| E hene, 27.09.2010, 09:42 PM |
Vangjush Ziko
PËRDITSHMËRI
* * *
Zjej kafenë.
Pi kafenë.
Përmbys fundin e filxhanit.
Zgjohen ëngjëll e shejtani.
Në pezhishkën e kafesë
përpelitet ankth i jetës.
* * *
U pengova.
M' u drodh dora.
Ra pasqyra.
Ra fytyra.
Krisi rruga.
Plasi syri.U ça buza.
Zgjata dorën,
dot s'e mblodha,
U gjakosa.
Sozin ' tim varrosa.
* * *
U parfumosa siç desha.
U bëra i ëmbëth,erëmirëz.
Këmishë parfumi vesha
mbi këmishën e dirsës.
Dola në botë të shëtit,
botën drejt meje ta ndjell.
Më çudit!
Diku në shpirt,
egoja ime po vjell.
* * *
Krëhëri im i ka gjithë dhëmbët.
Flokët tim të gjithë kanë rënë.
Qesh krëhëri me kokën time.
Qesh me të dhe un ' kur krihem.
Krëhër i dashur plot me dhëmbë,
nuk kreh flokët,por kreh ëndrrat.
* * *
Mora lugën
po ha supën.
Sup' e ditës,
sup' e dirsës,
sup' e shijshme,
sup' e athët.
Jet' e tërë
në kjo pjatë.
* * *
Mora thikën.
Mora mollën.
Preva mollën.
Preva dorën.
Eva mollën e kafshoi.
Zoti kopshtin ia ndaloi.
Abrahami mori thikën.
Zoti ia hoq kurban të birë.
Mora thikën,
preva mollën.
S' di ç' do ndodhë me timen jetë.
Le ta presë Zoti vetë.
Gusht 2010