Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Pesë vjet burg dy vëllezërve që sulmuan karikaturistin suedez

| E shtune, 25.09.2010, 05:40 PM |


Stockholm, 24 shtator 2010 - Gjykata suedeze ka konfirmuar dënimet me burg ndaj dy shqiptarëve të Kosovës, me shtetësi suedeze, për sulmin me koktej molotovi ndaj autorit të karikaturës së Profetit Muhamed të cilat nxitën një valë të madhe protestash në botën islamike. Gjykata e apelit ka konfirmuar se Mentor Alija (21 vjeç) është dënuar me tri vjet burgim ndërsa vëllai i tij Mensuri (20 vjeç) është dënuar me dy vjet në burg. Vëllezërit Alija, majin e vitit të kaluar, kanë hedhur kokteje molotovi në shtëpinë e Lars Vilks, autorit të karikaturës së Profetit Muhamed. Gjatë kohës së gjykimit, të pandehurit mohuan akuzat, por Mentori, para gjykatës së apeleve, ka deklaruar se "e urren Vilksin për shkak të karikaturave të tij". Ai tha gjithashtu se Vilks "është armiku më i madh i islamit, i Zotit, i Profetit dhe armik i myslimanëve". Si pasojë e hedhjes së mjetit shpërthyes nga vëllezërit Alija, shtëpia e Lars Vilks ka pësuar dëmtime të vogla. Lars Vilks në vitin 2007 kishte publikuar karikaturat e Profetit Muhamed, pas së cilit veprim është sulmuar dhe kërcënuar disa herë.

 

 

Kosova.com