| E hene, 27.09.2010, 09:58 PM |
EVOLUCIONI HARMONIK I GJUH?VE T? LASHTA
Nga Stavri Trako
stavri_trako@yahoo.com
?
Fillimet e memorjes shkrimore i hasim 5000 vjet përpara në Mesapotami tek të ashtuquajtura argumente argjili.
Sistemi i shkrimit të Sumerëve gjatë periudhave të hershme ka qënë vazhdimisht në ndryshim Drejtimi origjinal i shkrimit sumerjan ishte nga lartë poshtë dhe për arsye të panjohura ndryshoi nga e majta në të djathtë 3000 vjet para erë së Re.
Ndryshim fillimisht ka patur në stilin e e shenjave : shenjat nga paraqitja lineare kaluan në paraqitjen kuneifor,pykësore.
Akadianët përdornin rregullisht një grup shenjash kuneiform që njëherazi kishin edhe vlera fonetike,që ishin “alfabet rrokjor” dhe lexohen si më poshtë:
Shenjat tipizohen afërsisht në:fonograma,logograme dhe determinative.
Fonogramat(rrokjesore) mund të ishin : një zanore e vetme ;një bashkëtingëllore e ndjekur nga një zanore si dhe një zanore e ndjekur nga një bashkëtingëllore.
Afëri në zhvillim ,me shkrimin Akadian, vërejmë në shkrimin e Kretës (Lineari A) te i cili dallohen dy faza kryesore : e para piktografike(Hieroglifike) dhe e dyta rrokjesore.Piktogramat u përdorën në periudhën e mesme Minoane të historisë së Kretës (2100-1700 pes).Janë rreth 150 shenja të tilla që përshkruajnë :njerëz ,kafshë,bimë .etj.
Në Pylos dhe në Mikenë u gjetën arkivat më të mëdha të dokumenteve të shkrimit Linear B(1300-1200 para eres së Re), që përbëhet nga 88 shenja rrokjore dhe disa logograma individualizuese. Pas pushtimit Dorian (rreth 1160 pes ) kjo arritje Mikenase u la në haresë.
Shkrimi Linear B ishte shkrim rrokjesor CV,ndryshe nga forma rrokjore e greqishtes moderne ,nuk ka fonema rrokjore pa zanore.Mikenishtja nuk ka bashkëtingëllore mbyllëse si greqishtja:l,m,n dhe s, por të tilla si :k dhe p që kanë vlerën e bashkëtingëlloreve nistore.Në tabelën pasardhëse çdo glif është shpjeguar me një fonemë rrokjore e shprehur me bashkëtingëllore + zanoren mbështetëse.
albenian
kumino-kumnoi-kamini I farkëtarit
kunaja-kunata
shkallë-kat-patet e qiellit
të shoh
torake-viçe motake
gou-kau
igo-iko-kal
re-u-ka
re-a- nëna hyjnesh
Shkrimit Linear B i mungojnë shumë fonema si.(g),(kh), (gu),(b),(ph),(th),dhe (l)Për të zgjidhur këtë problem , u përdorën shënjat për fonema (tinguj) të ngjajshëm P.sh.:-p për fonemat p,b,dhe f;-k pë fonemat k,g,kh(grykore);-t për fonemat t ,th;-q për fonemat( ku, gu) dhe -r për fonemat r dhe l.Sidoqoftë,këto konvencione për fat e lehtësuan punën dhe u arrit të kuptohej shkrimi i lashtë Mikenas.
Deri u ko- deri këtu, Ti ri po dhe,A kjo sho ne
Këtu ka te --Pa nga na --ko vo -ko shkon
Va-na -ka - ai ku pi ti jo – ai ku_Kau pi ti jo
Ishulli i Qipros ka qënë një qendër ndërveprimi kulturor për shumë mijëvjeçar.Shkrimet e lashta Qipro-Mioane janë të një rëndësie të të jashtëzakonshme dhe datojnë që nga 1500 pers.Edhe ky shkrim është i tipit rrokjor dhe e ka prejardhjen nga Lineari A’.
Fonemat rrokjesore Qipro-Mionane janë të pajisura edhe me shenja të vogla vertikale.
Stela e Lemnosit ka të njejtin format alfabeti ( të ngjajshëm )me atë që përdorën dhe Etruskët për të shkruar gjuhën e tyre .E veçanta e këtij formati shkrimor është se në to përdoret edhe një sistem me katër zanore:(i),(e),(a) dhe (o)
Shkrimi Etrusk qe pararendës i shkrimit Latin dhe natyrisht qe arritja më e jashtëzakonshme,bashkë me shkrimin Helen ,në përftimin e shkrimit modern.
Me objektin e lashtë Egjiptian (Rosetta Stone) u bë i mundur leximi i shkrimit hieroglifik Egjiptian.Në këtë pllakë guri, e epokës së Ptolemeut V , janë të gdhendura tri forma shkrimi :dy format Egjiptiane (hieroglifike dhe popullore )dhe një në formën klasike greke. Vlerësohet të jetë shkruar më 198 pes,u zbulua më 1799 dhe u deshifrua nga shkencëtari britanik THOMAS Young dhe studiusi frëng Jean –François CHOMPOLLION.
