| E shtune, 25.09.2010, 08:13 PM |
Jam e mrekulluar që Riku u shtua dhe me një vajzë
Jam e gëzuar që Riku u bë përsëri baba
Nga Albert ZHOLI
Ndërsa në celular uroja këngëtarin e talentuar Fredrik Ndoci, për vajzën , në facebook, motra e tij, Rita nga Gjermania e kishte hapur lajmin mes miqve si rrufe. Urimet në facebook, ishin të panumërta, kjo për vetë faktin se i vëllai i saj si dhe vetë ajo, jo vetëm që janë persobna public, por kanë miq në të katër anët e botës. Rita e ka shprehur edhe më parë, dashurinë dhe respektin që ka për vëllanë e saj, pasi ajo thotë se Riku (Frederiku), mbetet gjithmonë i veccantë si në shoqëri ashtu edhe në familje, pasi ai është I dashur, me humor, inteligjent, Dhe pse sërishmi ai lindi vajzë, gëzimi i njerëzve të afërm të tij është po ai, sikur të kishte lindur djalë, pasi sipas tyre fëmijët janë të gjithë njëlloj
Si ndihet Rita, sot kur vëllai i saj u bë edhe me nje vajzë?
Ëshët një gëzim i papërshkruar. Ne si familje jemi edeukuar ta duam sjumë nëjri tjetrin, të duam miqtë, por sidomos fëmijët. Prindërit tanë na thoshin vazhdimisht se “Fëmija ëshët mjalti I mjaltit”.
Pas dy vajzave nuk dëshironit që Riku të bëhej dhe me një djalë?
Për mua e rëndësishme është që Riku u bë dhe me një fëmijë. Ai i do shumë fëmijët dheasnjëherë nuk ka bërë diferencim, ose të shprehte se preferon djalë. Të gjithë ne si familje jemi shumë të gëzuar se tashmë kemi dhe një fëmijë më shumë mes nesh, një nëgjëll, një shans, një gëzim, një mrekulli. Lindja e një fëmije është një sihariq që të lumturon.
Si e përcolli Riku, lajmin tek ju?
Ashtu si di ai. Me zërin etij karakteristik, plot ngrohtësi, dashuri ndjenjë. U bëra sërishmi baba, na tha plot emocion.
Ju jeni vetë artsite, si i përjeton artisti ditën e sjelljes në jetë të një fëmije?
Unë jam dhe artiste dhe nënë, Pra kam dy përjetime. Atë si nënë që artistja e përjeton në mënyrën më të përkryer, plot emocion, dhe si artiste që e dyfishon dashurinë dhe dëshirën për të parë sjelljen në jetë të një fëmije.
Po ju vetë a do dëshironit që Riku të kishte dhe një djalë?
E them që për mua ska dallime djalë vajzë. Fëmija mbete fëmijë, një gjallesë hyjnore, e pafajshme, që përhap gëzim, hare. Pra parë në këtë këndvështrim, personalisht jam njëlloj e gëzuar, por si ccdo familje kur më parë ka mvetëm vajza ëshët mirë që të ketë dhe një djalë, pasi kur rriten edhe motrat duan një djalë. Por tani nuk shoh më tej se kaq. Lajmi është i qartë. Gëzimi është i madh, Familja jonë e madhe u shtua dhe me një vajzë. Të na rrojë,
Ndoshta tashmë do ju shtohet dhë një rrugë për në Shqipëri?
Sigurisht. Në arstin më të parë do vij. Dua të gëzohem nga afër, S’ka më mirë se sat ë marrësh në krah mbesën e vogël. S’ka më mirë se era e tyre e qumështit.
Mos vallë ky gëzim ju shtyn për ndonëj këngë të re?
Edhe ndoshta, Në raste të tilla njeriu bën mrekullira. Kënga është pjesë e pandarë e familjes tonë. Ne si fëmijë s’jemi ndarë asnjëherë nga kënga.
Do të donit që mbesa e sapolindur të vazhdonte rrugën e babait dhe të hallave, pra të bëhej këngëtare?
Ah, do të ishte një kënaqësi. Por ky është mendimi dhe dëshira ime. Ajo le të bëhet çtë dojë, të ketë jet dhe shendët dhe kryesorja ti shtojë lumturinë vëllait tim.