Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


17 golat e Salihit: “Por jam shume larg idhullit Inzagi”

| E shtune, 15.12.2007, 10:53 PM |


Ne qytetin e tij te lindjes, Shkoder, nje lokal punon ”enkas” per te. Kane kthyer satelitin nga frekuencat austriake dhe roveshatat e tij shihen “live”. Familja dhe mbi te gjitha vellezerit ne te shumten e rasteve i kane te gjitha arsyet per tu ndjere krenare. “Hamdushi” shenon me nje perpiktmeri prej “bomberi”, me nje mesatare gjithnje ne rritje, dhe me kualitet per tu vleresuar. Ai vete gjerat nuk i merr kaq seriozisht, jo se eshte i papergjegjshem, kurrsesi, por Salihi ka nje sens me praktik te te perjetuarit e shikuarit te gjerave. Mes shopingut, mesimit te gjermanishtes (qe nuk mbaroka kurre) dhe harresave qe i ka ne natyre, eshte gjithnje ne formen me te mire psikologjik per ta derguar topin ne rrjete. Sepse ne jete nuk ka asnje preokupim tjeter, pervecc golit. Ai e lumturon dhe e acaron ne te njejten kohe.

Golat ? Kete vit kalendarik ka shenuar 17 zyrtare. Sot eshte mundesia e fundit per ta rritur numrin, sepse luhet java e fundit e kampionatit austriak. Dhe sikur mos ta dergoje sferen ne rrjete gjate mbasdites do te jete serish golashenuesi kuqezi i gjithe vitit, nga ata qe luajne jashte kufijve. ”Goli me i bukur ka qene ai kunder Altakut me roveshate, ka qene nje ekzekutim perfekt. Megjithate per nga rendesia ka qene ai i shenuar ne Baku, kunder Neftccit. Ishim duke humbur 2?0 dhe shenova me koke duke i dhuruar skuadres kualifikimin”. Te gjithe mendonin se goli kunder Salcburgut do ishte me “interesanti”. “Ne te vertete te shenosh kunder skuadres me ne forme austriake eshte gjithnje kenaqesi. Ka qene nje ndeshje e mire, qe ne fillim e kuptova se do te beja diccka pozitive pasi dhashe dy pasime te mira e me pas shenova. Stadiumi ishte plot dhe publiku me ka mbeshtetur shume”. Golat nuk mbarojne kurre. Kunder te gjitheve.

Kepuca e Arte – Nuk eshte objektivi i tij. Sepse Salihi eshte me kembe ne toke. E di shume mire qe nuk po luan as me Salcburgun e as me Austrine e Vjenes dhe me kete skuader (Ried) gjerat behen te veshtira. “Mendoj se Zikler, qe eshte nje nga golaedaoret e kampionatit nuk ka ndonje diference te madhe me mua ne numrin e golave por ka nje skuader shume ofensive qe i jep mundesine te realizoje shpesh. Une si objektiv kisha nje numer me dy shifra te golave, tani them se duhet te shenoj 15?16 gola deri ne fund te sezonit. Do ishte diccka pozitive”.

Ofertat – 6 gola ne edicionin e shkuar dhe 8 deri kete edicion duhet te kene vlejtur per nje oferte me te mire. Dhe keshtu eshte, por Salihi nuk eshte nga ata qe hapet lehte. Ose te pakten preferon te flase per fenomene sesa per skuadra konkrete: ”Transferimi eshte nje gje qe varet nga disa faktore. Kam pasur oferta serioze dhe konkrete, qe me jane bere jo vetem mua personalisht por edhe klubit. Megjithate duke pare golat klubi e ka rritur ndjeshem vleren, e ka derguar ne 500 mije euro dhe nuk di te them nese te interesuarat jane ne gjendje ta paguajne kete shifer. Pastaj mund te them edhe diccka tjeter qe ndoshta klubi me do dhe nuk me shet he per he sepse do te arrije objektivat. Te shohim”.

Krahasimet? Baricc e ka konsideurar nje Gerd Myler, por Salii kerkon te jete me “I kohes”. “S’kam asgje kunder Mylerit (edhe kjo na duhet) por une se kam pare te luaje. Do preferoja te isha nje Inzagi, e adhuroj ate futbollist, kete vit me arritjen qe ka bere me golat e shenuar, mendoj se ia ka dale te jete me i miri i te gjithe koherave. Me duket sikur shoh nje film kur e ndjek ne TV, eshte gjithnje ne kerkim te golit, ka nje karakter te jashtezakonshem. Megjithate nuk do me vinte keq te isha edhe nje Fernando Torres (qesh) Sigurisht qe per shume arsye ndoshta nuk do te kem mundesine te behem po kaq lojtar i madh sa ata, por mendoj se mund te luaj ne te ardhmen ne nje nder 4 kampionatet me te bukura evropiane”. Ndonje preference? “Bundeslige, Seria A, Premier Liga dhe Premiera? Jane te gjitha njesoj per mua”. Po pse ccfare ka qe nuk shkon ne Austri? ”Jo Austria eshte nje hap i rendesishem per karrieren time. Ndoshta, ndoshta ketu e ekzagjerojne pak me takticizmin. Mungon fantazia, mungon vertikalizimi dhe per kete arsye nuk shenoj me shume se sa ia dal. Shoh skuadra te tera qe respektojne me shume fanatizem rregullat e dhena nga trajneri. Kjo eshte shume pozitive, por ne momente te caktuara lojtare te caktuar ne nje skuader bejne diccka me shume, nje top te gjate, apo nje pasim te fshehur qe ndihmon sulmuesit te dalin me shpejt perpara portes. Sa per te tjerat, Austria eshte perfekt per nje 23 vjeccar, qe deri perpara nje viti luante ne Shqiperi”. Salihi ka per te bere karriere. Nese shenon me te njejten rregullsi ku do qe luan. Deri tani ia ka dale.

Pikante

Goli me i bukur: Kunder Altakut me roveshate. Habiti gjithe Austrine.

Goli me i rendesishem: Kunder Neftccit ne Baku, i dha kualifikimin skuadres ne Kupen UEFA.

Goli me i thjeshte: Ne Kombetare kunder Maltes, ne miqesoren e luajtur ne gusht

Goli me “interesant”: Kunder Salcburgut ne Ried. “Tifozeria ka qene e mrekullueshme”

Lojtari I preferuar: Pipo Inzagi. “Ai e kerkon golin sikur te ishte vete jeta”.

Skuadra e preferuar: Milan. ”Por nuk kam iluzione qe nje dite do te luaj me kuqezinjte”.

Hobi: “Te bej shoping, zakonisht zgjedh Vjenen per te bere diccka te tille”.

Bezdia: qesh te mesuarit e gjermanishtes. “nuk mbaroka kurre, eshte shume e veshtire”.

Kanalet TV: “Supersport, keshtu shoh gjithnje kampionatin shqiptar. Shoh ccdo ndeshje te Tiranes dhe Vllaznise”.
 
Sport Ekspres