| E marte, 21.09.2010, 08:25 PM |
FIJOJ
1.
Majë Himalajeve thepisur, ku Diellin ka afri
në djersë i tëri qullur, atje vonë kam mbrri.
Gjurmoja lule allin, pjalm, aromë qëndisur
të të mbajë premtimin, që ditën m' ke stisur!
Kujtoj takim rasti, ja që "rasti mbret i botës",
anekdotë urtake, kush djallin fut mes gotës!
Grisa kanunit fletët, mos m' prekë në sedër
suflerim në cep veshi, the "damar tët zemër"!
Tufë puthjesh mesnate, kur Hëna qesëndisë
si langore që ishe,në krahëror ç' më bezdisë!
2.
Grabit notesin sekret, dhuratë lule Himalajen
pa zënë fare siklet, ç' më shpërbleve ndarjen!
Herë më ngre lapidare, herë m' quan lapangjoz
konspirimin s' nxorre, për lutje,top as bajloz...!
m' kunjove si Krishtin, pamëshirë ngjeshë djallëzi
gjeth qarri më zure, të shkilem a digjem n' zjarrmi!
21.09.2010.