| E premte, 01.10.2010, 09:43 PM |
REVOLVERISTI MË I SHPEJTË/ The Fastest Gun Alive (1956)
Nga Halit Bogaj
Famëkeqi Xhorxh Kelbi/Junior/dhe gruaja e tij Dora, sihin shpërngulur në një qytezë të vogël me identitet të rrejshëm, në mënyrë që të mos takoheshin me revolveristët e njohur, njëri nga të cilët ishte edhe vetë.
Xhorxhi punon si shitës në një lokal të respektuar nga njerëzit e qytezës, por një ditë të gjithë dëgjuan se një revolverist bandit , Harold Vini/Broderik Krauford/ e kishte vrarë Klint Felloun revolverstin më të shquar në Perëndimin e egër.Me atë rast krenaria e Xhorxhit ishte lënduar, kurse ai ishte frustruar aq shumë saqë dehet dhe e nxjerr jashtë fshehtësinë e tij dhetë gjithëve u tregon se kush kishte qenë para se të vinte në qytezë. Edhepse ndodhë ashtu qytetarët nuk besojnë në aftësitë e tij si revolverist i shpejtë derisa ai i thërret ata dhe ua demonstron shkathtësiët e veta duke i shpuar dy monedha në fluturim me ç’rast mahniten të gjithë me të.Mëtej ai vendos që ta lëshojë qytetin dhe të shpërngulet diku tjetër , në mënyrë që njerëzit të çliroheshin prej tij, por ndodhë e kundërta. Nga respektimi që kishin për të ata dëshirojnë që ai të rrinte aty por vendosin që ta ruajnë sekretin dhe betohen që të mos i tregojnë askujt për ato që i kishin parë gjatë demonstrimit të tij.Por derisa ata betohen në qytet vijnë banditët plaçkitës të cilët i zënë peng disa njerëz në mesin e të cilëve ishte edhe djaloshi i ri i cili/i kërcënuar nga banditët/ u tregon atyre se në qytet gjendej Revolveristi më i shpejtë i Perëndimit.Në vijim e sipër banditi Vin nuk e lëshon djaloshin dhe babain e tij gjersa të mos dalë Xhorxh Kelbi në dyluftim me të. Gjersa njerëzit hezitojnë për ta dorëzuar Revolveristin më të shpejtë, Vin kërcënohet se do ta digjte tërë qytetin gjersa të mos dorëzohet ai.Njëri nga qytetarët që dinte të shtinte me revole përpiqet të del, por nuk e lejon Xhorxhi i cili i thotë se keqbërësi e kërkonte pikërisht atë.Qytetarët frikësohen për Xhorxhin por për të qenë ironia më e madhe edhe ai vetë frikësohej ngase kurrë nuk e kishte vrarë asnjë njeri edhepse ishte Revolveristi më i shpejtë të cilin e kishte mësuar babai i tij i vrarë, gjithashtu, si revolverist me nam të madh .Xhorxhi del në dyluftim dhe e vret banditin e egër. Në fund të filmit, kur në qytezë vjen Sherifi i cili i kërkonte banditët që e kshin plaçkitur bankën dhe ia kishin vrarë vëllaun, ai i sheh qytetarët të mbledhur në varreza.E kupton se banditi/Vin/dhe Xhorxh Kelbi e kishin vrarë njëri tjetrin në dyluftim , por e vërteta qëndronte në faktin se varri i Xhorxhit ishte i zbrazur.Ai ishte gjallë dhe vazhdonte të jetonte i qetë dhe pa brenga pa e vrarë ndërgjegja dhe pa qenë i ndjekur nga askush.Me një fjalë ishin vrarë dy revolveristët më të shpejtë në mënyrë që të zhdukej miti për ta.
Mes tjersh duhet potencuar se ky film është njëri ndër uesternët më të njohur psikologjik, kur Xhorxhi frikësohet si të gjithë të tjerët nga banditi që e kërkonte në dyluftim. Pra e dimë se, Xhorxhit edhepse i kishte dalur zëri si Revolveristi më i shpejtë, ai nuk e kishte vrarë askend, gjer në çastin kur e vret Vinin, i cili ishte viktima e tij e parë dhe e fundit.
Në film përshtypje të jashtëzakonshme na bën Glen Ford i cili aktron me potencial të pa parë artistik si një kolos i vërtetë i zhanrit uestern.Ngjashëm me këtë film ai na i portretizon edhe disa personazhe të fuqishme në filmat:’’Revolveristi nga lumi i kuq’’,’’Bariu i deleve’’,’’Santi’’, ‘’Simeroni’’ dhe ’’Xhubali’’.