| E marte, 28.09.2010, 09:58 PM |
AGIM GASHI
Unë me lumin bisedoj
14.09…
Kam dalë heret në park të Rurit
Në Düren këtu ku jetoj,
E jam ndalë në breg të lumit
Dy tri fjalë me të ti ndërroj.
-Ti o lum që quhesh Rur
E i bie rrotull Gjermanisë,
A pranon me i ndrru do llafe si askurrë
Me nji djal prej Arbërisë.
-Fol de fol,-ma ktheu Ruri
Edhe unë shumë jam përmallu
Mija njerz kalojnë këtu pari
Asnji fjalë nuk ndërrojnë me mu!
Më përbuzin dhe s’më fëlasin
Gjuajnë në mua ndytësira,
Po mos ta kisha rrjendhën time
E ndytë do të dukej këtu natyra.
2.
-Të besoj i dashur Rur
Disa njerz ndjenja nuk kanë,
Sikur njerzit dhe ju lumenjët
Në rrjedha t´njejta të gjithë nuk janë.
Po më lejo ti bëj ca pyetje
Se je i bukur e me ujë shumë,
Përse nuk je sot më i qetë
Valët po të qesin shkumë?
-Ah ti burrë që vjen nga Arbëria
Që gjithë të quajnë këtu të huaj
Mos më ngacmo në palcë të shtratit
E me mua ti kështu mos luaj!
3.
Edhe unë kam përplotë halle
Që ma rrisin adrenalinën,
Kur bënë vapë e nxenë me të madhe
Shiu im po ma kthen shpinën.
Nganjëherë po bie shumë
Ma mbushë shtratin e ma tepron,
Pastaj njerzit më akuzojnë
Ja, thonë lumi si po vërshon.
-Mirë o Rur ti lum i gjatë
Që me rrjedhë tokën përshkon,
Ndonjë pike ujë në detra t´Arbërit
Ndonjëherë ti a e qon?!
-Ha,ha, ha e hi, hi, hi,..
Që m´ke shti mua të qeshi,
Zoti i Madh juve shqiptarëve
U ka kapë denim për veshi.
4.
-Ah mor lum që Flus* të thonë
Pak më pare më quajte t´huaj,
Po ky rruzull që e ka falë Zoti
Eshtë i t´gjithëve dhe i gjithkuj!
-Dëgjo ti o burrë i Arbërisë
Kështu Zoti nuk ka thënë,
Barabar n´fillim të botës
Të gjithë popujve u ka dhënë.
Por ju shqiptarët dikur Ilir
Skeni ecë për rrugë të Zotit,
Të përqarë për mallë e poste
Gjithmonë ishit sot dhe motit.
Dikur kishit tokë të madhe
Që vetë Zoti ua kish dhuru,
Me fajet t´jueja atë tokë të bukur
E keni tkurrë edhe coptu.
5.
Ju më shumë e doni t´huajin
I përkuleni e i puthni dorën,
Ndersa njerzëve të gjakut t´juej
Me dëshirë i bleni kuroren!!!
U patë dhënë Zoti pasuri
Si u pat dhënë popujve tjerë,
Por në mesin e njerzëve t´juaj
Kishit shumë të pa nderë.
Kishit harbut e tradhëtar
Kishit t´menqur e njerz të rrallë,
Kishit trima e koka t´larta
Por i vranit me fjalë të tharta.
Si atëherë, por edhe sot,
Të njejten valle e lozni prap,
Prandaj Zoti i madhërishëm
Ua tkurri vendin ngapak.
6.
Jeni popull euforik
Te ju e mira nuk vlersohet,
Tragjeditë te ju kur ndodhin
Për tri ditë ato harrohen.
Ik ti shko n´atdheun tënd
Se me të huaj rrallë bisedoj,
Unë jamë këtu, rrjedhë e valëroj
Herë i qetë e herë vërshojë
Ndersa ti sa i merzitur
Ke ardhë këtu n´valë m´loton,
Me ata lot që derdhë në mua
Edhe shtratin ma turbullon.
