| E marte, 28.09.2010, 08:35 PM |
Besar Shkëmbi
p a t r i o t i k e
1
PER TY SHQIPERI FLET HISTORIA
Për ty flasin fusha e male
Plagë´te e trimave n´ístikame
Gjinjtë e shterur t´nënave tona
Flet Shkumbini e flet Valbona
Flet Drenica e Dukagjini
Flet Tetova e Ulqini
Rekë e keqe flet Berati
Flet Janina e flet Mati
Ulpiana e Kroi i mbretit
Flet Besëlidhja e gryka e topit
në kalanë e Prizrenit
Mu ashtu si një ditar
Pa harruar as një fjalë
Drini bardhë të flet me valë
një pas një e radhë me radhë
radhitë ngjarjet radhitë t´bëmat
me sy t´vet si i ka parë
Për ty flet frëngjia n´kullë
zëri i nuses muros n´mur
Për ty flet çdo gurrë e gurë
flet shqiponja ne FLAMUR
Për ty flasin orë e zana
flet Albani flet Albana
flet Albana e flet Albani
flet Juniku e flet Bujani
gryka e topit mbi kala
gjaku i trimit
që n´altar t´lirisë ka ra
E të Urë e fshejte dëgjon
si armiku thurë intriga
troke kuajsh hingëllima
tollovi brenda portash
vringëllimë shpatash
që nga largë gjëmime topash
Të Rozafa dëgjon nusen
se si flet me kuveti
amanetin duke lëne
për çdo ditë
t´ia bije djalin
sisë te pijë
Trimëreshat që i pate
Rriten f`´mijë mbi teha shpate
Dhe i përcollën n´fushë të nderit
Flet Lahuta e Malsise
Per ty flet libri Barletit
Flet Agroni e flet Teuta
Per ty flet shpata e Skenderit
Per ty flet helmeta e tij
Ne muzeun e madh te Vjenes
Plisbardhet e Rugoves
Per ty flet Kulla bardhe
Ku u mbajt Kuvendi Pejes
Flasin shkronjat e Dhaskalit
Amanet lënë djalë pas djalit
Tirqte galana t´dades Shote
Flet Hasani e flet Isa
Shamizezat nenat tona
qe gatuan buke me lote
Qe atëherë e derë´ n´dite sotit
Flet për ty Mic Sokoli
Që ia zuri grykën topit
UCK e Besa bese e shqiptarit
për ty flet historia
për ty flet pushka e Jasharit
2
I LINI TË LIRË
Pse i frigoni zogjët
S’i leni në vendin e vet
Në degët e rrapit
Ku këndojnë përvjet
Ata janë të vëgjel
Ata janë të mire
Në degët e rrapit
I lini të lire
K u r b e t i
1
KUJTIMET E MIA IA FALA ERES
Kujtimet e mia ia fala erës
t’mi cojë në shtëpi
t’mi varë në rezë të derë
në degë të qërshisë
atje ku shijova dashurinë e parë
bregut të Lumbardhit
ku verave të nxehta jam larë
T’mi varë në degë të kumbullës
t’mi varë në degë të ftonit
në degë të mollës
e në degë të arrës
të derë e oborrit
Të mi coje atje
Ku vera është e nxehtë
E natën ndriçon hëna
Në kopshtin tim me lule
Atje ku ma ka ënda
2
KËNGËN E LASHË VARUR NË TELIN E LAHUTËS
Këngën të lashë varur ne telin e lahutës
Aromën e pogaçes e lashë ne tulin e bukës
Aromën e flisë ne tepsinë mbuluar me saç
Ne sofër lakrorin qe e beri motra me spinaq
Puthjen e pare qe shijova te Drini bardhe
Ne buzët e vajzës qe me kurrë se pashe
Katër vitet me te lumtura te jetës sime
Ne bankat e gjimnazit te Pejës i lashë
Shaminë qe ma dhuroi vajza e vargjeve te mia
Varur ne degën e dardhës ne kopshtin tim
Ku kalova çastet me te lumtura
Ku e pata mbjell lulen qe m’dha për kujtim
3
IM AT ATE DITE QE PERCOLLI
Atë ditë që m´përcolli
mundohej ta mësheh lotin
të më prij fati
e të me mbaj shëndeti
me vete luste zotin
Edhe pse mundohej
veten ta përbajë
e dija fare mirë
me veten luftonte
syri mos t´qaje
Kur m´tha rrugë e mbarë
vetja e mashtroi
për supe me kapi
fort me përqafoi
loti i tij i ngrohtë
ne faqe me pikoi
Porosi e fundit
me dëgjo mor bir
plakun e mban shpresa
dhe një fjale e mire
mos t´mashtroje dynjaja
as paraja kurrë
sprovat qe ka jeta
t´´i kalosh si burrë
4
THONË QENKA REFUGJAT
Woher kommen sie?
