Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ali D. Jasiqi: ''Dashuria'' e Bardit të poezisë sonë

| E merkure, 29.09.2010, 09:58 PM |


Erotika në poezinë shqipe: Esad Mekuli

 

“DASHURIA“ E BARDIT TË POEZISË SONË

 

Nga Ali D. Jasiqi

 

Edhepse  shkroi poezi kryesisht me tematikë patriotike e sociale Esad Mekuli shkroi edhe për dashurinë ,duke deshmuar kështu se kjo është një temë e pashtershme për të gjithë krijuesit, Poezitë e tij me ketë tematikë nuk janë të shumta, për të mos thenë se janë shumë pak.Mund të përmendim vetëm tri  prej tyre që indirect shprehin ndjenjat e autorit për dashurinë. E këto janë poezia “Andrra e vajzës”, e  botuar se pari në revistën “Venac” të Beogradit pastaj atë ”Kangë intime” kushtuar bashkëshortës se poetit,mjekës se njohur Sadete Mekuli dhe “’Dashnija ime”.të cilën po e sjellim këtu.. Por edhe ato flasin për talentin , për frymëzimin e thellë që e kishte bota krijuese e këtij doajeni të letërsisë shqipe ne Kosovë, përkatesisht në trojet shqiptare në ish Jugosllavi.Poezia që e zgjodhem për rubrikën tonë flet qartë se  kemi të bejmë me një krijues që di çka është poiezia dhe si shkruhet ajo, duke i zgjedhë figurat artistike, përkatësisht fjalët më të zgjedhura, madje edhe potencimin e ndonjë detaji, siç është,bie fjala, këtu  “e përkdhel/ e mbaj në gji”përkatësisht”të përkdhel,/të mbaj në gji”.

Përndryshe  Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esadi shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm (gjimnazin) e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Beograd, të cilin e vazhdoi në pastaj në Zagreb e në Italia. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se  çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë tri herë është burgosur. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – (Hakmarrja), për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, që botoheshin në Beograd në Podgoricë,në Sarajevë e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarë duke e mbrojtue nga sulmet e të tjerëve. Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burg prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija.

Edhepse shkencëtar, Esad Mekuli, punës krijuese nuk iu nda kurrë. Ai  punoi punë të profesionit të vet, por ishte edhe redaktor në gazetën e vetme shqipe Rilindja e pastaj themeloi revistën letrare Jeta e Re ku arsimoi gjenerata të tëra të letrarëve, të cilët edhe e pagëzuan bard të letërsisë shqipe në Kosovë e më gjërë. Megjithatë, edhe vetë shkroi dhe bashkëpunoi me shumë gazeta e revista shqipe dhe me ato në gjuhën serbe. Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në ate serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive lerare. Poezitë e Esad Mekulit janë përkthyer në gjuhën serbe, maqedone, hungareze, kroate, italiane e të tjera. Punimet e tij janë prezantuar në të gjitha antologjitë e poezisë shqipe, por edhe në shumë antologji botërore. Esad Mekuli ka shkruar edhe me pseudonimet Sat Nokshiqi dhe Sat Hoxha.

Ka botuar këto veprave letrare:Për ty  Prishtinë, 1955Dita e re – Prishtinë, 1966Avsha Ada – 1971Vjersha – 1973Brigjet – 1981

 

Esad Mekuli

 

DASHUNIJA IME

 

Rhellë në zemër e kam ndry

dhe çdo natë,

si nana dëminë e vetëm

e përkdhel-

e mbaj në gji.

 

Netët e mija janë mgushllim për dashuninë time

pse atëherë

ja hapim zemrat njani-tjetrit

dhe –ndërsa jashtë gjinksallaR këndojnë –

t’ përqafuem rrijmë – dhe prrallën

ma të bukur e trgojmë…

 

E dashunija ime dhimshëm qesh…

-Dashuni e ime

të kam ndry

thellë

në zemër

që kurkush t’mos I ndjejë vuejtjet tona

që kurkush t’mos i ndjejë dhimbjet tona

dhe çdo natë,

ndërsa jashtë gjinkallat këndojnë-

të përdhel

të mbaj në gji.