Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kasam Shaqirvela: Apeli për S.O.S.

| E diele, 26.09.2010, 11:59 AM |


Kasam SHAQIRVELA

 

APELI PËR S.O.S.

(Shpëtone diellin(shpirtin) tonë)

 

Në rritje Terri sa vie e dendësohet

Drita e ka përgjismuar intensitetin

Vatrfëria me të madhe po shtohet

Zor e ka njeriu ta mbajë dhe skeletin 

 

Sot e gjithë ditën po bahet sehir

Në garën e madhe, për tu pasuruar

Sa më shumë të mira me hir e pa hir

Veç një lob i vogël i ka gllabëruar

 

Vujtja dhe mjerimi fenomen social

Janë në agjendën e përditshmërisë

Problemi i bukës çdo ditë në portal

I rri dhe të diturit pranë diturisë

 

Apelin për sos që moti thërret…

Dylli e ka fajin që e ka zënë n’veshë

Fukarallëku veç hip se nuk po zbret

Rrugëtimi kësisoji n’meteorë do ndeshë

 

Ai që e ka zërin me timbër

Le ta ngrejë lartë e më lartë

Ehoja e tij po se ndali këtë dimër

Fundi i kësaj rruge duket i qartë.

 

Sot e gjithë ditën po bahet sehir

Kjo  garë  e madhe, kend e pasuron

Sa më shumë të mira me hir e pa hir

Veç një lob i vogël po i gllabëron