| E merkure, 22.09.2010, 09:19 PM |
Ligjëratë e shkrimtarit të madh shqiptar me famë botërore Ismail Kadare në Shtutgard të Gjermanisë
Nga Asllan Dibrani
Vjeshta po ofrohet ,pushimet verore mbaruan . Shqiptarët u kthyen në vendet ku tani edhe jetojnë në vendet e Evropës,një atmosferë e njëjtë ishte edhe për shqiptarët e Gjermanisë, ku këto ditë pikërisht me 13 shtator filloj mësimi ,puna dhe gjallëria. Këtë atmosferë po thuajse e patën edhe qytetaret shqiptarë të Shtutgardit ,një qytet i bukur me një pamje piktoreske i shtrirë në fushëgropë, me një sipërfaqe të rrafshet ,e rrethuar me vargmalet e bukura .Këtë atmosferë sikur e bëri ma të veçantë edhe ardhja e shkrimtarit të madh Ismail Kadare me datën 18. 09.2010 në Shtutgard i ftuar nga Asociacioni Shqiptar për Kulturë dhe Integrim dhe disa shoqata shqiptare në Baden Würtenberg të Gjermanisë. Ismail Kadare shkrimtar që kaloj edhe kufijtë e Shqipërisë ,pa mëdyshje është një shkrimtar që u përkthye në mbi 50 gjuhë botërore, ku mund të theksohet se janë gjuhët e popujve të mëdhenj që veprimtarinë e tij e futën në thesarin e gjuhëve të veta,siç janë gjuhët ,
gjermane ,angleze,franceze ,italiane ruse,turke etj . Me thyerjen e kornizës nacionale në fushën e letërsisë zoti Ismail Kadare kaloj në figurën e shkrimtarit me dimensione të rralla botërore. Ne populli shqiptar duhet të jemi shumë krenar , që një njeri dhe një gjeni e rangut te këtillë ,që lindi dhe doli nga djepi i kombit shqiptar. Prandaj edhe shqiptarët e Shtutgardit kësaj here e ndien veten të privilegjuar që u takuan me gjeniun e letrave shqipe,që e panë me sy , dhe e dëgjuan me veshët e vet një ligjëratë mbrëmje kushtuar veprimtarisë letrare dhe artit e të shkruarit në gjuhën shqipe. Për ta nderuar zotin Kadare erdhën shqiptarë nga te gjitha rajonet e Gjermanisë,Austrisë dhe nga Zvicra ,të shoqëruar edhe nga studiues dhe artdashës gjermanë , që në këtë mbrëmje pati dhe komunikim në gjuhën shqipe nga ana e tyre. Nder të veçantë, këtij takimi i bënë edhe ambasadori i Shqipërisë zoti Valter Ibrahimi ,ambasadori i Kosovë zoti Vilson Mirdita ,të ngarkuarit në konsultën e Kosovë zoti Faket Kajtazi ushtrues konsullar dhe zëvendës Ymer LLadrovci. Pas një diskutimi të zotit Vilson Mirditës që e përshëndeti shkrimtarin, ku ndër të tjera dha një rezyme për veprimtarinë e Kadaresë duke i përshëndetur dhe të pranishmit. në emrin e të dy shteteve aktuale të Shqipërisë dhe të Kosovës. Pas zotit Mirdita pati edhe disa të tjerë që patën fjalën diskutuese ma tepër në shenjë respekti dhe përshëndetje që nga te dy palët,gjermane dhe shqiptare. Ne këtë takim letrar ishin prezent dhe dy televizionet e Shqipërisë dhe Kosovës qe përcollën me interes ecurinë e kësaj ore letrare . Që në fillim të kësaj ore letrare u shfaq një pengesë dhe zbehje e ligjëratës se zotit Kadare ,me që salla ishte e vogël , ku në mungesën e vendit u kthyen edhe një numër i konsiderueshëm i artdashësve që kishin shpreh vullnetin për të marrë pjesë në këtë takim madhështor dhe me vlerë. Në shenjë sugjerimi u kritikuan edhe organizatorët, që për hera tjera të jenë ma të organizuar, gjë qe këtë gjeni të kombit tonë ta nderojmë dhe ta ngrehim në vendin e vet të merituar edhe ma tutje , duke e përkrahur dhe publikuar edhe pran të huajve edhe ma tepër, sepse e meriton, ngase letërsia shqiptare përmes Kadaresë mund ta transformoj prestigjin e vet drejt një modernizimi të letërsisë shqiptare duke u ngjitur në gjirin e gjuhëve evropiane të zhvilluara.
