s. f.-a, t: é pallme, ja: pllas, pllet,

plliti (palli) pllitë (me),

116. rribë-a (fjalë e motnueme) s. f. rriba e murrlânit; furi-ja.

117. rrhatë (M.M) v. as. 1. me marrë frymë të madhe,gërhatë. 2- me qênë tue dhânë shpîrt, tue dekë:i smundi âsht kah rrhet. 3- me dërptisë,

.

118. rrmejtë-i, -a (i. e. PK) adj. curr i rrmejtë, mal  i rrmejtë: i rrepët, germ. abschussig, it. ripido,

scosceso, dtrupato.

.

119.skllaf-i (PK) s. m. tallaz qi rreh barkën a buzën e ujit, germ. Schlag—Sturzwelle.

120.skllot-i (PK) s. m. sh. 1. undajë-a, mrac-i, iat. jus-culam. 2. skot-i. sh. p.

121.skllotinë-a (PK) s. f. barëskllotinë: shi e bore bashkë, skllotinë bore: kur bora shkrîhet.

 

skradë-a {Klm. M.M) s. f- qelbësinë-a-a, erë e keqe.

 skrati (SP) s. m. bubulan-i (Klm. M.M) flakadâ-ni, zjarm i math.

122.spihë (PK) v. as. me thekë bore (M.M,) me râ sî thakët, qipëzue (PL) pa spihë bore.

spurdh-i- (Rr. M.M) s. m. ndysinë-a, mut-i.

123.shdè (M.M) v. akt.  me rrahë fort, e kanê shdê ne shkop. (krh, dê).

124.shibilim-i (M.M) s. m-e, t: të bubërruem, bubë-rrim-i.

125.shibilue (M.M) v. as. me bubërrue, germ. ein wenig, langsatn arbetten, it. lavoracchiare

 

126.shpufë(M.M) v. akt. 1. me shpufë duhan : me pi m duhan, germ. pfeifen, it.  fumare (tabacco). 2. me pîasë pa zhurmë, shpufi kështêja në zjarm, ,shpufi dija, trimnija;   mbaroi, germ. sich v verrauchen, verfliegen.

127.Shurukamë-a(PK) s. f. krisëm-a, zhnrmë e madhe, nam-i, zâ-ni : shurukama e ujit; kësaj pane ka mai u- ndîe shurukama (krisma).  

128.shurukatë (PK) v: as. shurukue, me  zhurmë.

takllimëza e veshit s. f. tupâni i veshit, dunari, germ.  Trommeïfell.

129.trokeja (M.M) s. f. kumbonë bagtîsh: shko ke troke!

(budallicë).

 

130.tufk-u (PL) s. m. 1. pluhni qi vênë bîmët në farë, qi i pilénon, it. polline. 2. pluhun qi derdhet prej iisash kùr jatte në të lidhun të kokrrës, tufk dëllîje,

131.tuhâr-i (Midha. PK) s. m. duhàn-i, të pîmëî s duha nit : kjemë në mâ të paria tuhâr kâr i a mërrij-ti N. N.

132.tuhatë (M.M) v. as. 1. me mârrë valë e m'u der-dhë, po tuhatë kusîja në zjarm. 2. M.M. me pî duhan, s'mund të pritëm pd tuhatë : me bâ tym.

 133.ungër-i (M.M) s. m-a, t: ujk-u, uk-u ; ulk-u, greq. lykos, lat. lepus, sanskr. vrkas : të moçmit kjenë ungra të fortë

134.vegue (SP. PK) v. as.  1. m'u dukë me mzî : vegoi

~drita, sd kishte nisë me vegue drita, vegoi ne-

për pyll, e vegova njatë send. 2. akt. s'e vegoi, s'm'a vegojnë sytë : me pa a m' u pa sa pak; it intravedere.

135.vegulli-ja s. f. të përhîem-it, shka i shtihet njeriut

në fântazi, fantazëm-a.

136.vegullue (M.M) v. as. sh. vegue: por sa vegulloi drita; a kjè këtû Gjoni? parez vegulloi: por sa u pâ.

137.vërglim (M.M) s. m-e, t: të dridhun të shpeshtë e të lehtë, it. tremolio.

138.Vergjilët-i ,-a (i. e. SP. M.M) adj. i shkartë, i shpejtë,i gjallë, puntuer, aktiv.