Në mbretërimin e mbretit të ri i cili ishte Zot i Diademës, i madh në lavdi, paqtori i Egjiptit, por edhe të devotshëm në çështjet që lidhen me zotat, fitimtar ndaj kundërshtarëve të tij, dlirës i jetës së njerëzve, Zoti e tridhjetë - periudhat e vitit, si Hefesti i Madh, mbret si Dielli, mbret i madh e Epërm dhe e ulët i Tokë, pasardhës të prindërve Zotave të dashur, të cilët Hefesti i ka miratuar, në fitoren që Dielli i ka dhënë, duke jetuar imazhin e Zeusit, Biri i Diellit, Ptolemeut gjithnjë i-gjallë, i dashur nga Ptah; Në vitin e nëntë, kur Aëtus, bir i Aëtus, ishte prifti i Aleksandrit dhe i perëndive Shpëtimtare dhe perënditë Vëllezër Mirëbërës dhe prindërve perëndive të dashur dhe të qarta në zot dhe i dhembshur, Pyrrha, bija e Filiniusit, duke qenë athloforus për Mirëbërësin Euergetis; Areia, bija e Diogjenis, skeptërmbajtës qenë për Arsinoë Filadelfus, Irene, bija e Ptolemeut, priftëreshë që e Arsinoë Filopator: mbi Xanicus e katërt të muajit, ose sipas Egjiptasit tetëmbëdhjetë të Mekeir.
DEKRET: priftërinjve të lartë dhe të profetëve, dhe ata që hyjnë në faltoren e brendshme nën mantelin e zotave , dhe ata që veshin krah njeri agresiv, dhe skribët e shenjtë, dhe të gjithë priftërinjtë e tjerë të cilët kanë mbledhur në Memfis përpara mbretit, nga tempujt e ndryshme në të gjithë vendin, për festën e tij të marrjes së mbretërisë, edhe me atë të Ptolemeut gjithnjë i-gjallë, i dashur nga Ptah, i qarta në zot dhe i dhembshur, i cili kishte marrë nga Ati i tij, duke u mbledhur në tempullin në Memfis këtë ditë, deklaroi: Që nga Mbreti Ptolemeut, gjithnjë i-gjallë, i dashur nga Ptah, i qarta në zot dhe i dhembshur, i biri i Mbretit Ptoleme dhe mbretëresës Arsinoë, prind-perëndi të dashur, ka bërë shumë të mira me tempuj dhe për ata që banoni në to, dhe gjithashtu për të gjithë ata që i nënshtrohen regjimit të tij, që nga fillimi një zot i lindur i një perëndi dhe perëndeshë si Horus, biri i Isis dhe Osirus, të cilët kishin ardhur për të ndihmuar të Atin e Osirusit, duke u dhënë si i mirëdashur ndaj perëndive, është përqëndruar për të ardhurat e tempujve të dy prej argjendi dhe e grurit, dhe ka harxhuar shumë bujarisht shpenzimet në mënyrë të çojë Egjipt për prosperitet dhe për të krijuar tempujt ... zotat kanë shpërblyer atë me shëndetin, fitore, fuqi, dhe të gjitha gjërat tjera të mira, sovranitetin e tij për të vazhduar tek ai dhe bijtë e tij përjetë.
Mbishkrimet e lashta kineze janë shkruar duke i gdhendur mbi eshtra orakulli, shfaqin një sistem shkrimi plotësisht të zhvilluar, pothuase si ato të teksteve modern funksionale. Në këtë faze dominojnë piktogramat dhe ideogramat.Me to shprehet dhe kuptohet në mënyrë piktorike.
Katër përqind e karaktereve kineze janë piktograma individualizuese të sendeve dhe të frymorëve, por sot kjo ngjajshmëri nuk është fortë e qartë.Ideogramat janë: të thjeshta dhe të përbëra që të kombinuar japin një lexim të tretë ose rebus. Përbërëse të shkrimit janë dhe shenjat nyjëtimore të frymëtimit dhe të kuptimit.
Shkrimi Hiragana përdoret për të shkruar gjuhën Japonisht. Ato glife janë të shekullit 8 ers Kanë vlerë të plotë fonetike dhe njihen si alfabeti rrokjesor hiragana.
Në kohët moderne, ai përdoret për fjalë të shkruara jo-kinez të kredisë.
Këtyre shenjave themelore u shtohen disa shenja diakritike për të ndryshuar karakterin e bashkëtingëlloreve.Dy dashe diagonal të vendosura në të djathteë të shenjave lartë te rrokjet /ka/,/sa/ dhe /ta / ua kthejnë tonin e shqiptimit në /ga/,/za/dhe /da/.
Aztekët ,në qendër të Meksikës, deri në fundin e mijëvjeçarit të parë pas Krishtit patën një sistem shkrimi të shkruar në lëkurë dreri dhe kodikë letre. Shenjat kalendarike dhe sistemi numerik qe në thelbin e tyre. Aztekët kishin 20 ditë të shenjta kalendarike
Aztekët si popull pushtues përdornin glifte piktorike për të shprehur idenë e qytetit të pushtuar. Më poshtë qytetet antik : Kolhuakan dhe Tenayukan, janë treguar të pushtuar.
