| E marte, 28.09.2010, 08:25 PM |
Poezi me 4-vargje*
(cikël)
Nga Përparim Hysi
1.Dhe tani,në moshë të tretë.
Dhe,sado në moshë të tretë,ende lë vënd për "ngasje"
E provova tani vetë,kur të preka si "padashje?!"
Kur të preka si "padashje?!",po ku viheshe ti nën fre?
Më "kafshove",moj adashe,sa dhe tash bëj olele...
2.Ndërsa
Ndërsa një trung ecën nëpër lumë,
Mua,buzë lumit,më zë me shkumë!
Se trungu do shpërbëhet a do sosë në det?!
Kështu jam si turngu,në lumin tënd,jetë...
3.Më prisni
Më prsni! Kam vënë krahë dhe po "fluturoj"
Drejt vëndit tim,që me asnjë s'e ndërroj
S'më trëmb oqeani,i madh dhe pa kufi
Më prisni,o të dashur,a s'jam zog tani?!...
4.Jashtë "loje"
Shih me sy e plas me zemër
(mos,vërtet,kështu po ndodh?!)
Më "përqesh" mua çdo femër
Kjo gjëndje"jashtë loje",më lodh.
5.Plagët
Plagët e trupit i shëroj me ilaçe
Ato,të parat.i shëroj dhe "esnafçe"
Këto të shpirtit më gozhduan si Krishti.
6.Indeferent
"Unë nuk pashë gjë.As dëgjova.
Ç'ndodh,për rreth,as më duhet gjë".
Ndaj dhe mallkimin mbi ty lëshova:
-Të mbështyj dhe bojën s'dua të shoh më.
7. ... dhe paskërka një zog
(sipas Collen MeCullogh)
Dhe paskërka një zog që njëherë këndon dhe vdes
(vdes,kur lë folenë,dhe vdes me këngë)
Dhe unë si ai zog dua të vdes
Veç dua të vdes ndër tuajat këmbë.
8.A nuk është?...
Gjithmonë e vras mëndjen:
-A nuk është mendimi zog?
Zog do të jetë,kur nga unë lë mëndjen
Dhe shkon atje ku nuk jemi tok.
9.Moment
U tramaksa kur të pashë,ashtu si të ka bërë nëna
Dhe t'u qasa me avash,se,ashtu,zihet "thëllëza"
Mos u qasësha,për çfarë pashë,sepse mbeta i nemitur
Më kërcyen sytë jashtë,edhe mbeta i goditur.
10.Kur më kalon afër
Kur më kalon afër,ndjej një freski
Diçka si zefir më hyn në mushkëri
Është veç fanepsje a kështu më duket?
*poezitë janë shkruar në vitet 2003-2004
27 shtator 2010