-Ah ti Rur mos shterrofsh kurrë
Që hallin tim sa mire ma din,
Disi mua po më duket
S’po më don atdheu im!?
7.
-Jo i dashur mos fol ashtu
Se ty shumë të do atdheu,
Të duan fushat, të duan malet,
Të don uji e të don dheu.
Të dojnë gurrat edhe vrriat,
Zanin tënd don me ta ndi,
Kur ja thoje këngës shqipe
Plot bilbila të rrishin mbi.
Të don populli e rinija
Të don vashat e Arbërisë,
A s’të vjen marre ke ardhë n´dhe t´huaj
Me i këndu shqip Gjermanisë!!!
8.
Ik e shporru në dheun tënd
Se me vdekë këtu është llahtari,
Me t´varros ndër ndonjë shkurre
As krimbat më nuk t´bëjnë shoqëri.
-Phu or Rur ç’mi hape plagët
Tek ti erdha për qetësi!
Ma sjell vdekjen para kohe
Ma mbush shpirtin helmtë zi.
Tash po shkoj n´strofullën time
Me i derdhë disa lotë
Do vi nesër t´bisedojmë
Se i lodhur unë jamë sot.
9.
-Shko pusho e çlodhe trurin
Neser do t´bisedojmë prap,
Kam ca llafe pak më t´egra
Dua ti them ty me vrap!
-Mirëupafshim o lumi Rur
Tschüs* ma ktheu n´gjuhen e tij,
-Hajt i dashur mos u merzit
Se unë nesër prap do vij!!!
15.09….
1o.
Me vrap erdha në banesën time
Putha harten e Arbërisë,
Ia thashë vajit se m´ka lënë kënga
Me lotu çdo cep t´Shqipërisë.
Hiq nuk fjeta sa ke nata
Tuj mendu unë për jetën time,
Për atdheun e për nënën
Për fatin tim me plot hidhërime.
Të nesërmen pa zbardhë dita
Morra rrugën kah lumi Rur,
Të bisedojmë e të mësoj
Si atdheu më është tkurr.
Larg më pa kah shkoj i lodhur
Me tri këmbë duke qalu,
-Spaske shti ti gjumë në sy
Ke ardhë prap me bisedu!?
11.
-Mirëmengjzi o Rur i dashur
Të lehtë e paq të lumen ditë,
Paske pasë një natë të rëndë
Valet tua tu paskan rritë.
-Lermi valetë o rapsod i huaj
Të valrojnë, t´qeta të rrjedhin,
Kanë fillu këto kujtime
N´histori e n´kohë të bredhin.
Jam i moshuar sa më s’ka
Edhe mndjen pushkë e kam,
Kam mendu se cilat fjalë
Të egra ty sot me ti lane.
12.
Kam vendos me folë pa dorza
Me të tregu pse jeni tkurr,
Por ma jep fjalen të jeshë i fortë
Mos u merzit e bëhu burr!
-Ta jap fjalën e ta jap besën
Do të dëgjoj deri në fund,
Pa u merzitë e pa e prish gjakun
Pa të nderpre unë Ty askund.
-Dëgjo pra ti o Gash Arbërie
Qysh se moti në Iliri,
Ishit shteti më i madhi
Dhe jetonit n´lumturi.
Kishit tokë e kishit detra
Plot liqene e lumej,
Tokë më t´bukur e më pjellore
S’kishte ktu e as andej.
13.
Arat plot me drithëra t´bardha
Kopshtet mbushuar me perime,
Pemët plot-përplot me fryte
Knaqej Zoti e zemra ime.
Djel e vasha si t´bimë prej toke
Lindnin nënat plot shëndet,
Kishit armë e shigjeta
Si në tokë ashtu në det´.
Kishit qytete e plot kala
Kulla t´larta me fortesa,
Ah anijet n´det plot me vela
Sa hijeshi ishte qe besa.