Aztekët me logograma piktorike emërtojnë vendet (toponimet)
Chlapan-vendi i ujit, Colhuacan- kodër përdredhur ose i shtrembër, Okelotepek- kodër e okelot, Coatlan-vendi i pasur me gjarpërinjtë, Coatzinco- Coatlan pak, Ahuacatlan- vendi i pasur me avocadoes
Emrat e njerëzve dhe të sendeve jepen me piktograma individualizuese.
Me konvencione simbolike, këta popuj transmentonin dhe ide të komplikuara.
Falja kolkaçingo, përshkruan sundimtarin e ulur brenda kamareje si gojë. Qënësisht kjo tregon të drejtën e sundimtarit që sipas besimit vendas mund të kontrollonte pjellorinë e të lashtave.
Shkrimi hieroglifik Maja është ndoshta një nga sistemet shkrimore vizuale më të plota të botës,por tepër kompleks.Përbëhet nga qindra shenja glifike unike me pamje të njerëzve ,kafshëve,supernatyrorëve, sendeve dhe abstraksioneve . Këto shenja janë logograma me kuptim individualizues dhe me vlera rrokjesore.Çdo gjë që Majatë mund ta mendonin arrinin ta shkruanin me këto shenja.Edhe tek Majatë gjuha shprehet me një sistem alfabetik rrokjesor.
Forma elementare e fjalëve në shkrimin Maja është CVC, në shkrim përdoren dy shenja rrokjesore por me marrëveshje zanorja e dytë e shenjës rrokjesore nuk lexohet. Kjo dukuri njihet si sinharmoni prej epigrafëve. Në gjuhën Maja, zanoret janë komplekse : të gjata dhe të mbyllura (kur pësojnë ndalesë nga glota) dhe aspirante (kur pasohen nga h). Logogramat sqarohen nga shenjat fonetike në drejtshkrim. Në këtë gjuhë funksionon edhe fenomeni i polivalenës, që një glift ka funksione të shumëfishta, si në juhën kineze.
Alfabeti grek u përftua nga shkrimi Frigjian (Fenikas) në shekullin 8-pes Konsiderohet si sistemi më i lashtë Europian i shkrimit modern.
Ky alfabet individualizohet si prototipi i kohës së re të shkrimit . Pëveç shenjave bashkëtingëllore, u shprehën me shenja simbolike të veçanta edhe zanoret. Ky fakt ishte dhe hapi më i rëndësishëm në përparimin e qytetërimit indo-europian. Në periudhën Klasike të historisë greke shkrimi njohu dy forma: atë Perëndimor dhe atë Lindor.
Prej shkrimit perëndimor grek u përftua shkrimi Etrusk që bijoi shkrimin Latin dhe atë Runik gjerman. Alfabeti klasik përbëhej nga 27 shkronja ,shkruhej nga e majta në të djathtë ,ndëras sot ai ka 24 shkronja. Shkrimi helenik, si ai i lashtë dhe ai i ri u përdur nga shumë kombe në Europë,Afrikë,dhe Azi që nga epoka Aleksandrine dhe deri më sot.
Në lashtësi njerëzit besoni te Moti i Madh ,kur zotat (hyjnitë) shfaqeshin kudo,e për këtë arsye ata ndërhynin në jetën e njerëzve dhe në lumturinë e tyre e ata(njerëzit) e mendonin jetën dhe vdekjen si dhuratë të tyre. Për zotat gjithmonë bënin fli, deri në kuaj e dema.Veçse Akeasit, zotat i kujtonin si njerëz, po ashtu edhe barbarët si Skithët adhuronin diellin dhe erën. Veç para tyre , zotat vërtet (patjetër)respektoheshin, dhe për ta ngritën faltore dhe tempuj, por edhe shumë prej tyre nuk ngritën as faltore e as tempuj. Më pas Athinasit e Athinës për Zotat tempuj të bukur kishin. Shumë të huaj i vizituan ato ikona Athinase dhe sërisht u mrekulluan. Kur prej Athinës ata u larguan (ikën),për këto vlera të mrekullueshme treguan.
Gjuha Ilire, së paku prej 1300 para Krishtit, u fol nga popullsia Indo-Europiane e vendosur në brigjet veriore dhe lindore të Adriatikut, si dhe nga Hungari e deri në kufijtë e Greqisë moderne. Të përfshirë me ta qenë edhe fiset Dalmatiane dhe Panoniane. Ishin Ilirë edhe ata, që kaluan Adriatikun dhe që folën gjuhën e Mesapëve.
Në shekujt 7-6 pes në brigjet Ilire të Adriatikut, si kudo në Mesdhe, Helenët themeluan kolonitë e tyre.
Në shekullin 4-3 pes Aleksandri i Madh u bë Zot i Shkodrës , kryeqendrës së Ilirisë , por ai njohu si mbret të saj Glaukian, të birin e Bardhylit.