139.Vîgë-a (M.M) s. f. 1. britmë, të vikatun. 2. me i vu                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                             &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                                                                                                               &nb sp;                                                                                                                                                                      

140.virrmë-a (M.M) s. f. britmë e keqe, zâ i naltë e qi zhângllon.

141.vizël-a(MR) s. f. -a, biçikletë-a)

142.zhaurrêmë-a (MR) s. i-ë, t: erë, duhëm e forte,  erdh nji zhaurrêmë e i përplasi dyerêt: zharrimë-a—zhaurrue.

143.zhigê (M.M) v. akt. me zhigue, me bâ me zhig, me zi, xi.

144.zhigmue (M.M) v. akt. 1. shigmue, m'e pasë n'iri, më zhigmohej shpija me hy mbrendê, më zhig-mohet njaj m'e pâ me sy. 2. me bâ me tobe, e kam zhigmue bên.

145.zhigë farke (M.M) s. f. bramc  farke = zhgjîr farke (PL). Piflue (MR) v. as. it. fiatare, me

 

 Ky proces nuk mund të ketë qënë i shkëputur kursesi nga ngjizja e  pasthirrmave  për të brujtur fjalët e gjuhës së komunikimit njerëzor. Fjala e artikuluar nuk ka qënë, por as nuk mund të jetë, një bashkim i thjesht fonemash, themi kështu se gërmëzimi (spellimi), në shqip, është i pa kuptimtë. Çdo fjalë  njëherazi mrekullisht është  shfaqje ndijore që frymëtohet e shoqëruar edhe me gjeste që është shoqërisht e kuptueshme.Në shqip mund të dallohen  fare qartë  fillesat kuptimore të tingujve  bashkëtingëllorë kur u pranëvihen zanoret për të formuar rrokjet parake si p.sh. ba, be, bë, bi, bo, bu, by apo  ma, me, më, mi, mo, mu, my etj. Me intonacionin e ndryshëm që ato shqiptohen mund të kuptosh rregullin logjik që është ndjekur në formimin e gjuhës si fjalë e artikuluar. Çdo rrokje ka intonacionin e veçantë me të cilin ajo shqiptohet, në rrethanën a konteksin e caktuar. Te çdo fjali vihen re edhe numër zanoresh që për nga intonacioni tipizojnë  gjendjen psikologjike të personazhit atë folësit në kontekstin e dhënë.P.sh.,                                                                           

   -dëshpërim-Oh,po sikur të mos ndodhë?-mendoi i dëshpëruar  dhe shikoi me kujdes orën.Thirrma –Oh- dëshpërue spikatet me gjashtë intonacione të mbyllura të zanores –o në fjalinë mbështetëse, që të gjitha së bashku japin ndjenën  e dëshpërimit;

-gëzimi:-Oh,sa mirë! Mua më pëlqen byreku me djathë, tha ai me gëzim duke u hedhur në tokë. Thirrma- Oh- e gëzimit spikatet në fjalinë mbështetëse  me fjalë, që përfundojnë me zanore të gjata  të cilat vërtetë e përciellin ndjenjën e gëzimit;

-dhembje: Shpresa, që e kuptoi menjëherë ç’kërkonte, i foli:- Na e vranë, Ylli, na e vranë !-Oh !; Thirrma –Oh shprehse e dhembjes përftohet në fund të asaj gjasës por intonacini më i spikatur është te zanorja e vajtimit –ë në fjalët e fjalisë mbështetëse;

-pikëllim:-Oh!-thonë vashat të pikëlluara ,--gjersa të shkrijë lumi dhe të hapen krojet,do të na ngordhë  gjithë gjëja e gjallë. Edhe në këtë shembull pasthirrma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që e kanë më të spikatur intonacionin e zanores –ë- që përngjason me të qarët;

-habi:-Oh,-shpërtheu një britëm habie.-Më mbeti çizmja .Të rruat qafa që ke në dorë.Pasthirma –Oh, shoqërohet në fjalinë mbështetëse me fjalë që kanë të spikatur intonacioni e zonores –i- që përngjason me thirrmën  fillestar që provojmë kur habitemi,ndërsa fjalët me intonacione të spikatur në  – u dhe - a si dhe -ë përmbyllin ngjarjen me ndjenjën e ironisë dhe pikëllimit ;