U them ich bin albaneser
Dhe iku tutje
Se më shumë nuk di
E kur me pyesin kush jam
U them shqiptar dhe më nuk e zgjatë
Ata në shenjë çudie ngrisin supet
Thonë qenka refugjat
Pasi ata ikën
vetes i them unë
Po çfarë u bëra veç të vërtetës
Nuk thash më shumë
5
NUK DESHA TË JAM KURRË POET
Nuk desha të shkruaj kurrë
as desha të jam poet
frymëzimet dhe ndjenjat e mia
nuk desha të mbesin në këtë jetë
Edhe tash pse po shkruaj
pyes veten cfarë me gjeti
kur të kaloj nga kjo botë
dua t'i marrë të gjitha me veti
bashke me to dua
t'bëhëm rob i krimbit perandor
kur krisma e çametit të vije
të dalë para zotit me t'gjitha ne dorë
D a s h u r i a
1
LAMTUMIRË DASHURI E VJETËR
Të kujtohet konvikti numër një
Ku si studente banoje ti
Kur një guri të vockël në xham ta hidhja
Kur doja me ty të rrinja
Të kujtohet ajo ditë
Kur si një zog me krihë të thyer me le
pas konvikteve të trandafilat kur me the
Familja do t’me martojë me një tjetër
Lamtumirë dashuri e vjetër
2
TI ME JE LULJA MË E MIRA
Mes mollëve të gjoksit tënd
Me pëlqen te digjem
Si rriqëri me lëkuren
me trupin tënd të përpiqem
Sikur në pasqyrë
N’sytë e tu të shihem
Si merimanga në rrjetin e vet
në duart tua të zihem
në avullin e ngrohtë
dalë nga buzët tua
emri tim me tëndin
të përzihen dua
Dhembja në fushë
Të mos e thajë kurrë barin
Si bleta luleve thimthave
Dua tua thithë nektarin
Në kopshtin tim
mbjellë me trëndafila
Ti me je lulja më e mira
3
T’ GJITHË DO TA SHIJOJME
Lotin e valë të dashurisë
T ‘ gjithë do ta provojmë
I hidhur apo i ëmebël qoftë
T’ gjithë do ta shijojmë
Ai s´është gjithmonë i ngrohtë
si dëshirojmë neve të jetë
shpesh të ngrinë n´qepallë
dhe pasoja t‘ këtë
S a t i r e
1
RRUSH E KUMBULLA JANE PERZI
Rrush e kumbulla janë perzi
Qe te dyja bashke janë zi
Lëngu i tyre pa fare shije
As s´është vere as s´eshte raki
miku vëlla t´behet armik
e armiku t´behet mik
minus plus e plus minus
jeta del matematike
Pasaniku kur varfërohet
fukaraja ne këmbe çohet
I shëndoshi ne shtrat shtrohet
i sëmuri vjen shërohet
Deputeti një dite shkon
tjetri vjen e zëvendëson
Dikush ka e dikush s´ka
k´shtu e ka vëlla kjo dynja
Njeriu lind vdes e shkon
kësaj radhe kaq mjafton
Mos u lodhni tash e lash
kjo bote qenka mish e mash
Kështu qenka vëlla kjo bote
Hanko Halla ka çka thotë
2
MEHMET DEPUTETI
Ne tubimet parazgjedhore
Lënge sheqeri i rrjedhe prej goje
T´gjitha t´mirat i premton
Rrugët me asfalt i shtron
Jo shtëpi me dy tre kate
Edhe n´fshat do grise pallate
Për fshatarin mulikutivator
N´Mitrovice për shkijet traktor
Një lope race çdo shtëpi
Libra falas për çdo fëmije
Edhe shoke e miçe t´ Mehmetit
Votën ia kërkojnë miletit
Kështu votat i fiton
Me banese ne Prishtine shkon
Sa here t´mblidhet parlamenti
Ne salle shkon edhe Mehmeti
Mikrofonin kurre se hap
Eshte i urte nuk do shamate
As te tjeret s´i degjon
Ne salle luan me telefon
As s´ka lope as s´ka asfalt
Koha ikën e s´kthehet prapë
E kur kur votat prapë kërkon
Baza bërrylin ia tregon