14.
Populli i mire, udhëheqje t´paster
Skishit t´varfër as të sëmurë,
Të gjithë popujt e kësaj bote
Thonin se ju nuk vdisni kurrë.
Fqinjët ua kishin lakmi
Dhe ngapak gjelozonin,
Por për të ju rënë në qafë
Asnjëherë nuk guxonin.
Kur ishte koha e lulzimit
Popujt mësonin shumë nga ju,
Se ç’ju kapi një shëmti
Niset vendin me tradhëtu.
15.
Tash u ndatë në disa fise
S’kishit në mendje vendin ta mbroni,
Por ju rroki e shkretë lakmia
Njëri tjetrin tani luftoni.
Kur e panë kështu fqinjësia
Në t´gjitha anët ju sulmuan,
Ua coptuen tokën e juej
Ju vranë e ju maskaruan.
Nisen t´vinin fise tjera
Nga karpatet e Azisë,
Merrnin tokën si n´bashqe t´babës
Më t´mirën tokë të Ilirisë.
Formun Rashken edhe Zeten
Shtete sllave e hileqar,
E më vonë ua panë sherrin
N´përgjithësi populli shqiptar!
16.
Erdhën kohrat më të reja
E u kthy Gjergji në Kruj,
Prap filloi te ju tradhëtia
Tue punu për njerëz të huj.
Kur vdiq Gjergji Ai trimi madh
Mbetët popull i robruar,
Kishit koka e njerëz të menqur
Për atëdhe që vepruan.
Shkruanin libra e luftonin
Punë të mëdha më kurr nuk batë,
Edhe i bëtë shumë besime
Në shumë pjesë Zotin e ndatë.
I shërbejshi me zell robruesit
Kush latinit e kush sulltanit
Ne këndej nga Evropa
I quanim ata harbut.
Heu! Sa turbullohem kur mendoj
Se çfarë burra keni vra,
Me u mbajtë toka e Zoti
Edhe për ta është hata.
17.
Na e vratë Hasan Prishtinen
Në dhe të huaj në Selanik,
Vratë Avniun e Ramë Bllacen
Hiq nga Zoti skishit frikë!
Ata vrasës, ata tradhëtar,
Lirisë suej ia kthenin shpinën,
Në pusi vranë Haxhi Zekën
Në pusi dhe Ahmet Shtimen.
Thyet çdo normë e thyet gurin
Kur e vratë edhe Bajram Currin,
Gjon Serreqin e Marije Shllakun
Prandaj Zoti ua jep hakun.
Sa shumë tjerë që spo ti njehi
Por nga goja po më del fjala,
A nuk qeshën bota mbarë
Kur u vra Jusuf Gërvalla?
18.
-Ndal o Rur pash besë e fe
Pash brigjet me gjithë vale,
Ndalu pak bën një pushim
Se zemra ime don me u kallë.
-Ik pra shko e eja nesër
Shko pusho atë zemër shkretën,
Se kto brenga për atdheun
Ty ta prishën edhe jeten.
-Tchüs* o Rur ti miku im
Neser prap te ti do t´vi,
Tung, tung o Gashi i huej
Eja pra ta shtoj merzinë.
16.09…
19.
Me sy t´skuqur nga pagjumsia
Të nesërmen shkova n´brigje t´lumit,
Sa të egra i kishte valet
Me shkumë të bardhë sikur sapuni.
-Po pse o Rur po shkumon
Çfarë merzie t´ka rrokë Ty,
-Nuk po i qaj hallet e mia
Po për t´shkreten Shqipëri.
-Hahahaha sa po më habitë
Me gjithë mendj nuk e ke,
Se mu n´këtë token tënde
Ma keni coptut timin atëdhe.
E e mban mend ti Potsdamin
Kur Bismarku këtu sundonte,
Nuk e njifte popullin tim
Dhe Shqipërinë n´ copa ma ndante!?