-keqardhje: Oh,si s’durove deri të enjten Pasthirrma – Oh, këtu shoqërohet në fjalinë mbështetëse nga  fjalë, që  intonacionine kanë të spikatur në zanoren- e- që  e kanë të mbyllur dhe shprehin një pamudësi për ta ndihmuar;

-mosbesim:-Do t’ia mbushim mendjen edhe xha Rexhepit.-Oh e ku i mbushet mendja atij!Bëhet fjalë për një gjasë abstrakte  gati e pamundur për t’u realizuar, sepse  për çudi gati të gjitha fjalët në dialog fundojnë me bashkëtingëllore, pra janë të mbyllura vetëm njëra prej tyre është e hapur:mendja.

Shqipja ka pasthirrma me kuptim të përcaktuar dhe të qëndrueshëm  dhe me intonacion të mëvetësishëm ,si: bobo, bubu, ububu(frikë  dhe dëshpërim); u, ua, oj(habi) si dhe pasthirrmat urdhërore: hë, hop, forca, hoopa, (nxitje), sst, sus, shët, (qetësi, heshtje); o, or, mor, ore, moj (thirrje) etj.

Pasthirrmat janë  jetësueset  më të vyera të gjuhës . Ato mundësojnë shprehjen e mendimit abstrakt, që karakterizohet nga një pafundësi ndijimesh, përjetësimesh; me një sistem që funksionon me shqiptimin intonativ me bazë: zanoresh, rrokjesh fonematike, fjalëzash, fjalësh  e deri sa arrihet shprehet  mendimi i qartë dhe i thellë. 

Pasthirrmat janë pjesë rrënjëformuese me fjalë që emërtojnë dhe gjëndësojnë    faunën, florën dhe natyrën nëpërmjet imitimit,përgjasjes së  britmave.

“Prej të tilla thirrmash –thotë profesor Çabej, janë formuar emra shtazësh, si: bec, berr, bibë, brumbull, cikë(dhia), bejkë(dele), cinxër, guç”dosë në Greqi”e të gjithë ata emra zogjsh, si: cërmal, cirlë, cirlue, cingush, cirrojë, ciullë, çerr, guguçe, kërrkërre(lloj rose). Prej të tilla thirrmash janë përftuar  edhe foljet ,si: barriron(pellet, bulëron demi), brruron(ulërin/luani), buluron“pellet\gjedhi”, angullin(qeni), mjaullin(macja), bërlyket (cjapi), bytërin(demi), çafullon (kali), cijat (zogu), garret (gomari), hamulit (qeni, çakalli) hingëllon (kali), hungëron (ujku), mekërinë (dhija, keci), cingëron (nxjerr zë vajtimi shtaza), brohoritin  (nxjerrin britma një grup njerëzish); fërfëlloj, furfulloj (dëgjohet si digjet ). Fjalë të afëra me këto formime janë edhe ato thirrma që përdoren për të ndjellë apo përzënë, disa nga shtazët e shtëpiake,që në pjesën më të madhe imitojnë  zërat e vet këtyre shtazëvesi p.sh. cap-cap (cjapi), kuç-kuç (qeni), vid-vid (pëllumbi), Vrr-vrr(vërras dhinë); çit, pis-pis(maces), ish, ush (gomarit), tik-tik, (pulës).Tek shembujt:                              

–Çit, moj lanete, se më dukesh si paguri i rakisë.

-<<Ish>>, deshi t’i përzinte ai ,po pulat s’lëvizën nga vendi.

 -Piiis!- e ndillnin edhe  mëma me Blertën. Po macja ishte lartë në akacje.

- Unë vete te ajo ditë për ditë, i thërres pulat e saj<<tik-tik-tik>>dhe u hedh për të ngrënë.

Kuptohet që përdorimi i pasthirrmave është i ngulitur,madje po t’i përdorim gabim  nuk  do të na  kuptojnë  as shtazët, si në shembujt e më sipërm.

-Fjalëthirrmat përshëndetëse të urimit ,të mirënjohjes etj janë   një nga veçanësitë e shqipes.