Kur Pablio Emili, më 168 pes, mundi në Korrinth Perseun e Maqedonisë Shkodra ra në vasalitetin e Romës. Roma pushtoi më 78-77 pes Dalmacinë dhe më 35-34 pes pushtoi zonat jugore të Ilirisë dhe në vit 9 pes Panoninë në veri.
Më 476 era jonë ,kohë kur Perandoria Romake e Perëndimit ra , rajoni i Ilirisë antike u bë pjese e Perandorisë Bizantine. Që nga shekulli i 6 era e Re filloi vendosja e popujve Sllavë në tokat Ilire. Ilirër e veriut që jetonin në Pononi, si dhe në Kroaci e Slloveninë e sotme,u asimiluan gati tërësisht prej sllavëve të paktën në gjuhë.
Edhe Ilirët përdorën Zanore /a/,/e/ dhe /o/.Bashkëtingëlloret e thjeshta të ilirishtes përkonin me aspirantet indo-europiane. ?shtë ende e panjohur nëse Ilirishtja ishte një gjuhë Satem apo Kentum. Njihen si trashigimi ilire : emra personash,vendesh, dhe një numër rrënjësh indeo-europiane.
Mesapishtja është një degë e Ilirishtes në Itali. ?shtë pranuar tashmë ndikimi i ndërsjelltë dhe lidhjet që pati Ilirishtja me Venetishten,Keltishten dhe Trakishten.
Tezea e origjinës ilire te shqiptarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Studien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga këto argumente themelore, janë:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t’u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.
Fjalët dhe gjuha shqipe vijnë si trashigim tepër i lashtë,të paktën nga mëma e saj trako- ilirishtja,-thotë dijetari ynë i madh Eqerem Çabej.Shqipja është një gjuhë që ka fleksion ,domethënë ka lakim të sistemit emror dhe zgjedhim të sistemit foljor.”Edhe studjues të huaj kanë vrojtime interesante për shqipen,rreth faktit që shqipja ka një tendencë ta vejë foljen para subjektit(kryefjalës),shpeshherë në krye të fjalisë. Nganjëherë,piqet shqipja me homerishten. Te Homeri gjindet p.sh.për”erdha unë”ert-hon ego,me topikë(vend-ndodhje të fjalëve )krejt si të shqipes…Në topikën(vendin) e fjalëve në fjali loz rol jo vetëm motivet stilistike dhe të retorikës, po dhe motivet e ritmit të fjalisë.Vetë fjalia në prozë ka edhe ajo njëfarë ritmi të vet,megjithëse jo sa poezia.Prandaj oratorët e shkrimtarë, e botës antike sidomos,të cilët donin të kishte fjalia edhe muzikalitet në vetvete,kanë bërë vendosjen e fjalëve duke marrë parasysh edhe ritmin e fjalisë.Cila fjalë në fjali është tonike,bart theksin kryesor,e cila jo, për këtë nuk ka rregulla të caktuara. Kjo lidhet me mbarë ndërtimin e fjalisë…” Shtrirja ,thellësia dhe saktësia fonologjike e tipit natyror të idiomatës së shqipes kanë tërhequr vemendjen e Albanolëgëve që në krye të herës,kur u nisën studimet mbi karakteristikat e gjuhës Shqipe dhe vendin që ajo ze në gjirin e familjes së madhe Indo-Europiane Fonologjia e tingujve zanor dhe atyre të njyjëtuar të Shqipes është praktikisht i mundshëm për t’u kuptuar , nga që Shqipja ka një sistem njësh zanoresh për të cilat është e lehtë të dallosh tonin dhe nuancat shqiptimore të tyre.
Ba Be Bë Bi Bo Bu By |
C a Ce Cë Ci Co Cu Cy |
Ça Çe Çë Çi Ço Çu Çy |
Da De Dë Di Do Du Dy |
DHa DHe DHë DHi DHo DHu DHy |
Fa Fe Fë Fi Fo Fu Fy |
Ga Ge Gë Gi Go Gu Gy |
GJa GJe GJë GJi GJo GJu GJy |
Ha He Hë Hi Ho Hu Hy |
Ja Je Jë Ji Jo Ju Jy |
Ka Ke Kë Ki Ko Ku Ky |
La Le Lë Li Lo Lu Ly |
LLa LLe LLë LLi LLo LLu LLy |
Ma Me Më Mi Mo Mu My |
Na Ne Në Ni No Nu Ny |
NJa NJe NJë NJi NJo NJu NJy |
Pa Pe Pë Pi Po Pu Py |
Qa Qe Që Qi Qo Qu Qy |
Ra Re Rë Ri Ro Ru Ry |
RRa RRe RRë RRi RRo RRu RRy |
Sa Se Së Si So Su Sy |
SHa She SHë Shi SHo SHu SHy |
Ta Te Të Ti To Tu Ty |
THa The THë THi THo THu THy |
Va Ve Vë Vi Vo Vu Vy |
Xa Xe Xë Xi Xo Xu Xy |
XHa XHe XHë XHi XHo XHu XHy |
Za Ze Zë Zi Zo Zu Zy |
ZHa ZHe ZHë ZHi ZHo ZHu ZHy |
Sot dihet, se çdo simbol-shkronjë në gjuhë, në veçanti tingujt bashkëtingëllor frymëtohen më lehtë me një nga tingujt zanor, por në lashtësi, vetëm kështu, u përftua hopi i duhur, nga u kalua në gjuhën e artikuluar. Dihet se gjuha Shqipe ka 7 zanore por, duke qënë se në gjasjen më të madhe ato përdoren si pjesë e pandarë e rrokjeve, ato nuk frymëtohen vetëm në tonin natyror, kjo në vartësi me çastin emocional apo edhe natyrën e bashkëtingëllores (e shurdhët apo e zëshme). Kur ato shqiptohen në fjalë, gjat shqiptimit rrokjor, mund të formëtohen më tepër se 23 tinguj zanore . Ky shumfishim i intonacionit të zanoreve nuk ndodh vetëm në gjuhën shqipe. I tërë universi rrokjor me të cilën është i përftuar leksiku është historia e gjuhës së këtij fisi shoqëror. Kjo materje jono-tingëllore e gjuhës , përbën rrënjët e saj , që as vjetërohet , as ndryshket dhe as gërryet sa kohë gjallon fisi shoqëror, krijuesi dhe trashiguesi i saj.