Sa shumë na batë padrejtësi
Duhej shpejtë të reagonim,
Bamë Kuvendin e Prizerenit
Dhe vendosëm të luftonim.
2o.
-Ju bëtë Kuvendin dhe u besatuat
Porse besën se mbajtët dot,
Kështu punët keq ju shkuen
Për tanë jetën, sot e mot!
Padrejtsitë unë i di
Edhe fajet i kem pranu,
Prandaj sot po mundohemi
Me gjithë zemër me ju ndihmu.
U lidhëm mire me Amerikën
Se përndryshe dalshit fare,
Ua përzumë serbin nga koka
Dhe robërinë qindra vjeçare.
-Hajt o Rur se po më vie keq
Në disa fjalë ti mirë se ke,
Sa shqiptari e shqiptaresha
Kanë rënë n´këtë luftë për atëdhe?
-Kanë rënë i dashur e u qoftë lavdi
Shumë e bënë këtë luftë me nder,
Por disa nga karagjozët
Kishin hile e kishin sherr.
21.
Nuk po dua të hy më thellë
Sa di unë ju haber skeni,
Karagjozë por edhe vrasës
N´udhëheqje t´popullit sot i keni
A i harruet ato masakra?
Ata trena korb të zi,
A e harruet edhe Bllacen
E shumë nëna që sot mbajnë zi?
Ju harruat shpejt Prekazin,
Serbi keq ua vuri lakun,
Shumë masakra e varre masive
Harruat shpejt edhe Reçakun.
22.
Po mos të ishte Amerika
Edhe kjo Evropa plakë,
Sot do të ishit të shkapërderdhur
E toka e juej e djegur flakë!
Por kjo NATO e Amerika
Bombarduen si për ne,
Na e kthyen mbarë nji popull
Në ato troje ku kishin le.
Kjo dhurat që erdh´ nga Zoti
Prap e ndytët me tradhëti,
Tue vra djel e vasha t´njoma
Tue vra t´shtrejten liri!
Kriste pushka n´mes t´Shqipnisë
Vraheshin bijt në hije t´nanës
Kolonel Ahmet Krasniqin
E vratë vetë në mes Tiranës.
Vraheshin shumë burra t´juej
Nga kriminelë e karagjoz,
Gjindeshin kufoma të djeguna
Tuj e qitë lirinë n´bixhoz.
23.
Vratë Xhemailin e Besim Dajakun
Smajl Hajdarin e Haki Ymerin,
Kësaj Shqipnisë me krahët e saj
Hupët namin e hupët nderin.
Edhe atje në Prizeren
Kur dikur mbahej Kuvendi,
E vratë vetë Komandant Drinin
Me marre skuqej i mbarë vendi.
Në pusi vratë komandantë
E shumë tjerë luftëtar,
Tahir Zemën në tradhëti
Ne vratë me nip e djal.
Punëra t´kqija e më çnjerzore
Tani bënte vetë shqiptari,
Ku ke ndi e ku ke parë
N´liri të vritet çlirimtari???
24.
Sa shumë tjerë që s’po ti njehi
Tue qitë bomba e tritole,
Atë Kosovë sa të vogel
E ndatë në shumë teritore.
Ia shtitë rrënjet mafisë
Tue i qitë popullit haraq,
Prandaj sot e gjithë diten
Zoti po u rrahë kërrbaq!
Gjysma e madhe ju mbet nën shkaun
Donit ruse me ba Kosoven,
Tue kercnu me atentate
Edhe Ibrahim Rugoven.
Ishte ai burri më bujari
Që ka moti ska pasë Arbëria,
Bashkë me Nënën Tereze
Krenohej bota e njerzia.
S’ditët ju ti nderoni
I shanit e i nënqmonit,
Fytyrë të zezë e poshtrime
Vetëvetës ia shtonit.
25.
-Mjaft o Rur se më çmende
Me këto fjalë që mi thua,
Pse më grryen në zemrën time
E varrë të reja më hapë ti mua!?