 

Fjalëthirrmat përshëndetëse  shprehin qartazi  emocionet e folësit dhe sot frymëtohen të ngurtësuara ashtu si pasthirrmat, por në analizë të brendshme ato janë fjalitë murosura, që në rrethanën konkrete kuptohen emocionalisht nga dëgjuesi. Ato nuk e kanë humbur tërësisht kuptimin leksikor të elementëve përbërës të tyre. Kjo mënyrë përshëndetëse është   një nga veçanëtitë e shqipes.

                                       

Tungjatjeta!, Mirëmënges!, Lamtumirë!, Mbeç me shëndet!, Mirë ardhsh!, Mirë se vini!, Mirë se vjen!, Mirë se erdhët!, Puna mbarë!, Udhë të mbarë!, Mbarë paç!, Mbarë paçi!, Për shumë vjet! Me shëndet!, Shëndet paç!, Shendet paçin!, Të falem nderit!, Ju falem nderit!, Kryet shëndoshë!, Të rroni vete!, Vete shëndoshël, Si urdhëron!, Si urdhëroni! etj

Mirëupafshim!, Udhë e mbarë!, Mirëserrini!, Faleminderit! etj.

 

 Vlera e  këtyre fjalëthirrmave është se, nga ana ndërtimore, ato krijojnë modele komunikimi, lehtësisht të përdorshëm në situate konkrete, që i japin  siguri folësit. Me anë të tyre kontrollohet lehtë dhe gjendja  emocionale e folësit. 

Pasthirrmat janë fjalëza që kërkojnë vemendjene dëgjuesve .

Fjalëzat e thirrjes a të lutjes janë: O, ore, moj, hej, aman, etj.

                                                               

 Analiza pasthirrmore  ndihmon në kuptimin e tekstit letrar.

Me teknikën e vendosjes së thekseve thirrmor do të mundohemi të kuptojmë tekstin letrar. Së pari të shohim si i përdor poeti Koçi Petriti në poezinë e tij:

 

Çukasin, cijasin, trumcakët

mbi lera   

         ç ú-ká-sin /c ?í-já-sin /trúm-cá-kët

                                                    /mbí-lé-rá

Foljet thirrmore si vlerësime metaforike janë tri rrokëshe me  dy zanoret  të theksuarat tërheqin vemendjen për shqetësimin e poetit                                                                                                                                                                      

Me jonet e tyre plot ah-e trishtimi,                    

M é/jó-nét/e/?tý-ré/plót/áh-é/trí-shtí-mí     

 Qëndrimin  metonimik poeti e ndërton duke theksuar zanore   dhe rrokjezuar intonacionin.

cijasin ,thërrasin te xhami,                             

 cí-já-sin/thë?-rrá-sin/té/xhá-mi  

 Nga folja metaforike kolon te metonimikja  e te rrethanori që lexuesi ta ketë më të lehtë jo vetëm për ta kuptuar mesazhin por dhe të marrë  përgjegjësi.

thërrime kërkojnë kur derdhet thëllimi,   

 th?ë?-rrí-me /kë?r-kój-në/ kúr/ d?ér-dhet/ thë?-llí-?i,   

           Këtu ndërton një pasqyrë simetrike metonimike  ku fjalia e dytë ndjek rendin invers për të nxjerë si kryefjalë-thëllimi për ta bërë të ndjejë dridhmat edhe lexuesi.

po njerëzit s’u thonë:Na hani ,mos qani!

Pó/ njé-rë?-zít/ s’ú thó-në?/:Ná/ há-ní /,mós/ qá-ní! 

Duke përdorur ligjëratën e drejtë kërkon merret përgjegjësia njerëzore prej gjithsecilit.

 

Do të ndalemi dhe në dy fragmente proze nga Iliada –Homerit  dhe Bodleri:

Shembulli i parë:

- 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra. Po si vallë, vrapove të vish këtu fill i vetëm? Paske me të vërtetë zemër prej çeliku. Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë,mjaft me lotë. (Iliada-Homeri)

Edhe pse pasthirrma –Oh, veçohet me presje, kuptimin ia jep fjalia ku ajo bën pjesë; Pasthirrma –oh, e vendosur në fjalinë e parë(- 0h, i shkreti ti për gjithë të zezat që të hoqi zemra.)e cila ka intonacion të hapur dhe më të spikatura zanoret –i-prej të cilës përftohet ndjenja e habisë, kurse me zanoret –ë, shfaqet ndjenja e dhimbjes.

