Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cindy Hulbert: Muzikantët amerikanë kthejnë poezinë ''Kuajt'' në këngë

| E premte, 24.09.2010, 09:59 PM |


PRESS RELEASE

 

MUZIKANTËT AMERIKANË KTHEJNË POEZINË “KUAJT” NË KËNGË

 

Nga Cindy HULBERT

 

Richardson, TX. Në një mënyrë sa prekëse aq edhe simbolike, këto ditë u përkujtua 20-vjetori i arratisjes së poetit shqiptar Gjekë Marinaj nga Shqipëria. “Kuajt” që para 20 vjetësh e sollën në Amerikë këtë poet dhe përkthyes të njohur, nuk do të njihen më vetëm si një forcë poetike por dhe si një dramatikë muzikore.

Përkthyer në disa gjuhë të huaja,  21 vargjet e poezisë “Kuajt” konsiderohen si ikona poetike më e besueshme e pasqyrimit të realitetit shqiptar gjatë periudhës së diktaturës në Shqiptari. Këto ditë, ai trishtim poetik ka hyrë në mënyrë festive brenda pesë vijave paralele të pentagramit dhe është shpërndarë nëpër katër hapësirat që formohen midis tyre i alternuar në nota muzikore.

Sipas Marinajt, nisma e këtij procesi ka filluar vite më parë. Shkruar nga Marinaj në pranverë të vitit 1989 dhe botuar në gazetën Drita më 19 gusht,1990, poezia “Kuajt” ndërroi formë, nga poetika në muzikë, në vitin 2006, nën kompozimin e artistit shqiptar Gjon Kapedani (1934-2009).

Për më se 4 vjet gjithçka mbeti statike vetëm në letër. Atë që nuk arritën ta bënin këngëtarët dhe muzika shqiptare gjatë jetës së kompozitorit Kapedani, e bënë një grup profesorësh të departamentit të Arteve dhe Humaniteteve, pranë Universiteti i Teksasit në Dallas, pas ndarjes së artistit nga jeta.

            Ndonëse projekti kërkoi mbi dy muaj punë dhe një shumë të konsiderueshme monetare për të marrë formën finale, gjithçka u bë e mundur falë mbështetjes largpamëse të UTD-së. Rëndësia që i është dhënë adaptimit të poezisë “Kuajt” në këngë e justifikon plotësisht vendimin e organizatorëve për të përfshirë në këtë projekt profesorët më të specializuar dhe më me eksperiencë që ofron ky universitet.   

Teksti është përkthyer në anglisht dhe përshtatur në këngë nga Prof. Frederick Turner. Kontributet e tjera përfshijnë: Prof. Michael McVay, pianist; Prof. Hoyt Neal, tenor; Matt Unkenholz, inxhinier zëri etj. Ky audio-video celebrim i 20-vjetorit të arratisjes të poetit Marinaj nga Shqipëria dhe ardhjes së tij në Amerikë, i është nënshtruar ekspertizës së ilustruesit dhe mjeshtrit të efekteve vizuale Robert L Williams.  

I gjithë projektit është mbikëqyrur nga sopranoja e mirënjohur amerikane Prof. Kathryn Evans. Ekspertiza e saj në artin e muzikës ka rezultuar në orkestrimin e një këngë me tone të theksuara dramatike. Si e tillë, kënga “Kuajt” i ofron dëgjuesit mundësinë për të medituar ngjyrat imagjinatave të poetit gjatë peripecive të tij me kontrastet e theksuara të jetës. Evans i ka gjykuar me precizin tingujt që ka dëshiruar; herë revoltues, herë melankolik, e herë delikat duke përdorur një dramatikë të ekuilibruar për t’u dhënë jetë ideve të Marinajt dhe për të shkrinë nënkuptimet e shumta të poezisë së tij brenda parametrave artistik të këngës.          

Kënga është incizuar në sallat e incizimit dhe filmimit pranë Universitetit të Teksasit në Dallas. Ky kompozim që së shpejti do të ofrohet në CD, mund të shikohet dhe dëgjohet në http://www.youtube.com/watch?v=ZeueN3KYtLs, dhe së shpejti në faqen zyrtare elektronike të Marinajt, sponsoruar nga UD, www.marinaj.info , si dhe në faqen elektronike të universitetit www.udt.edu .   

Marinaj është diplomuar dy herë nga UTD: në vitin 2006, me Bachelor of Arts in Literary Studies (Magna Cum Laude); në vitin 2008, me Master of Arts in Humanities—Studies in Literature. Ai aktualisht është në vitin e fundit të Doktoraturës , ku është kandidat për Ph.D (Doktor i Filozofisë) gjithashtu në UTD.

Në shenjë mirënjohje për Amerikën dhe diplomatët e saj në botë, Marinaj dhe i gjithë  personeli organizues kanë preferuar që kënga “Kuajt” ‘t’i dedikohet ambasadorit të 21-të Amerikan në ish-Jugosllavi, Warren Zimmerman (1934-2004), I cili pas leximit të poezisë “Kuajt” në pranverë të vitit 1991, i shtrëngoi dorën poetit Marinaj dhe i uroi atij “fat të mirë në Amerikë.” Mirësi kjo që Marinajt duket se nuk i ka munguar gjatë këtyre dy dekadave në Amerikën tonë.      

 

Përktheu nga anglishtja: Miranda Zunga Kronenberger

 

Për ZSH: Shefqet Dibrani