-Prit o prit se kam akoma
Si kam thënë ato t´Shqipërisë,
Kur na erdhi nëntdhjet e shtatshja
Ishte kulmi i marrisë.
Tanë një popull në çmendi
Me shumë banda e kriminel,
Nga copa e madhe që e kishit
Mbetët me një kokërr mel.
E shkatrruat ju ushtrinë
Shkatrruat shkolla e spitale,
Tue plaçkitë shtëpinë e juej
Pa një turp e pa një marre.
26.
Vodhët arin e shumë relikte
Të kulturës mija vjeçare,
Bibliotekat me plot libra
Dogjët lodra e abetare!
Kur u çart mbarë Shqipëria
Mjekërrbardhët u bënë „kritik“,
Çmendurinë e një populli
E quanin Revolucion Demokratik!
Një çmendi me t´njejta udhëzime
U bë n´Kosvë më dymijë e tre,
Digjnin kisha e faltore
Që Ilirët kishin lënë për ne.
Spo kam qare këto fjalë
Pa ti cekë e pa ti thënë,
Njeri tjetrin ju mundoheni
Për së gjalli me e ngrënë.
27.
Fliste lumi e shkumonte
Nga nervoza ngriste valë,
Ndërsa unë skuqesha i tëri
Donte shpirti me mu kallë.
-Ika i thashë se smundem më
Do vi nesër përsëri,
Do m´tregosh edhe disa gjëra
Për Kosovë e Çamëri.
Dhe për vise të coptuara
Më jep kshillë si me i tubu,
Se Shqipëria e një trungu
Përsëri don me u bashku.
-Ik pusho o njeri i mirë
Se ju shqiptarët jeni larg,
Do t´bashkoheni ju pa tjeter
Kur nderoni shtëpi e prag!
17.09….
28
-Mirëmengjezi o lumi Rur
E ke fjetë e a je zgjuar,
Dje të ika pa përshëndetje
T´lutem të më falësh mua.
-Gute morgen* o i huej njeri
Shumë për Ty sonte kamë mendu,
Ato plagë që i ke në shpirt
Edhe unë ti kam lëndu.
Të kamë përcjellë tash njëzet vite
Këndej pari ke kalu,
Nga telashet e nga brengat
Kurrë sje ndal me folë me mu.
Nganjëherë vishe me miqët
Fërgonit mishin në zjarr e prush,
Pishit verë edhe raki rrushi
Për atëdhe spyetnit askush.
Su shkonte mendja te populli juaj
Ishte keq si në ballë t´termetit,
Përballej ai me shumë hidhërime,
E ju bënit kokrren e qefit.
29.
S’po të nguci më me t´kalaurën
Por po hy në histori,
Si u ndanë tokat e juaja
Si u nda dhe kjo Çamëri.
Ju si popull gjithmonë njejt
Keni vrapu pas mallit „t´vjedhur“,
Me kriju kapital t´vdekur
Pa menduar se u duhet shteti.
Andaj fqinjët duke parë
Se ju skeni dashuri,
Ua merrte ngapak tokat
Me Kosovë e Çamëri.
3o.
-Lum i dashur këtu ndalu
Kësaj bisede po i biem n´fund
Skam fuqi të ndrroj asgjë
Në qytet e as katund.
Ne të dy po mbesim miq
Kur t´merzitem te ti vi,
Lëshoj ca lotë në valet tua
E ti me rrjedhë më zbutë merzi.
U hodha i tëri në lumen Rur
Me shumë miqësi e përqafova,
-Mos shterrofsh o i dashur kurrë
Me gjithë zemër e urova.
Përqafimin ma ktheu Ruri,
Uroj fat për shqiptari,
Që t´bashkohen në fjalë e vepra
Për me e ba Shqipninë-Shqipni!
Düren, pranë lumit Rur
20.09.2010
Fjalë gjermane:
Flüs-Lumi
Tschüs-Mirëupafshim
Gutte moregen-Mirëmengjezi