    Tek fjalia pyetëse: (Si vallë, vrapove të vish këtu fill i vetëm?) i gjithë intonacioni i fjalisë kthehet në parafundor. Duke e  mbyllur intonacionin e zanoreve të  rrokjeve fundore përftohet ndjenja e çudisë  së folësit.

Fjalia pohuese që vjen pas: (Paske me të vërtetë zemër prej çeliku) i ka të intonuara dhe hapur  të gjitha zanoret për të dhënë të qartë qëndrimin vlerësues të folësit.

Te fjalia e fundit ku shprehet keqardhja e Akilit: ( Eja, ulu mbi këtê fron, se kështu kanë vendosur hyjnitë,mjaft me lotë.)kthehet theksi në rrokjet parafundore  që e bën intime ndjenjën e atij çasti.

 

       Shembulli i dytë:

E kush nuk i ka shijuar kënaqësitë e thella të verës? Kujtdo që i është dashur të qetësojë një brejtje të ndërgjegjes, të sjellë ndër mend një kujtim, të mbysë një dhimbje, ose thjeshtë  të shohë ëndrra me sy hapur, të gjithë këta kanë thirrur për ndihmë perëndinë misterioze të fshehur diku në fibrat e vreshtit. Sa madhështore janë spektaklet e verës, të ndriçuara nga dielli i brendshëm! Sa e vërtetë dhe përvëluese kjo rini e dytë që njeriu korr prej saj! Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese. E megjithatë, a mund të më thoni, se në shpirtin dhe ndërgjegjen tuaj, ju gjykatës, ligjvënës, ju njerëz të salloneve, Ju të gjithë, që mirësia ju bëri të urtë, që pasuria ua bëri të lehtë virtytin dhe shëndetin, me thoni pra, kush nga ju do të ketë në shpirtin e në ndërgjegjen e tij kurajon e pamëshirshme për të dënuar atë njeri që pi gjenialitetin? (Bodler)

 

  Himnin thirrmor për verën, të Bodlerit,Shqipja e realizon me teknikën e saj preçize.Eksklamacioni  përcillet i gjithi me thekse të hapura për të gjitha zanoret, e në veçanti rrokjet fundore, gati të çdo fjale të kësaj fjalie ndriçohet nga thekset. Por kur bëhet fjalë për pasojat e verës :( Por sa të rrezikshme janë ndërkohë epshet e saj zhuritëse dhe ngazëllimet e saj ngacmuese) I tërë theksi i fjalisë kthehet parafundor, sikur kërkon intimitet për të vërtetën e gjasave të dhimbshme.

Apologjia për kënaqësitë e verës përcillet sërisht me thekse të hapur domosdoshmërisht ata fundor. Kjo është mbrojtja që i bëhet” Njeriut që pi gjenialitetin”.Pa dyshim që është arritur të frymëtohet në shqip ky kontekst i Bodlerit dhe  kjo fal mrekullisë së pasthirrmave.  

 

                                                     ¯¯¯

E tërë pasuria folklorike muzikore  autoktone shqiptare: kënga polifonike, jarja,kanga majkrahi; këngët e riteve, të djepit, të dasmave, të vajit;  kabaja me klarinetë,  meloditë baritore me dyjare dhe me fyej, me pipza ,me bilbil, me gjeth; kabatë me vjolinë; vallet me tupan, me dajre e  me curle: e ndërtojnë muzikalitetin  e tyre  duke mbështetur në harmonizimin e intonacioneve pasthirrmore që rezonojnë  muzikalitetin e brendshëm të tyre, krejt të veçanta krahinore apo mbarëkombëtare. Pasthirrma  është padyshim pentagrami muzikor popullor. Interpretuesit popullor e bënë shkollën në gjirin e mjeshtërve nga të cilët ai e trashëgon  interpretimin, por ajo që e dallon nga komuniteti është se ai është zotërues intuitiv  gjenial i pentagramit muzikor të pasthirrmave të popullit të  tij. Si zbatues i ahteve të pasthirrmave, ai bëhet profesionist virtuos i shpirtit të popullit dhe pranon anonimitetin si vlerësimin më të lartë, me sa duket parapëlqen pavdekësinë e Panit hyjnor .

                                                          

Tiranë, 30 shtator  2010