Përfundime
Shkrimi fillimisht është konsisideruar si një sistem monogjenez . Pasuesit e kësaj teze( ashtu siç janë renditur në këtë studimin ) mëtonin se shkrimi u zbulua vetëm në Mesapotami dhe të gjitha sistemet pasuese të të shkruarit janë degë të këtij origjinali. Madje pretendohej se shkrimi Kinez dhe ai Hindu kishin evoluar prej prototipit të Lindjes së Mesme, ndërsa shkrimi i Majave konsiderohej prej tyre vetëm si një sistem i pastër kalendarik dhe memorizues. Sistemi logografik si ai:Kinez etj, konsiderohej si primitiv dhe shumë inferior. Ndërsa sistemin rrokjesor e rendisnin diku nga mesi .
Ithtarët e kësaj teze konsideronin shkrimin alfabetik si sistemin më të mirë.Natyrisht që alfabetet, nga që kanë një numër të kufizuar shenjash, janë më të lehtë për kujtesën dhe e lejojnë shikuesin të detajojë çdo vlerë fonetike të tyre.Mbështetur te ky fakt ata e konsideronin shkrimet në Europë dhe atë si kulmin e civilizimit, ndërsa shkrimet e civilizimeve të tjera i konsideronin si “primitive’’ dhe “të pa arrira”.
Zbulimet e Eshtrave te shpatullave të orakullisë në Kinëdëshmuan lashtësisnë e kësaj kulture dhe për më tepër nga që nuk janë gjetur të tilla shkrime analoge në një hapsirë gjigande që shtrihet nga Babilonia e lashtë deri në kufijtë e Lumit të Verdhë, e tronditën rrënjësisht këtë teori .
Por, teoria e Monogjenezës së shkrimit u përhumb, kur shkencëtarët e gjuhës arritën të dekodojnë hierogliofet e Majave, që si sistem të shkruari qe po aq i sofistikuar sa sistemet e tjera te Europës së vjetër.
-Mbështetur në këto fakte të krijohet bindja se shkrimi është shpikur në mënyrë të pavarur, të paktën në Mesapotami, Kinë dhe në Amerikën Qëndrore.
-Krahasimi i modeleve të shkrimit , na dha dëshmi të mjaftueshme për të konkluduar se shkrimet janë zhvilluar në mënyrë të pavarur nga njëri tjetri .
-Metoda krahasuese që ndoqëm në këtë studim na bëri ithtarë të teorisë modern se shkrimi nuk është produkt i monogjenezës.
-Në të gjitha fiset shoqërore të lashta alfabeti rrokjesor ka funsionuar në mënyrë prefekte, në kohën diakronike të tyre.
Vërtetë “alfabeti” sot është shënjëzuesi modern i shkrimit , por përjashtuar tingujt zanorë, ai nuk është aq efikas dhe ka plotë të meta.
Sistemet e shkruara mund të klasifikohet , varësisht nga mënyra si ato përfaqësojnë gjuhën që ato përciellin,në:
-Sisteme logografik dhe logofonik , që janë sistemet më komplese edhe njësinë më të vogël ka shenjën rrokjore .
Këta sisteme kanë si tipar përdorimin e një numri të madh shenjash (morpheme=fjalë) dhe të shënjëzave që u bashkohen morfemave për të shprehur: emocion , kohën, vetën, numrin, mënyrën, rasën etj.
Një gjë është e dallueshme dhe tipar, shenjat e tyre fonologjike kanë vlerë vetëm si rrokje.
Sot, sistemet e shkrimit edhe pse funksionojnë si “afabete”, ligjërimi i çdo gjuhe kryet me alfabetin rrokjesor. Shenjat fonologjike të këtyre gjuheve janë më së shumti rrokjograma, që do të thotë që shenja fonologjike bazë është rrokja dhe është veprim i pakuptimt po të ndahet si shenjëza alfabeti. -Alfabeti rrokjesor edhe pse duket sikur është shumë i largët, në sinkroninë e gjuhës ai përbën strukturën që mundëson frymëtimin tingëllor të gjuhës.
