Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Neki Lulaj

| E premte, 01.10.2010, 08:46 PM |


Neki Lulaj

 

 

MBI RRUGËN E KOMBIT

 

Atë natë vere në pushim,

kur u puthën dita dhe nata,

unë kalova gurin e shpuar,

në zemër dhe në shpirt një gëzim e pata...!

 

Kalova krenar mbi Rrugën e Kombit,

mu n´mes malesh dhe kodrinash,

Hëna e plotë me rreze ari,

na shoqëronte si miqët së pari.

 

Me dha forcë e shkak kjo mrekulli

që të krenohëm Atdhe me shumë me ty,

ngase ishte kjo një ëndërr e shekullit,

që të bashkohëm sërish mes veti.

 

Ata që lidhën dy anët e kombit

janë dhe ngelën gjithëmonë heronjë

ne që një shekull ishim të ndarë,

pa ditë gjë vëllau për vëllanë…?

 

Mbi varrezat e të kuqëve dhe socialistëve,

sot kalon rruga kombëtare,

të gjithë ata që nuk e duan bashkimin,

janë të huaj,nuk janë shqipëtar.

 

Flet Dr. Ibrahim Rugova nga ajo botë,

mirë se na vini ore gurbetqarë,

planin e ëndërrave të mia të kahëmotshme,

e zbatoi Dr. Sali Berisha zemër bardhë

 

Është vargu i Patriotëve shumë i gjatë

që shkrinë çdo gjë për çështje kombëtare,

ata do të qetësohën mu atë ditë,

kur të bashohën trojet shqiptare.

 

PSE MUE SONTE

 

S´di pse sonte me iku gjumi,

dhe me fluturoi mendja gjë kundi,

pse më erdhi atje te ti,

ti je një thëllënzë jeton në largësi.

 

Kush qanë në heshtje e nuk derdhë lot

kjo jetë është një mrekulli,

ditët janë të shkurtëra dhe të gjata,

janë të shkurtëra kur vjen ti.

 

Shkojnë agimet stinët dhe vitet,

çka nuk bartë Lumi përpara,

s´duhët hyrë në va pa va,

çka sjellë vala ,çka sjellë dallga…?

 

Rrebesh shiu mbi dritare,

largë n´vetmi i numëroj ditët,

nuk shkurtohën nuk zvogëlohën,

nga miqët e mirë se kam kurrë frigën.