| E merkure, 29.09.2010, 07:55 PM |
Neki Lulaj
KU ME KËRKONI DO T`MË GJENI
Mos t´ju shqetësoj shkuarja ime,
se unë jam me ju në çdo sekond,
nuk jam as Murlan as Uragan,
unë jam; jam ja ky që jam:
Jam diamant i borës me ngrica,
që kur shkëlqen dielli,ajo rrezaton,
jam si një pranëverë e pasur me gjelbërim,
që hambaret në vjeshtë i mbush plotë.
Nëse më kërkoni në mëngjesin e herëshëm,
mbi çdo petale bari unë rreze lëshoj,
atje ku do t´më kërkoni,mua do të më gjeni,
por ju lutëm mos më thuani që sonte po ju mungoj.
Edhe mbi krahët e zogjëve shtegtarë jam,
që kurrë nuk e ndalojnë fluturimin,
nëse më kërkoni atje keni për t`më parë
se me ta do të shkoj ta vizitoi xhaxhin, gjyshin edhe gjyshën time.
Nëse në mbrëmjën e vonë,dilni t`më kërkoni,
ngase mu në mbrëmje u ndamë unë dhe ti
mos pritoni yllin më të bukur në qiell ta shikoni,
mbi atë yll unë qendroj me krenari.
Nëse juve ju dukët se shumë u vonova,
ejani e me vizitoni atje ,në atë Apartament,
prezenca e juaj mua ma shton shpresën
me dëshirë do këthehesha me Ju pa pretesë.