Sistemi rrokjesor është si dhëmbëzat e ingranazheve të ligjërimit , dhe njëherësh tipar për ta shprehur një gjuhë të caktuar. Dhe siç thotë De Sosyr -Të folurit realizohet si një tërësi muzikore si një do,re,mi, pra mund të shqyrtohet vetëm si një rrjedhë konkrete tingëllore në kohë. Elementët që dalin së pari nga anliza e vargut të të folur, janë si hallka të këtij vargu , ato janë moment të pareduktueshme , që nuk mund të shqyrtohen jashtë kohës që zënë. Kështu, një njësi si Ta -është një fragment i pa reduktueshëm tingëllor dhe t- e veçuar mund të shqyrtohet in abstrakto jashtë kohës. Për këtë fakt , rrokja dhe theksi përbëjnë vetëm një veprim fonator, brenda për brenda këtij veprimi nuk ka dysi, por vetëm kundërvënie të ndyshme me rrokjen që i rri përbri. Çdo fragment i frymëtuar në vargun e të folurit ka muzikalitetin e veçantë natyror dhe si fragmente rrokjore (fjalë) qofshin pjesë të ndryshueshme apo të pandryshueshme të ligjëratës , kanë frymëtimin muzikor të tyrin . I tërë leksiku i një gjuhe përmban një tërësi llojesh të kuptimshëm tingëllor.
Alfabetet bashkëtringëllor janë të njohur si (abjads) dhe janë paraardhësit e shkrimit të lashtë sinartik. Dihet që në një alphabet të “pastër “ bashkëtingëllor zanoret nuk janë të shkruara ,si në gjuhët: Arabisht, Fenikase, Samaritane por, për leximin e tyre përdorin konventa të caktuara. Pothuajse në të gjitha gjuhët tingujt frymëtohen nga në bashkëtingëllore dhe një zanore ose anasjelltas.
Ja se çfarë pohon John Lyons në veprën e tij”Hyrje në Gjuhësinë Teorike” për këtë problem:
Hipoteza bazë e gjuhësisë modern qëndron në rrethanën qëmjedisi bazë gjuhësor nuk është shkrimi , por tingulli.(47) Gjuhëtari modern mendon se gjuha e folur është parësore dhe se të shkruarit në thelb, është një mjet që paraqet ligjërimin në një mjedis tjetër . Ligjërimi është më i vjetër dhe më i përhapur se shkrimi. Nuk ka asnjë system shkrimor , historia e të cilit të fillojë më parë se gjashtë ose shtatë mijë vjet, ndërsa ligjërimi i folur përkon me fillimin e shoqërisë njerëzore. (51) Në përshkrimin e gjuhës së folur gjuhëtari,në përgjithësi, duhet të dallojë tri lloje njësish:”tingujt”, “rrokjet”, dhe “fjalët”. Por , zakonisht, të gjitha sistemet e përdorura të shkrimit janë ndërtuar duke u mbështetur në njërën ose tjetrën njësi: sistemi alfabetik mbështet në “tingujt”, sistemi rrokjesor - mbi “rrokjet” dhe sistemi ideografik mbi fjalët. Në qoftëse mbahet parasysh që të tri “shtresat” janë tashmë të pranishme në gjuhën e folur, nuk është e vështirë të shpjegohet që secili nga sistemet shkronjore vjen nga një “shtresë” e ndryshme e gjuhës së folur. Struktura e përgjithshme e gjuhëve të folura dhe lloji i sistemit shkronjor të përdorur për paraqitjen e tyre ,s’ka asnjë vartësi të ndërsjelltë. (52) Në marrëdhëniet midis ligjërimit dhe shkrimit ,më thelbësore është fakti që të gjitha sistemet shkrimore ,siç është provuar,rrjedhin nga njësitë e gjuhës së folur.
Asnjë sistem shkrimor nuk pasqyron të gjitha variantet e lartësisë së tonit dhe të theksit, që shfaqen në gjuhën e folur; konvencionet e shenjave,që dallojnë llojet e ndryshme të fjalive dhe të praktikës për t’i shkruar me korsiv fjalët e theksuara: parqesin vetëm një urdhër të paplotë për të konpesuar këtë mangësi. Gjuha e shkruar nuk mund të shihet më si një transmetim i gjuhës së folur në një mjedis tjetër. Të gjitha gjuhët e gjalla, kështu mendohet, në thelb janë sisteme komunikimi për veprim dhe zhvillim në shërbim të nevojave të ndryshme dhe të larmishme të bashkësive që I përdorin ato. Me ndryshimin e këtyre nevojave priret e dhe gjuha të ndryshojë ,për t’iu përgjigjur drejt kushteve të reja.
Rrokjet në aspektin diakronik kanë qënë një nevojë dhe bënë të mundur leximin e piktogramave , simboleve, në shumë prej qytetërimeve të lashta si ato :mikenase ,egjiptiane apo kineze,majave etj.
Fakti që bashkëtingëlloret frymëtohen në rrokje me praninë e një zanoreje do të thotë që gjuha qe njëherazi edhe shprehëse edhe e qëndrimit emocional.
