| E merkure, 22.09.2010, 09:59 PM |
Aksidenti
nga Ismail Kadare,
përkthyer nga John Hodgson
Recensuar nga Julian Evans
Marr nga Belfast Telegraph
Ismail Kadare është një romansier i stilit të lartë, i cili veten e sheh në linjë me Shekspirin dhe Danten. Është një fabulist modernist, i cili me anë të alegorisë dhe metaforës me zhdërvjelltësi ka zhveshur ironinë dhe idiotizmat e praktikuar kohëve të fundit në Ballkan.
Bindja e tij se shakatë e vjetra janë më të mirat-vrazhdësia, xhelozia, egoizmi, jo toleranca- e radhisin atë në vargun e gjatë të satiristëve evropianë. Duke ditur faktin se nga ç’vend është ai, satira mund të kthehet në tragjedi. “ Kudo në botë ngjarjet rrjedhin zhurmshëm, gjersa përhapja e tyre e thellë është e qetë“ shkruan ai në romanin e tij të ri, “ por askund në këtë kontrast aq goditëse sa në Ballkan.”
Aksidenti merr motivin familjar të Kadaresë, pamundësinë e marrëdhënieve , dhe e lidhë atë me alegorinë e konfliktit të fundit ballkanik, ku pjesa tjetër e Evropës është përfshirë në luftën e Kosovës. Në hapje të romanit dy protagonistët shqiptarë , analisti i Këshillit të Evropës, Besfort Y., dhe Rovena, praktikante e Institutit Arkeologjik të Vjenës, gjenden në një taksi duke udhëtuar drejt aeroportit të Vjenës.
Pa paralajmërim, taksi shmanget nga autoban-i, duke vërvitur të dy udhëtarët jashtë. Hetimi mbi vdekjën e tyre kalon nëpër shumë duar, përfshirë këtu edhe shërbimet e sigurimit serb dhe shqiptar. Shoferi i lënduar nuk jep asnjë shpjegim, përpos asaj që taksi i tij është rrokullisur saktësisht në çastin kur ai ishte duke shikuar në retrovizor nga shihej një çift “duke provuar të putheshin”.
Kjo frazë, dhe përshkrimi i përpjekjes për përqafimin fatal, dominon investigimin, rastësisht të udhëhequr nga “një hetues i panjohur”, për të cilin ne mund të dyshojmë se ka diçka të përbashkët me romansierin. Hetuesi është më i zellshëm se sa shërbimet e sigurimit. Tabloja e dashnorëve me një aferë 12 vjeçare është përcjell nëpër Evropë tek mantra e emrave të hoteleve- Loreley, Schlosshotel-Lerbach, Excelsior Ernst- është korkolepsur, theksuar në kohë dhe hapësirë, dhe banalizuar, duke u plotësuar nga glamuri i hollë i dhomave të gjumit me pesë yje, ndërresave të brendshme femrash dhe biseda të orëve të vona. Llafazanëria e rreptë e Kadaresë, e mbisunduar mirë nga përkthimi i John Hodgson-it, përbën komponentët erotike dhe emocionale të tregimit plot drejtësi, dhe kujdesshëm kap paaftësinë e të dy dashnorëve për angazhim për dhuntinë e veçantë të marrëdhënieve njerëzore të modernitetit. I pastrehu, i kamur, akoma është i pastrehë : “ Duket se askush nuk besonte më në dashuri.”
Afera pasqyrohet me jehonat e konfliktit politik. Kadareja fton lexuesin të luajë lojën lidhur me atë se sa larg ta çojë alegorinë e tij të dashnorëve dhe të Serbisë-Kosovës. Çka duhet të lexojmë në zbulimin e asaj që për pak vite të marrëdhënieve të tyre, çifti “ mundohej ta fshihte dashurinë për njeri-tjetrin duke pretenduar të qenit një prostitutë dhe klient” ?
Ekziston një konfuzion i vërtet dhe i qëllimshëm në zemër të këtij romani, duket; ashtu siç është panjohëshmëria në zemrën e të gjitha marrëdhënieve dhe aleancave politike. Dhuntia respektuese e Kadaresë është se, ka halucinacione, është enigmatik, madje edhe irritues në fillim, Aksidenti nuk bën përjashtim, por bujshëm e ngacmon lexuesin për të provuar sa më shumë të kuptuarit e domethënies se për ç’arsye shoferi i taksisë shikoi kalimthi në retrovizorin e tij.
Përgatiti: prof. Dodë Ndrecaj