Shkrimtari i madh Ismail Kadare në ligjëratën e Shtutgardit
Pastaj filloj ligjërata e zotit Ismail Kadare i cili ishte i përqendruar që ligjërata të mbetet në kornizat e një ligjërate mbi veprat e veta dhe letërsinë shqiptare ,por me kalimin e kohës u inkuadruan edhe publiku me pyetjet e veta nga kureshtja, që te mësojnë sa ma shumë nga Kadareja për krijimtarinë e tij ,për veprat e tij,të shkruara edhe në kohën e sistemit monist në Shqipëri, por edhe nga emigrimi në Francë.
Sigrid Godbillon nga Pfulingeni një njohëse e gjuhës shqipe dhe një aktiviste e cila dha kontribute të mëdha për ndërkombëtarizimin e çështjes se Kosovës deri ne shpalljen e pavarësisë, pamje e saj duke e përgëzuar veprimtarinë e Ismail Kadarenë.
Nga emocionet evidente të shqiptarëve të Kosovës për ta parë popullin shqiptar të bashkuar , pati edhe pyetje me karakter politik në të cilën ligjërata e Kadaresë morri dimensione të një debati politik, nga e cila edhe pa dashje, epilogu u shkallëzua në fusha të ndryshme diskutuese. Zoti Kadare me një kulturë ,maturi,përmbajtje edhe një qytetërim u përgjigj, edhe në ato pyetje që shpeshherë ishin jashtë asaj se për çka ishte karakteri i takimit. Zotit Kadare në këtë orë letrare ju shtruan pyetje të llojeve të ndryshme për sistemin e ish komunizmit në Shqipëri ,për figura të ndryshme si për Enver Hoxhën,Adem Demaçin ,Ibrahim Rugoven , Ramiz Alin ,progresin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare pas rrënimit te sistemit monist dhe pas çlirimit të Kosovës nga okupatori serb pjesërisht, bashkimin e dy shteteve në një shtet të vetëm në Shqipërinë natyrore, pastaj pati pyetje për tendencat e ndarjes se shqipes në dy dialekte, toskërishten dhe gegërishten , pozicioni i gjuhës dhe letërsisë shqipe ne rangun e gjuhëve botërore etj .
Zoti Kadare u përgjigj në të gjitha pyetjet ku vlen të përmendet pozicionin politik ne rrafshin kombëtar e quan të favorshëm për kohën, dhe thekson se politika shqiptare aktuale është e shëndetshme, qe po ecën drejt një aspirate tonën te bashkimit në një komb, në një Shqipëri ,ose për momentin e parasheh edhe qëndrimin e dy shteteve në Ballkan,deri në një kohë te përshtatshme, por optimizmin e shpreh se një gjë e tille është e pa shmangshme që në një të ardhme të jemi të bashkuar ku e gjykoj disa here barbarizmin shtazarak të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftë së fundit. Mesazhi dhe qëllimi i tij përfundimtar për kombin shqiptar, është që ta ndiej veten si partner te barabartë drejt një integrimi ne gjirin e shteteve të familjes Evropiane perëndimore e të tjera . Ma tutje Ismail Kadare për gjuhën shqipe theksoj së duhet ë jetë një gjuhë e njësuar dhe e zhvilluar pa ndarje, pa prerje, pa cungime të pretenduesve të njëanshëm që për interesa personale apo te caktuara mundohen ta prishin atë që rilindësit tanë e ndërtuan me sakrificë .dhe në fund i shtruam një pyetje.
Zoti Kadare sa janë te mirëseardhura takimet të tilla në mërgatën shqiptare dhe sa do të jenë pozitive në sensibilizimin e vetëdijes së qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë këtu në gjermani apo gjetiu në shtetet perëndimore?
Pamje e publikut artdashës në një sallë
Pa dyshim se takimet e tilla e përforcon qytetarin shqiptar të diasporës në integritetin e gjithëmbarshme në kulturën tonë, por edhe ne kulturën e popujve ku jetojnë shqiptarët,mandej zoti Kadare thekson se po ta njohësh kulturën tënde din ta transmetosh, atë qe e ke edhe tek qytetari i atij vendi,ku jeton e cila ndihmon shumë, me një fjalë tubimet e tilla janë të mira.
Kaloje një mbrëmje e orës letrare shumë mbresë lërese tek shumë intelektual dhe pjesëmarrës. Nga ligjërata e të madhit, dhe shumë të shtrenjtit Ismail Kadare njeriu përfiton përshtypjen se është një figurë aq madhështore që i dha letërsisë shqiptare një maksimum voluminoz të veprave të veta , duke u frymëzuar dhe paraqitur nga një fushëveprim të një sistemi komunist , i cili në rrethanat e atilla doli me vepra dhe romane që kanë lëne gjurme dhe janë një pasuri edhe për letërsinë botërore.