Tingëllimi i rrokjes lidhet me mesazhin psikologjik,që fakti jetësor mbart, dhe si e tillë ajo ka kuptimin e vet për çdo rrokje të vargut ligjërimor,andaj çdo nyjëtim rrokjor ka vlerën dhe rëndësinë e vet në çdo varg ligjërimi. Dihet që vargu realizohet në lidhjen në seri, ku çdo njësi rrokjore është e domosdoshme në përçimin me sukses të mendimit.
Analiza fiziografike krahasuese e gjuhëve mund të zgjidh misterin e ndryshimeve psiko-gjuhësore të tyre. Vargu rrokjor i ligjërimit, ka ekujvalentet e gjuhës kupolëzat valore të kuptimshme të gjuhës ndjekin njëra tjetrën, është një veprim fonator ,dhe brenda këtij veprimi –thotë De Sosyr nuk ka dysi, sepse secila rrokje ka theksin(tonin) e saj tingëllimor që për mendimin tim është: natyral, të zëshëm , të përzier bashkëtingëllor dhe intonativ.Këtij parimi i nënshtrohen të gjitha llojet e pjesëve të ligjëratës.
Na ndihmojë në arsyetimin tone edhe John Lyons që thotë:
Si çdo shkencë tjetër ,edhe gjuhësia ndërtohet mbi të shkuarën ; dhe këtë e bën jo vetëm duke vënë në dyshim dhe duke hedhur poshtë doktrina tradicionale, por edhe duke i zhvilluar më tej dhe duke i formuluar rishtazi….Në të vërtetë ,çdo gjuhë e studiuar për një kohë të gjatë nga afër sado “i pazhvilluar “dhe “i pa civilizuar” të jetë populli ,-dëshmon se ajo është një sistem komunikimi shumë i komplikuar dhe shumë i zhvilluar…
Shumica e gjuhëtarëve sot druhen të bëjnë ndonjë supozim mbi burimin dhe zhvillimin e gjuhës në përgjithësi . Ata kanë kuptuar se studimi i gjuhëve në kushte të njejta është i vlefshëm….. të gjitha gjuhët janë sisteme komunikimi për veprim dhe zhvillim ,të cilat u shërbejnë nevojave të bashkësisë që i përdorin ato.
Sasia e ndryshimeve të mundëshme për klasifikimin e tipareve të botës,në parim është e pafundme .Vetëm ato ndryshime ,që kanë rëndësi në jetën e një bashkësie të caktuar , konkretizohen në fjalësinë e kësaj bashkësie.
Në qoftëse elemente të gjuhëve të ndryshme-vazhdon John Lyons, mund të përputhen , duke identifikuar tipare të përbashkëta dhe raporte në kulturat ku ato vërtetohen, atëhere mund të themi se ato kanë të njejtin zbatim… E për të gjitha këto pohime mund të vërtetohet teza se evolucioni i gjuhëve të lashta ka qënë harmonik sepse tipari i tyre ka qënë rrokjesor. Rrokja qe baza e zërit(parole) të komunikimit njerëzor, por njëheraz qe psikika produkt i saj. Ky kombinim hyjnor i gjuhës dhe ligjërimit, që vendimtari që e dalloi njeriun nga gjallesat e këtij planeti.
Stavraq Trako –Tiranë
Conclusions
Writing initially as a system konsisideruar monogjenez. Followers of this thesis (as listed in this study) mëtonin that writing was discovered only in Mesapotami and all subsequent systems of writing are the original branches. Even allegedly writing Chinese and Hindu he had evolved from prototype to the Middle East, while writing them Majave considered only as a system cleaner and memorizues calendar. Logografik system such as: Chinese, etc., considered more primitive and inferior. While the list rrokjesor system anywhere from the middle.
Proponents of this thesis considered as alphabetic writing system that mirë.Natyrisht most alphabets, by having a limited number of symptoms, are easy to memory and allow the viewer to detail all their phonetic value. Pursuant to this fact they considered writing him as Europe and the height of civilization, and the writings of other civilizations considered as "primitive''and" not ripe ".
Findings of the shoulder bones in China witnessed lashtësisnë orakullisë of this culture and moreover not find such articles analogous to a giant space that stretches from ancient Babilonia up to the limits of the Yellow River, the thoroughly rocked this theory .
But the theory of writing was përhumb Monogjenezës when scientists managed to decrypt the language of Majave hierogliofet that as a system of writing that is as sophisticated as other systems of old Europe.
-Based on these facts to create the belief that writing was invented independently in at least Mesapotami, China and Central America.
-Comparison of models of writing, has given us sufficient evidence to conclude that the articles were developed independently of each other.
-Comparative method that ndoqëm in this study made us people of the modern theory that writing is the product of monogjenezës.
-In all the tribes of ancient alphabet societal funsionuar rrokjesor is so perfect, diakronike their time.
True "alphabet" today is shënjëzuesi modern writing, but excluding voice sounds, it is not so efficient and full of flaws.
Print systems can be classified, depending on how they represent the language that they përciellin in:
-Systems and logofonik logografik, komplese systems that are smaller unit also marked rrokjore.
These systems have as a feature using a number of signs (= morpheme words) and was joined shënjëzave morpheme to express: emotion, time, own, number, manner, habit, etc..
One thing is distinct and feature characters fonologjike have their value only as a grip.
Today, though writing systems function as "afabete" discourse of each language with the alphabet rrokjesor head. Fonologjike signs of these languages are most rrokjograma, which means that the base is rock fonologjike signs and meaningless action is divided as shenjëza alphabet. -Alphabet rrokjesor although it seems very distant, in the language he is sinkroninë structure that enables frymëtimin tingëllor language.
Rrokjesor System as scarring of the gears of the lecture, and at the same time feature to express a particular language. And as does De Sosyr-Speaking as a fully realized musical as a will, re, mi, so can be considered only as a concrete course tingëllore time. Elements derived primarily from the string anliza speaking, are the links of this series, they are pareduktueshme moment, that can not be considered outside the busy time. Thus, as unit-I is a fragment of free t-reduktueshëm tingëllor separate and can be examined in abstrakto out of time. To this effect, snatch and stress account for only a fonator action, within this action has not dysi, but only to traverse the different syllable that flank. Each fragment of the verse frymëtuar of speech has special muzikalitetin natural and rrokjore fragments (words) whether part of variable or fixed the speech, frymëtimin have their own music. The entire vocabulary of a language contains a set of kuptimshëm tingëllor species.
Bashkëtringëllor alphabets are known as the (abjads) and writing are the ancient ancestors sinartik. It is known that in an alphabet of "pure" consonantal vowels are not written, as in the languages: Arabic, Phoenician, Samaritans but, reading them use certain conventions. Almost all languages of the consonant sounds frymëtohen and a voice or vice versa.
Here's what John Lyons asserts in his "Introduction to Theoretical Linguistics" for this problem:
Basic hypothesis of modern linguistics lies in the circumstance that the environment is not language-based writing, but sound. (47) Gjuhëtari thinks modern spoken language is primary and writing in essence, is a tool that provides instruction in a different environment. Legalisation is the oldest and most widespread of the article. There is no writing system, history of which begin earlier than six or seven thousand years, and spoken discourse coincides with the beginning of human society. (51) In colloquial description gjuhëtari, in general, need to distinguish between three types of units: "sound", "grip" and "words". But usually, all the writing systems used are built based on one or another unit: alphabetical system supports the "sound" rrokjesor system - the "grip" on the words and ideographic system. If kept in mind that the three "layers" are already present in the spoken language, it is difficult to explain in which each letter comes from a systems "layer" different language spoken. General structure of languages spoken and kind letter system used for presenting them there is no mutual dependency. (52) The relationship between teaching and writing, the most crucial is the fact that all writing systems, as proven, resulting from the units of spoken language.
No writing system does not reflect all the options the level of tone and emphasis, that appear in spoken language, sign conventions, which recognize different types of sentences and to practice writing with words marked lanes: only parqesin an incomplete order to konpesuar this deficiency. Written language can not be seen as a transmission of spoken language in a different environment. All living languages, so think, are basically systems of communication for development action and to serve different needs and diverse communities that use them. With these changing trends and the language needs to change, to respond to new conditions.
Syllables in terms diakronik have been a need and made possible reading of pictograms, symbols, in many ancient civilizations as they: mikenase, Egyptian or Chinese, etc. majave.
The fact that the snatch frymëtohen consonant with the presence of a zanoreje language means that both the expressive and emotional residence.
Tingëllimi of rrokjes related psychological message that carries life-fact, and as such it has its own meaning for each verse ligjërimor grip, so every juncture rrokjor has its value and importance to each lecture series. It is known that the connection string is implemented in series, where each unit is necessary rrokjore successful transmission of thought.
Physiographic comparative analysis of language can solve the mystery of psycho-linguistic differences of their own. Rrokjor the lecture series has ekujvalentet valore kupolëzat language to language kuptimshme follow each other, is a fonator action, and in this action, says De Sosyr dysi not because there is an emphasis on each syllable (tone) that her opinion tingëllimor my is: natural, vocal, and mixed consonantal intonativ.Këtij principle subject to all sorts of parts of speech.
Help us in our reasoning that the John Lyons says:
Like any other science, language and build on the past, and this does not only questioning and rejecting traditional doctrines, but also further developed and newly formulated .... In fact, any language studied for a long time no matter how closely "immature" and "no civilized nation" to be folk-shows that it is a very complex communication system and highly developed ...
Most linguists today fear to make any assumption on the source and language development in general. They understand that the study of languages in the same conditions is available ... .. all languages are communication systems for operation and development, which serve the needs of the community who use them.
The amount of possible changes to the classification of features of the world, the principle is endless. Only those amendments that are important in the life of a given community, fjalësinë concrete in this community.
If elements of different languages, continues John Lyons, may overlap, identifying common features and reports in cultures where they are verified, then we can say that they have the same effect ... And for all these thesis statements can be verified the evolution of ancient languages has been balanced because their characters have been rrokjesor. Grasp that the basis of sound (Parole) human communication, but that mental njëheraz its product. This divine combination of language and the teaching that vendimtari who spotted him from the beasts of this planet.